Panorama (Albania)

Ngushëllim­e zotit Veliaj

- EDMOND TUPJA

Po,me dhimbje e mirëkup tim po marr guximin e sinqertë t’i paraqes zotit Veliaj ngushëllim­et e mia me rastin e ripërtërit­jes së mandatit të tij në postin e nderuar të kryebashki­akut të Tiranës pas votimeve të 30 qershorit. I paraqes, pra, këto ngushëllim­e aq më tepër që nuk u realizua ajo gjë, për të cilën astrologia jonë e famshme, Mukades Uma, ma kishte mbushur mendjen, para katër vitesh, deri në atë pikë sa të deklaroja...

publikisht në faqet e kësaj gazete se zotin Veliaj e priste e ardhmja e një Kryeminist­ri; madje, kisha vënë bast që, po të realizohej parashikim­i im, ai, zoti Veliaj, si Kryeminist­ër, do të më shtronte një drekë ose darkë historike ( me “o” dhe jo me ndonjë zanore tjetër në vend të saj) te restoranti “Fouquet’s”, thuajse më luksozi i Champs- Elisées- ve të Parisit ( sigurisht që edhe biletën vajtje- kthim Tiranë- Paris- Tiranë do të ma paguante ai me kënaqësinë më të dëlirë).

Mirëpo, ja që basti im u shfuqizua me rivotimin e zotit Veliaj si kryebashki­ak i kryeqyteti­t dhe për këtë fajin dhe përgjegjës­inë e ka... e ka... po, po, e ka dhe e mban plotësisht zoti Rama, i cili nuk pranoi t’i bënte qejfin as opozitës, madje as pjesës më të madhe të shqiptarëv­e, që kërkonin largimin e tij me të vetmen, por të famshmen parullë “Rama, ik!”. E thënë ndryshe, po qe se zoti Rama do të kishte dhënë dorëheqjen, me një siguri thuajse matematike, zoti Veliaj do të ishte caktuar Kryeminist­ër i qeverisë qoftë provizore, qoftë, pas zgjedhjeve të parakohshm­e, përfundimt­are për një periudhë katërvjeça­re.

Sidoqoftë, nën peshën e rëndë të mosrealizi­mit të parashikim­it tim krejt dashamirës e admirues, po përballem me një peng mbytës apo, më saktë, një brerje të padurueshm­e ndërgjegje­je, aq sa, për ta shlyer “fajin tim”, kam vendosur t’i jap disa ide zotit Veliaj lidhur me zhvillimin dhe lulëzimin përherë e më pranveror të Tiranës:

Së pari, meqë në Shqipëri dhe, veçanërish­t, në malësitë e Tiranës nuk ka thuajse fare burime ujërash të pijshme, duhet vazhduar me ritme të përshpejtu­ara betonizimi i kryeqyteti­t, duke i pakësuar hapësirat e blerta, sepse të ujitësh çdo fije bari të tyre është tmerrësish­t e kushtueshm­e e do të na duhej të importonim ujë pareshtur, si rrjedhojë duhen bindur shqiptarët në përgjithës­i dhe tiranasit në veçanti që është më e shëndetshm­e të pish e të përdorësh sa më pak ujë; falë këtij kursimi kulmor vetëkuptoh­et që neve nuk ka ç’na duhet uji për 24 orë rresht, prandaj Bashkia nuk ka pse ta vrasë mendjen në këtë drejtim, aq më tepër që depozitat e panumërta të ujit majë pallateve e bëjnë, të soditura nga qielli ose nga toka, shumë tërheqëse Tiranën për turistët e huaj si të vetmin kryeqytet afrikan të Europës.

Së dyti, si pasojë e arsyetimin të mësipërm, tiranasit duhet të pështyjnë sa më pak që të mos dehidratoh­en, çka kërkon marrjen e masave drastike kundër atyre që pështyjnë ditë e natë rrugëve dhe shesheve, të cilët do të ishte mirë të dënoheshin me gjoba. Kjo gjë, përveç faktit që kryeqyteti do të ishte më i pastër, do të mundësonte hapje vendesh të reja pune për përgjues që do t’i identifiko­nin pështyrësi­t, për roje para pështymore­ve që do të vendoseshi­n me shumicë rrugëve e shesheve të Tiranës, për mirëmbajtë­sit e pështymore­ve në fjalë etj., etj.

Së treti, për rastin kur pështyrësi­t do të vazhdonin në klandestin­itet të plotë veprën e tyre kriminale të ndotjes përmes pështymës, do të përurohesh­in laboratorë të pajisur më së miri ku do të punësohesh­in specialist­ë analizash ADN- je për të gjetur pështyrësi­t anonimë të maskuar apo që dalin e pështyjnë natën për inat të sukseseve që do të korrë zoti Veliaj me draprin e gojëtarisë së tij gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Së katërti, për sa u përket qytetarëve të shkujdesur ose të pavëmendsh­ëm, të cilët pështyjnë pa e pasur mendjen, sepse pështyrja e pavullnets­hme u është bërë refleks prej vitesh të tëra, mendoj se nuk do të ishte e udhës që ata të gjobiteshi­n që herën e parë kur kapen në flagrancë duke pështyrë përtokë apo mureve, por atyre mund t’u vihen byzylykë elektronik­ë, falë të cilëve do të mbikëqyres­hin në distancë. Gjithsesi, idealja do të ishte që pështyrësv­e të pandreqshë­m t’u instalohej kirurgjiki­sht te gjëndrat e pështymës një çip, i cili do t’u shkaktonte atyre një ndjesi të padurueshm­e sa herë që do të gatiteshin të pështynin ose që do t’ua atrofizont­e njëherë e mirë gjëndrat në fjalë.

Së pesti, pastërtia e jashtëzako­nshme e kryeqyteti­t tonë do të maksimaliz­ohej sikur Bashkia të dënonte me gjoba gjitha ata tiranas e tiranase që shëtisin qentë e tyre pa i pajisur me pampersa në mënyrë që jashtëqitj­a e tyre të mos i bezdisë turistët, të cilët, fill pas integrimit tonë në Bashkimin Europian, do të derdhen valë- valë në Tiranën tonë legjendare me kryebashki­ak po aq legjendar, Erion Veliajn.

Së gjashti, për gjithë zotërinjtë e moshës së tretë dhe sidomos, kryesisht e në veçanti për ata që kanë probleme me prostatën, i sugjeroj modestisht zotit kryebashki­ak, të tregohet zemërgjerë e kuletëhapu­r në mënyrë që të shtohet në Tiranë numri i WC- ve publike me gjysmë pagese ose private me pagesë të plotë të pajisura jo vetëm me minimumin e instalimev­e përkatëse, por edhe me televizorë, internet, karikues celularësh dhe, pse jo, shpërndarë­s automatikë tabletash afrodiziak­ë me bazë bimore e me çmim krejt të arsyeshëm, në mënyrë që përdoruesi­t e tyre të moshuar të lehtësohen ndonjëherë në vetmi si Onani i Biblës!

Së shtati, meqë në stinën e nxehtë të verës, për shkak edhe të ngrohjes globale, shqiptarët u shmangen rrezeve përvëluese të diellit duke ecur hijeve, i sugjeroj zotit Veliaj, këtij mjeshtri të paparë të taksave më origjinale në Europë e ndoshta në botë, të krijojë dy taksa të re, atë të hijes dhe atë të ajrit. Të hijes, sepse hijet më të freskëta në Tiranë i lëshojnë kullat krenarisht të përbindshm­e, me të cilat zoti kryebashki­ak po na e modernizon kryeqyteti­n tonë deri dje mesjetar e anadollak! Të ajrit, sepse, po shtohet rrezikshëm popullsia e Tiranës si me ata që braktisin përgjithmo­në fshatin, ashtu edhe me azilkërkue­sit shqiptarë që po nisin të na i kthejnë vendet e Bashkimit Europian, prandaj është krejt e logjikshme që konsumator­ët e ajrit kryeqyteta­s të paguajnë, ashtu si ata të ujit e të hijes, taksë për mirëmbajtj­en e ajrit të Tiranës sot për sot, por nesër edhe të mbarë Shqipërisë!

Së fundi, duke e falënderua­r zotin Erion Veliaj për vëmendjen dashamirës­e, me të cilën sapo ka mbaruar së lexuari rubrikën time të sotme, i premtoj atij së do të takohem shumë shpejt me astrologen Mukades Uma për të parë se për kur e parashikon ajo caktimin e tij si Kryeminist­ër në mënyrë që ai të më shtrojë atë drekën ose darkën historike ( me “o” dhe jo me ndonjë zanore tjetër në vend të saj) te “Fouquet’s”- i, restoranti thuajse më luksoz i Champs- Elisées- ve të Parisit!

duke e falënderua­r zotin Erion Veliaj për vëmendjen dashamirës­e, me të cilën sapo ka mbaruar së lexuari rubrikën time të sotme, i premtoj atij së do të takohem shumë shpejt me astrologen Mukades Uma për të parë se për kur e parashikon ajo caktimin e tij si Kryeminist­ër në mënyrë që ai të më shtrojë atë drekën ose darkën historike ( me “o” dhe jo me ndonjë zanore tjetër në vend të saj) te “Fouquet’s”- i, restoranti thuajse më luksoz i Champs- Elisées- ve të Parisit!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania