Panorama (Albania)

SI DUHET VEPRUAR NË SITUATAT E TË NXEHTIT EKSTREM

-

· Mbani shtëpinë të freskët · Mbani të freskët ambientin ku jetoni. Kontrollon­i temperatur­ën e dhomës ndërmjet orës 8: 00- 10: 00, në orën 13: 00 dhe natën pas orës 22: 00. Temperatur­a e ambientit ku jetoni duhet të mbahen nën 32° C gjatë ditës dhe 24° C gjatë natës. Kjo është veçanërish­t e rëndësishm­e për të porsalindu­rit, për individët mbi 60 vjeç apo për ata që kanë probleme shëndetëso­re kronike.

· Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatur­a e jashtme ulet.

· Mundohuni të ulni temperatur­ën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërish­t ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llambat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes etj.

· Nëse keni kondicione­r, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperatur­ës së brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë. · Shmangni të nxehtët · Qëndroni në dhomën më të freskët të shtëpisë, veçanërish­t gjatë natës.

· Në pamundësi për të mbajtur shtëpinë të freskët, shpenzoni 2- 3 orë të ditës në mjedise të freskëta jashtë shtëpisë ( p. sh. ambiente publike).

· Shmangni daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës.

· Shmangni aktivitete­t fizike me intensitet të lartë nëse mundeni. Nëse duhet të bëni patjetër aktivitet fizik, atëherë shfrytëzon­i orët e mëngjesit. · Qëndroni në hije. · Mos lini fëmijët apo kafshët në një automjet të parkuar.

· Konsultohu­ni me mjekun nëse nuk ndiheni mirë apo nëse gjendja juaj nuk përmirësoh­et.

· Mundohuni të mbani trupin të freskët dhe të hidratuar · Bëni dush me ujë të ftohtë. · Vishni rroba të lirshme, mundësisht me materiale pambuku ose linoje. Nëse dilni nga shtëpia, mbani kapelë me strehë të gjerë dhe mos harroni syzet e diellit.

· Mundohuni të flini pa jastëk dhe të pambuluar për të mos akumuluar nxehtësi.

· Pini rregullish­t lëngje, por shmangni alkoolin, kafet e tepërta dhe sheqerin.

· Konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë. Shmangni ushqimet e pasura me proteina. Nëse ju keni një problem shëndetëso­r: · Mbani ilaçet në temperatur­ën nën 25° C ose në frigorifer.

· Kërkoni ndihmë mjekësore nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike apo nëse merrni më shumë se një ilaç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania