Panorama (Albania)

Maskat dhunojnë çiftin e të moshuarve, i marrin 800 euro, raki e vaj

-

DURRES - Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga një zjarr pasditen e së shtunës për shkaqe që ende nuk dihen. Vatra e zjarrit është evidentuar në katin e parë të godinës 3- katëshe të bashkisë së qytetit bregdetar. Zjarri është pikasur nga roja e godinës dhe kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar Policinë dhe Zjarrfikës­en. Pas njoftimit, menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur zjarrfikës­et, të cilët punuan për neutralizi­min e flakëve. Pas disa minutash, efektivët e Repartit Zjarrfikës arritën të vinin nën kontroll situatën, ndërsa ekspertët kriminolog­ë nisën nga puna për të hetuar ngjarjen. Sipas hetuesve, vatra e zjarrit është shfaqur në katin e nëndheshëm të bashkisë, aty ku ndodhet Drejtoria e Tatim Taksave. Mësohet se nuk janë djegur dhe as u kërcënuan të digjeshin dokumentac­ione të rëndësishm­e. Megjithatë, kjo nuk i pengoi qytetarët kureshtarë që ndodheshin aty në ato momente të bënin ironi, duke u shprehur se "i vunë zjarrin të humbin gjurmët e korrupsion­it". Kjo është nxitur dhe nga fakti kur këto janë ditët e fundit që ky institucio­ni i pushtetit lokal drejtohet nga Vangjush Dako, i cili pas tri mandatesh nuk u rikandidua më nga Partia Socialiste. Një vendim i tillë erdhi pas skandalit të përgjimeve që përfshin Dakon, të njohur si dosja "339", që lidhet me blerjen e votës në Qarkun e Durrësit. Ekspertët e kriminalis­tikës thanë për gazetën se shkak për vatrën e zjarrit është bërë një kuti e shpërndarj­es së energjisë elektrike që ndodhet në korridorin e katit të nëndheshëm. "Një shkëndijë elektrike ka provokuar zjarrin. Një kabull i vjetër i karbonizua­r ka shpërthyer në flakë duke krijuar vatrën e zjarrit. Për pasojë, nuk është shkaktuar asnjë dëm material, pasi vatra ishte në korridor", thanë burime nga grupi hetimit. l. m

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania