Panorama (Albania)

“Shkarkimi i Metës destabiliz­on Ballkanin”

-

Dy ditë para protestës kombëtare të 8 korrikut, kryetari i opozitës ishte dje pasdite në Kavajë, në funksion të organizimi­t sa më të mirë për pjesëmarrj­en në protestë e ku u takua me strukturat e PD- së. Kreu i opozitës, i cili ka ecur në këmbë deri në një prej bareve të Kavajës, ku ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës. Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka për të njohur kthim pas, derisa kjo betejë të fitohet. Më herët, Basha i bëri thirrje edhe dje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së thirrur prej demokratëv­e më 8 korrik. "Të hënën # 8korrik në ora 20: 00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për # ShqipëriaS­iEuropa! Asnjë hap pas! # RamaIk", shkruan Basha në një postim në "Facebook". Si para, ashtu edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita dhe aleatët e saj kishin konfirmuar se aksioni i tyre do të vazhdonte deri në largimin e Kryeminist­rit Edi Rama. Data e mbajtjes së protestës së 10të të opozitës së bashkuar u vendos pas takimeve që kryetari i PD- së, Lulzim Basha, zhvilloi me aleatët, krerët e partisë në rrethe dhe kryebashki­akët e djathtë. Vendimi për vijimin e protestave erdhi pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kur PS fitoi drejtimin e 60 bashkive pas refuzimit të opozitës që të marrë pjesë në to. Këto zgjedhje opozita i cilësoi si moniste që rrezikojnë ta kthejnë vendin në një neodiktatu­rë. Pas takimit me krerët e degëve dhe të bashkive të djathta, Basha bëri thirrje për pjesëmarrj­e në protestën e 10 kombëtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania