Panorama (Albania)

U kapën me 200 kg kanabis, akuza agjentit të Policisë

Gjykata lë në burg 3 prej të dyshuarve, lirohen dy të tjerë

- Genc Meçaj

U kapën me kanabis, të arrestuari­t akuzojnë agjentin e Policisë si trafikant. Një agjent policor ka çuar në kurth 5 të arrestuari­t e operacioni­t "Prekalori", duke iu ofruar atyre një pazar për blerje kanabisi.

Të paktën ky është versioni zyrtar, pasi gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, nuk munguan akuzat për përfshirje­n e vetë agjentit të Policisë në trafikun e drogës. Pavarësish­t këtij pretendimi, Zef Kola, 53 vjeç, Kristjan Melaj, 28 vjeç dhe Genc Meçaj, 31 vjeç, u lanë në "Arrest me burg". Ndërsa Elvis Hysaj, 29 vjeç, dhe Xhusepe Melaj, 21 vjeç, u lanë me një masë më të lehtë, "Detyrim paraqitje". Gjatë një operacioni të zhvilluar më 3 korrik, Policia arrestoi këta persona me akuzën e trafikut të drogës dhe sekuestroi një sasi prej 205 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Nga Policia u bë e ditur se përfundimi i operacioni­t kishte ardhur pas një hetimi me metoda speciale, përfshirë dhe mbajtjen në përgjim të të dyshuarve. Sekuestrim­i i drogës në kushtet e flagrancës duket se ka ardhur pasi një agjent Policie është ofruar si blerës. Por, nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të të dyshuarve pretendojn­ë të kundërtën se droga ka qenë e agjentit policor dhe se ky i fundit ua ka ofruar atyre për t'ia shitur. Në seancën e drejtuar nga gjyqtarja Irida Kacerja, avokatët mbrojtës të 5 shtetasve nuk kanë pranuar akuzat ndaj tyre, duke mohuar se kanë lidhje me drogën e gjetur nga Policia në furgon. Sipas avokatëve mbrojtës, përgjimi që u është bërë 5 shtetasve të arrestuar është i paligjshëm. Prej disa kohësh, 5 të dyshuarit, 3 prej të cilëve mbetën në burg, kanë qenë duke u përgjuar nga Policia deri në momentin e finalizimi­t të operacioni­t "Prekalori". Avokatët pretendojn­ë se ky përgjim është i paligjshëm. Zef Kola, nga Malësia e Madhe, i cili ka qenë i dënuar më parë në Mal të Zi, për trafik narkotikës­h dhe i cilësuar si kryetar i këtij grupi, përmes avokatit, ka mohuar akuzat. Vetë 53- vjeçari nuk ka folur në sallën e gjyqit, ndërsa avokati Xhelal Bajraktari është shprehur se Kola thjesht i ka dhënë makinën e tij Genc Meçajt dhe se nuk është i përfshirë në trafikun e drogës. Në këtë mënyrë, avokati ka kërkuar një masë lehtësuese. Edhe për 31vjeçarin Meçaj, i cilësuar nga Policia si bashkëpunë­tori kryesor i kryetarit të këtij grupi, avokati mbrojtës i tij, Ndrek Ruka, ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se përgjimi i bërë është i paligjshëm, pasi është i nxitur nga vetë Policia, duke stimuluar të dyshuarit që të shkojnë në krim dhe për rrjedhojë ka kërkuar një masë më lehtësuese. Kristjan Melaj, i treti që u la në burg, gjithashtu mohoi të kishte dijeni për kryerjen e një shitblerje­je droge. Për dy të tjerët, Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj, Gjykata u bind se s'janë pjesë e grupit duke i lënë të lirë me masën lehtësuese "Detyrim paraqitje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania