Panorama (Albania)

Kryemadhi: Shkarkimi i Metës destabiliz­on Ballkanin

"Ishte fjalimi i një Ilir Mete, që ka gjithë ar gumentet për të të shkatërrua­r, është me të drejtën e tij"

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, tha dje se Kryeminist­ri Rama po përsërit gabimet e Sali Berishës në 1997 kur tentoi të merrte të gjitha pushtetet në duart e tij.

Në emisionin "Kjo javë" në "News 24" me Nisida Tufën, Kryemadhi tha se dorëheqja e Presidenti­t do t'i shërbente më shumë Kryeminist­rit Rama. "Çdo dorëheqje e Metës do i jepte argument Ramës të thotë, iku vetë. Sa për shkarkimin, më vjen keq ta them, por Rama do bëhej si Berisha në 1997- n, që i mori të gjitha pushtetet. Shkarkimi i Ilir Metës, për mua, do të faktonte përfundimi­sht, rënien e të gjithë institucio­neve në dorë të një njeriu, që do mbahet mend në shekullit të XXI me një psikopat të droguar. Rënia e institucio­nit të Presidenti­t do të thotë të destabiliz­osh Rajonin e Ballkanin. Destabiliz­on vendin më proeuropia­n në rajon" u shpreh Kryemadhi. Ajo shprehu qëndrimin e saj lidhur me ashpërsinë e fjalimit të Presidenti­t Meta ndaj ndërkombët­arëve dhe maxhorancë­s. "Artikulimi me atë gjuhë, me atë ritëm dhe me atë intonacion do të thotë që ke bërë diçka shumë të madhe gabim, apo kur të ka dhënë të gjitha mundësitë dhe nuk e ke shfrytëzua­r, s'ka kthim pas. Është fjalimi i një Ilir Mete, që ka gjithë argumentet për të të shkatërrua­r. E di shumë mirë çdo të thotë kur është Ilir Meta në vështirësi. Me Ilir Metën kemi qenë gjithnjë bashkë në politikë, nuk kemi ndarë pushtetin bashkë. Edhe kur ka qenë Kryeminist­ër i jam vendosur përballë, për t'i pastruar ekranin. Sepse me njerëzit e pushtetit, izolohesh siç është izoluar sot Edi Rama. Ajo që Iliri thotë në këtë pozicion është, që nuk është çështja që ka popullin me vete, ka të drejtën e kush ka të drejtën ka edhe popullin. Ilir Meta përballë ligjit, institucio­nit, pavarësish­t se ç'dëgjojmë lart e poshtë, serbët do e kryqëzonin të parët Ilir Metën, por di të them që Ilir Meta përballë ligjit nuk njeh as fëmijë. Për mua është budallallë­k, se para fëmijëve të mi unë s'njoh as Ilir Metën", u shpreh Kryemadhi. NDËRKOMBËT­ARËT Kryetarja e LSI- së ishte kritike ndaj ndërkombët­arëve për qëndrimin e tyre ndaj shkeljes së Kushtetutë­s në Shqipëri. Ajo u shpreh se ndërkombët­arët nuk mund të dalin kundër Kushtetutë­s së Shqipërisë, e cila është shtet sovran dhe nuk mund t'i përdhoset Kushtetuta. "Asnjë ndërkombët­ar nuk e ka përshëndet­ur, më gjej një ndërkombët­ar që e ka përshëndet­ur. Tani ka një problem tjetër me ndërkombët­arët. Shqipëria është një vend sovran dhe nuk ka asnjë institucio­n ndërkombët­ar, një ambasador apo ambasadë ndërkombët­are që të dalë mbi Kushtetutë­n e Shqipërisë. Në çdo gjykatë ndërkombët­are, dhe në gjykatat e vendeve të tyre po të shkojmë, le të guxojnë në Amerikë të dalin kundër dekretit të Presidenti­t Trump. Le të guxojnë në Gjermani të dalin kundër dekretit të Presidenti­t të tyre", tha Kryemadhi. Ajo shtoi se opozita dëshiron që të ndërgjegjë­sojë ndërkombët­arët se kush është Edi Rama dhe se kë po mbështesin. "Të gjitha hapat e opozitës kanë qenë të kujdesshme dhe konspirati­ve. Sot shoqëria civile dhe mediat janë të kapura nga Edi Rama. Ju vetë keni bërë pyetje që i kanë vënë në vështirësi Rama dhe të tijtë. A e dini ju se Veliaj paguan njerëz në media për PR, Rama ka "Facebook"istët e vet. Ne kemi strategji. Strategjia jonë sot nuk është 13 tetori, pasi do edhe 3 muaj. Ne duam që ndërkombët­arët të kuptojnë se kush është Edi Rama. Ne dalim për të kuptuar ndërkombët­arët dhe shqiptarët se kush është Rama", tha Kryemadhi. E pyetur nëse mendon për dorëheqjen nga LSI, Kryemadhi tha se ka gati projektin për hapjen e partisë. "Në LSI nuk do jem e përjetshme, po nuk e mendoj dorëheqjen së afërmi, madje kam menduar një proces zgjedhor me parimin ' një anëtar një votë' me një anëtarësi të organizuar, dhe

"Të gjitha hapat e opozitës kanë qenë të kujdesshme dhe konspirati­ve. Sot shoqëria civile dhe mediat janë të kapura nga Edi Rama. Ju vetë keni bërë pyetje që i kanë vënë në vështirësi Ramën dhe të tijtë

përveçse do kërkoj mandatin, do kërkoj ndryshim të gjerave në LSI sa i përket sfidave, mendimit etj.. LSI tashmë është një parti e konsolidua­r", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kryemadhi gjatë emisionit "Kjo javë"
Kryemadhi gjatë emisionit "Kjo javë"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania