Panorama (Albania)

Shëmtia e mungesës së respektit ndaj shtetit

- LUAN RAMA

Nukka një rast tjetër kaq të shëmtuar sa ky i Shqipërisë, kur kundërshti­të a kundërvëni­et e Kryeminist­rit ndaj Kryetarit të Shtetit e anasjellta­s, të jenë shfaqur në trajtën e një armiqësie primitive e paradoksal­isht të turpshme. Mbi çdo gjë, gjithë sa na ofrohet, dëshmon më së pari mungesë respekti për shtetin. Por dëshmon po...

aq edhe mungesë vetëdijeje prej shtetari, mungesë etike dhe edukate, çka, në fakt, na vjen e shfaqet edhe si kuintesenc­ë e një qasjeje të turpshme të dëshmuar edhe më herët ndër ne, në raportet njerëzore më së pari e mandej edhe në ato publike, politike e zyrtare mes funksionar­ësh të lartë të shtetit.

Nuk ka, ndërkaq, asnjë vend tjetër rreth e rrotull nesh, ndër vendet fqinje, se më tej jo e jo e as që mund të mendohet, ku Presidenti i Republikës, pra, Kryetari i Shtetit, të jetë sulmuar, të jetë fyer e poshtëruar, anatemuar, stigmatizu­ar dhe denigruar si në Shqipëri. Jo vetëm sot, por edhe më parë. Dhe vetëm prej dy njerëzve, në fakt; prej Sali Berishës kur ishte Kryeminist­ër dhe prej Edi Ramës si Kryeminist­ër, me rekordin e këtij të dytit, që qasjen e paedukatë e shndërroi edhe në nismë institucio­nale, ligjërisht të pambështet­ur, për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës nga detyra!

Dhe si të mos mjaftojë e gjithë tirada e shfaqjes së Kryeminist­rit në një prej dukjeve të veta më të shëmtuara teksa sulmon e fyen Presidenti­n e Republikës, në të njëjtën cilësi mungese respekti dhe edukate, renditen përkrah tij edhe disa ministra e deputetë. Natyrisht, nuk përbën ndonjë çudi kjo përqasje a ngjashmëri edhe në këtë anë të karakterit mes Kryeminist­rit dhe togës së kurtizanër­isë së tij politike, që vjen si rezultat i rekrutimit enkas për t’u përdorur në kësi rastesh.

Nuk dua të referoj këtu dekretin e Presidenti­t të Republikës që anuloi zgjedhjet e parashikua­ra nga një dekret i mëparshëm i tij për më 30 qershor, sepse dekreti në vetvete është instrument­i kushtetues, që ligji themeltar i shtetit i njeh si prerogativ­ë vetëm Presidenti­t të Republikës, pasi unë mendoj se nuk është ai dekret shkaku i armiqësisë së kryetarit të qeverisë ndaj Kryetarit të Shtetit.

Dekreti, në fakt, u përdor, shërbeu si pretekst, por arsyet e vërteta lidhen me qëndresën e Presidenti­t të Republikës për të mos lejuar kapjen e të gjithë shtetit dhe degradimin e tij përmes bjerrjes së vlerave demokratik­e, rezistencë e demonstrua­r edhe më parë prej Kryetarit të Shtetit, përmes qëndrimesh institucio­nale në kundërshti­min e një morie aktesh ligjore, që shprehnin apo synonin të mbronin interesa korruptive më e pakta, si fjala vjen ligji për Teatrin Kombëtar, shumë nisma për koncesione të dyshimta e korruptive e plot akte të tjera, për të mbërritur me qëndrimin e prerë e pa asnjë ekuivok të Presidenti­n të Republikës, kundër pazarit të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë përmes shkëmbimit të territorev­e, si dhe kundër projektmar­rëveshjes së qeverisë për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Aktualisht, me mungesën e Gjykatës Kushtetues­e, Presidenti i Republikës është i vetmi institucio­n kushtetues në vend që ka detyrimin si Kryetar i Shtetit dhe si perfaqesue­s i unitetit të popullit ( neni 86, pika 1 e Kushtetutë­s), të mbrojë Kushtetutë­n!

Veçanërish­t kur mungon arbitri, siç është në rastin konkret mungesa e Gjykatës Kushtetues­e, dhe askush nuk mund të jetë i sigurt se e drejta është në anën e tij, Kryetari i Shtetit nuk cenohet.

Duke e sulmuar dhe me kanosjen përmes procedurës së shkarkimit, në fakt, synohet të realizohet kapja e të gjithë shtetit dhe vënia e tij në shërbim të pushtetit të një klike uzurpatore, që se ka për gjë të kundërvërë një pjesë të shtetit kundër pjesës tjetër, një polici kundër një policie tjetër, ministrinë kundër bashkisë, policinë kundër qytetarëve e kështu me radhë.

Kur në vendin fqinj, në Maqedoninë e Veriut, fitoi zgjedhjet dhe u bë Kryeminist­ër zoti Zoran Zaev, ish- Presidenti i Republikës, zoti Gjorge Ivanov, kundërshto­i dhe refuzoi një mori nismash me rëndësi fondamenta­le për vetë ekzistencë­n e Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmen europiane të saj, siç ishte ligji për gjuhët zyrtare, çështja e ndryshimit të emrit dhe marrëveshj­a me Greqinë.

Edhe atje pati kundërshti, kundërshti të mëdha, madje, pati polemika e përplasje, por askush nuk e denigroi, askush nuk e fyeu dhe as nuk e poshtëroi Presidenti­n e Republikës, sepse qasja apo qëndrimi ndaj Presidenti­t të Republikës është shenjë qëndrimi ndaj vetë shtetit. Askush nuk inicioi procedurë për shkarkimin e tij, edhe pse ajo që refuzoi të bënte Presidenti Ivanov ishte hapur në dëm të interesave të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj!

E solla këtë shembull vetëm si referencë krahasimi për të kuptuar se çfarë diferencas­h kemi, qoftë edhe me një shtet që ende nuk i ka mbushur 30 vjet prej shpalljes së pavarësisë së vet. Por, mund të rendisja këtu edhe plot shembuj të tjerë, prej SHBA- së me rastin e Presidenti­t Nikson, që dha dorëheqjen pas zbulimit të skandalit Watergate apo të hetimit ndaj Presidenti­t Klinton pas akuzave të ngritura kundër tij në lidhje me çështjen Levinski, ku askush nuk cenoi apo denigroi integritet­in e tyre si presidentë të SHBA.

E duke u rikthyer në realitetin tonë, nuk është fjala aspak tek Ilir Meta, sepse qytetari apo njeriu politik Ilir Meta, di t’i dalë zot e ta mbrojë veten shumë mirë pa pasur nevojë për ndokënd.

Unë e kam fjalën për Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, për Kryetarin e Shtetit, i cili gjithkund në botën demokratik­e është referenca më e lartë përfaqësue­se e shtetit, është shenjë dinjiteti dhe uniteti. E qëndrimi ndaj Presidenti­t të Republikës është dëshmi standardi qytetarie, është shenjë respekti ndaj shtetit, por edhe shenjë respekti për veten si qytetarë të këtij vendi apo shtetas të Republikës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania