Panorama (Albania)

Federica Mogherini: Të hapen negociatat

"Gabim i madh nëse nuk hapen me Shqipërinë e Maqedoninë"

- Federica Mogherini

PROJEKTE

vendosi të financojë BE për pesë vendet e rajonit të Ballkanit në Samitin e Poznanit në Poloni, projekte që kishin të bënin kryesisht më interkonje­ksione energjetik­e dhe rrugore

MILIONË

euro, ishte buxheti i akorduar në formë grantesh të pakthyeshm­e për vendet e Ballkanit Perëndimor në vijim të Procesit të Berlinit, gjatë samitit të Poznanit, ku Shqipëria nuk pati asnjë projekt

Federica Mogherini e quan gabim të madh nëse BE nuk merr vendim për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shefja e diplomacis­ë europiane i bëri komentet nga Polonia, ku u mbajt samiti për Ballkanin Perëndimor. Duke folur për arritjet e samitit në Poznan të Polonisë, Mogherini tha se "para së gjithash, kemi zotime të përsëritur­a nga të gjithë anëtarët e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Këto kanë të bëjnë me bashkëpuni­min ekonomik, me investimet, lidhjet digjitale, transporti­n. Ekzistojnë, para së gjithash, shumë investime ekonomike, por edhe vullnet politik për projekte konkrete, në të mirë të njerëzve", tha Mogherini. Shefja e diplomacis­ë europiane hodhi poshtë idenë se financimet janë një përgjigje për frenimin e zgjerimit të BE- së drejt Ballkanit Perëndimor. "Por, më lejoni të nënvizoj se kjo nuk është zëvendësim për zgjerimin. Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Europian, nëse procesi shkon mirë. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatav­e ( të anëtarësim­it) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh", u shpreh Mogherini për Radion "Europa e Lirë". Gjatë vizitë së saj në Tiranë, zonja Mogherini vlerësoi arritjet e Shqipërisë në kuadër të rekomandim­eve për hapjen e negociatav­e me BE- në. Ajo vlerësoi si shembull që duhet ta ndjekin edhe vende anëtare të Bashkimit Europian, reduktimin drastik të kultivimit të kanabisit, dhe goditjen e bandave dhe krimit. "Ajo që është arritur tashmë me Reformën në Drejtësi mbetet e papreceden­të, jo vetëm në këtë rajon. Ju shpesh ua thoni këtë kolegëve tanë në BE dhe unë jam tërësisht dakord me këtë, ju keni arritur që të keni një reformë në sistemin e drejtësisë, e cila do të ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE- së, në një proces, i cili nuk ka qenë aspak i lehë, por që ka filluar tashmë të tregojë rezultatet", tha Mogherini. Sipas saj, lufta kundër krimit të organizuar është dhe përgjegjës­i e BE- së. "Së dyti, dëshiroj të përmend këtu edhe uljen drastike të kultivimit të kanabisit. Natyrisht që vëzhgimet ajrore të kryera nga Italia me mbështetje­n e BEsë dhe me angazhimin e plotë të autoritete­ve shqiptare për çrrënjosje­n e këtij fenomeni po sjellin rezultate mbresëlënë­se", tha shefja për Politikën e Jashtme në BE, Mogherini, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania