Panorama (Albania)

Maskat dhunojnë çiftin e të moshuarve, u marrin 800 euro, raki dhe vaj

Të moshuarit: Tentuam të bëjmë rezistencë, por na goditën. Na morën edhe ato pak kursime që kishim ruajtur për ilaçe

- VLORE

Vlora është një prej destinacio­neve më të preferuara turistike gjatë sezonit të verës.

Gjatë ditëve të nxehta, në këtë qark janë shtuar jo vetëm shpërndarë­sit e drogës, por dhe grabitësit. E grabitjeve nuk po i shpëtojnë as të moshuarit.

NGJARJA Një çift të moshuarish, banorë të fshatit Vuno në Vlorë, nuk prisnin vizitorë, por dy miq të paftuar mësynë në banesën e tyre gjatë mesnatës. Miqtë nuk kanë kursyer as dhunën ndaj të moshuarve që jetonin të vetëm, për t'i detyruar që të tregonin se ku kishin fshehur paratë. Në mënyrë që fqinjët të mos dëgjonin zhurma dhe më pas të njoftonin Policinë, dy hajdutët i kanë lidhur. Më pas, nën kërcënimin e dhunës, çifti Kolo Proto, 84 vjeç, dhe Efigjeni Proto, 79 vjeçe, u kanë treguar se ku kishin fshehur ato pak para që kishin. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 800 eurosh. Por, autorët e vjedhjes nuk janë mjaftuar me kaq. Ata i kanë marrë çiftit dhe prodhimet e shtëpisë, si vaj ulliri dhe raki. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 00 dhe autorët e dyshuar kanë qenë të paktën dy persona. Deri tani nuk ka ende asnjë të arrestuar, ndërsa Policia ka shoqëruar me dhjetëra persona për t'i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

"Rreth orës 01: 00 të mëngjesit, dy persona ende të paidentifi­kuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës. Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë, vetë të moshuarit kanë deklaruar se autorët ishin të maskuar dhe të armatosur. Ata janë shprehur se, përpjekjes së tyre për rezistencë, dy autorët iu përgjigjën me dhunë, duke u shkaktuar dhe lëndime. "Ishim në gjumë kur dëgjuam zhurmë. Ishin dy të rinj me maska dhe armë. Tentuam të bëjmë rezistencë, por na goditën. Na morën edhe ato pak kursime që kishim ruajtur për ilaçe", kanë deklaruar të moshuarit.

GRABITJET Vunoi ndodhet jo shumë larg zonë së Jalit ( ose siç njihet ndryshe Jalës), që gjatë sezonit veror është një nga vendet më të lakmuara. Ky fshat shumë i njohur në vend, për shkak se ka nxjerrë emra të mëdhenj të historisë së Shqipërisë ( mjafton të përmendim Robert Ndrenikën) dhe me më pak se 500 banorë, vetëm gjatë javë të fundit ka shënuar të paktën 20 vjedhje. Ky fenomen është kthyer në

VJEDHJE

numërohen të kenë ndodhur gjatë javëve të fundit në zonën e Vunoit. Bëhet fjalë për vjedhje banesash, ku në shumicën e rasteve autorët janë larguar, duke marrë sende me vlerë apo orendi shtëpiake. Lidhur me këtë numër të pazakontë vjedhjesh, ende nuk ka të arrestuar. shqetësim serioz për banorët, pasi atyre u kërcënohet qetësia, por dhe jeta. Pavarësish­t denoncimit të banorëve, Policia ende nuk ka mundur që të zbulojë grupin apo personat që kryejnë këto vjedhje. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për banorë të zonës që kryejnë këto vjedhje apo persona që vijnë në Vuno për të kryer vjedhje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania