Panorama (Albania)

Shqipëria s’përfiton asnjë fond nga Samiti i Berlinit

Basha: Ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar

-

Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë dalë më të fituarat me nga 3 projekte të zgjedhura në fushën e transporti­t dhe gazit natyror. Po ashtu dhe Kosova ka përfituar 27 milionë euro, dhuratë për linjën hekurudhor­e, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonje­ksioni. Shqipëria nuk ka paraqitur asnjë projekt në këto fusha dhe duket se ka ezauruar projektet e saj, falë programit të Partnerite­tit Publik Privat dhe në këtë mënyrë nuk merr grante nga Bashkimi Europian. Në total, në 4 vitet e fundit, vendi ynë ka arritur të thithë vetëm 214 milionë euro investime nga axhenda europiane për Ballkanin, në fushën e transporti­t dhe energjisë, të fundit krahasuar me të gjitha vendet e tjera. Këto projekte përkojnë me disa linja interkonje­ksioni, rehabiliti­min e hekurudhës Tiranë- Durrës- Rinas dhe disa përmirësim­e në Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, Maqedonia ka përfituar 272 milionë euro, Kosova 330 milionë euro, Mali i Zi 399 milionë euro, Serbia plot 627 milionë euro, e madje Bosnje- Hercegovin­a mbi 1 miliard euro. Vendi ynë, megjithatë, mësohet se do të përfitojë nga shumat më të vogla që BE do të vendosë në dispozicio­n për përmirësim­in e ndërlidhje­s digjitale, si dhe për inovacioni­n në bizneset e vogla dhe të mesme. Në samit morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm e ata të Ekonomisë nga vendet e Ballkanit dhe zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të BE- së dhe Brukselit, ku e ftuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor ishte edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Kryeminist­ri Rama publikoi dje një galeri me foto nga takimet e zhvilluara në këtë samit, ndërkohë që Bashkimi Europian konfirmoi angazhimin për forcimin e bashkëpuni­mit me rajonin përmes një sërë masash konkrete, që përqendroh­en në pesë fusha kryesore: transporti dhe energjia, ajo digjitale, ekonomia, siguria dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë. Samiti i Poznanit zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, nisur në vitin 2014 me iniciativë të Kancelares Merkel.

BASHA Por kreu i opozitës, e cilësoi dështimin më të madh të Shqipërisë nga ky samit, e cila nuk mundi të përfitojë nga grantet e BE- së. Në një status në "Facebook", Basha shkruan se "Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastruk­turore, për vitin 2019". Ai shkruan se mospërfshi­rja e Shqipërisë në këto projekte rajonale është izolim ndaj qeverisë Rama. "Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian. Fatkeqësis­ht, izolimi ndërkombët­ar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësoj­ë jetën e çdo shqiptari", përfundon Basha reagimin e tij.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE THERESA MAY
KRYEMINIST­RI RAMA DHE THERESA MAY
 ??  ?? Rama, Merkel dhe Zaev
Rama, Merkel dhe Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania