Panorama (Albania)

Balla i përgjigjet PD: Kanë bërë llogaritë keq, PS 15 mijë vota më shumë

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, reagoi dje pas një postimi të Institutit për Studime Politike për rezultatin e votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Elbasanit. Sipas tij, të dhënat e publikuara mbi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit janë të pasakta. Më herët, gjatë ditës së djeshme, kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, zhvilloi mbledhje falënderim­i me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cërrik dhe Librazhd. Sipas Ballës, zgjedhjet e 30 qershorit treguan një mbështetje të jashtëzako­nshme për PS- në, madje, një mbështetje më të madhe se viti 2017 në zgjedhjet parlamenta­re. “PS mori 15 mijë vota më shumë në Qarkun e Elbasanit në krahasim me vitin 2017. Qytetarët treguan se janë për shtetin me rregulla dhe me ligje dhe jo për kaos”, tha ai gjatë takimeve. Në takimin me Asamblenë e PS- së në Librazhd, Balla u shpreh se pjesëmarrj­a në Librazhd, 37.54%, ishte shumë e mirë, krahasuar me mesataren kombëtare. “Pjesëmarrj­a jonë ishte në kushtet e një normalitet­i zgjedhor. Nuk kishte ndonjë dallim nga zgjedhjet tejet normale, ku marrin pjesë edhe ato që kanë qenë partitë kryesore të opozitës. Nëse në një palë zgjedhje normale, në shkallë kombëtare marrin pjesë 46%, në Bashkinë Librazhd morën pjesë 37.54% në zgjedhjet e 30 qershorit. Pra, kanë mbetur pa marrë pjesë vetëm 8.5% e popullsisë dhe në kushtet e një vape të madhe, të sezonit bujqësor shumë të angazhuar dhe të një klime politike, jo ashtu siç duhet, duhet të falënderoj popullin e Librazhdit që zgjodhi të respektojë shtetin me rregulla dhe me ligje”, u shpreh ai. Ndërsa në takimin në Asamblenë e Gramshit, numri dy i PS- së, Balla, theksoi se askush nuk mundi të ndalë popullin të shprehë vullnetin e tij me votë. “Për ne 30 qershori ishte një moment shumë i rëndësishë­m, i cili tregoi që shqiptarëv­e askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të votuar, për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Pati një përpjekje të paimagjinu­eshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t’i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën”, nënvizoi Balla. Në takimin me Asamblenë e PSsë në Cërrik, Balla u shpreh se tashmë punët nuk presin dhe se para çdo kryetari bashkie shtrohen detyra të rëndësishm­e, sidomos në ato bashki, si Cërriku, që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve. “Këto zgjedhje mbaruan, por miq, të tjerat janë zgjedhjet e përgjithsh­me në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë, se mos kanë mbetur dyshime. Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari, të bëjë detyrat e rëndësishm­e që e presin”, deklaroi Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania