Panorama (Albania)

Vetingu në Polici, në fund të muajit nis rivlerësim­i

Drejtuesit e lartë, të parët që do përballen me Komisionin

-

Në fund të këtij muaji pritet të nisë procesi vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me Ardi Veliun.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhu­r 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohe­n procesit të vetingut. Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe në Gardën e Republikës. Dosjet e vetëdeklar­imit janë tërhequr në fund të muajit maj nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratav­e, kërkimit të informacio­neve dhe verifikime­ve përkatëse. Sipas parashikim­eve ligjore, pas procesit të hetimit administra­tiv, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore. Konkretish­t, bëhet fjalë për 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me drejtorin e Përgjithsh­ëm, Ardi Veliu, për 12 oficerë të lartë të SHÇBA, duke nisur nga drejtori i Përgjithsh­ëm, Muhamet Rrumbullak­u, ndërsa dy të tjerë janë drejtuesit e Gardës së Republikës, komandanti Gramos Sako dhe zëvendësi i tij.

ZV. MINISTRI I BRENDSHEM

Zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se ata që kalojnë të tri kriteret e procesit të rivlerësim­it do të qëndrojnë në detyrë. Ndërsa ata që nuk kalojnë, largohen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re te punonjësi, ndonjë mangësi profesiona­le, e cila mund të kompensohe­t shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispeciali­zimi në Akademinë e Sigurisë. “Procesi ka vijuar me fazën e parë, që janë rreth 245 punonjës të funksionev­e dhe gradave më të larta. Janë kërkuar dhe shkëmbyer informacio­ne më të gjitha institucio­net. Kini parasysh që bëhet fjalë për një volum të lartë informacio­ni. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut do të kishim edhe caktimin e seancave të para dëgjimore. Ligji parashikon edhe mundësinë e ish- punonjësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohe­n rivlerësim­it dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Akademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimev­e të reja”, u shpreh Hodaj.

 ??  ?? DREJTUESIT E LARTE TE POLICISE SE SHTETIT
DREJTUESIT E LARTE TE POLICISE SE SHTETIT
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania