Panorama (Albania)

Precedenti/ Para 10 ditësh u prangos polici

-

Oficerët e Komisariat­it nr. 2 të Tiranës kishin arritur të siguronin informacio­ne për personat që ushtronin këtë aktivitet dhe kanë pritur momentin për t'i kapur në flagrancë, në orët e vona të së premtes, kur ata nisnin shpërndarj­en. Një automjet tip "Mercedez Benz", me të cilën ata lëviznin në rrugicat e ish- Bllokut, është mbajtur në vëzhgim, derisa ka ndaluar në rrugën "Brigada e 8", ku më pas është bërë ndërhyrja e Policisë. Burimet thanë se nga kontrolli i makinës, në vendin ku është i vendosur kasetofoni, ishte krijuar një hapësirë që përdorej për të fshehur drogën. Aty u zbulua një qese brenda së cilës kishte 43 doza kokainë, të paketuara gati për shitje. Shërbimet e Komisariat­it nr. 2 bënë ndalimin e menjëhersh­ëm të shtetasve, Redon Molla, Adrian Myrto dhe Ermal Peti. Ndërsa lajmëruan shërbimet e Antidrogës, të

Një agjent krimesh i Komisariat­it nr. 2 të Tiranës është arrestuar më 26 qershor nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi dyshohet se ishte përfshirë në një rrjet të shpërndarj­es së drogës në zonën e ish- Bllokut. Efektivi i arrestuar është Ledion Bako, 27 vjeç. Ai u ndalua gjatë një operacioni, që kishte për qëllim goditjen e një grupi që merrej me shpërndarj­en e lëndëve narkotike. cilët vazhduan më tej veprimet procedural­e. Në përfundim të veprimeve u vendos që të arrestohet vetëm njëri nga të ndaluarit, 22vjeçari Redon Molla. Ndërsa për dy 32- vjeçarët Adrian Myrto dhe Ermal Peti, u vendos që të procedohen në gjendje të lirë.

OPERACIONI Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se gjatë operacioni­t të koduar "Blloku", u godit një tjetër rast i shpërndarj­es së drogave të forta në doza të vogla, si dhe një rast i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale. Si rezultat i operacioni­t, në rrugën "Brigada e 8", nga punonjësit e Policisë së Komisariat­it nr. 2 është ndaluar për kontroll mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin Redon Molla, dhe me pasagjerë shtetasit Adrian Myrto dhe Ermal Peti. Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofoni­t, Policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit Ermal Peti, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25 500 franga zviceriane, 600 euro, 49 500 lekë dhe 100 dollarë. Ky i fundit u procedua në gjendje të lirë për moskallëzi­m krimi dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit Redon Molla, si dhe 6 telefona celularë në posedim të shtetasve të lartpërmen­dur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania