Panorama (Albania)

Nisin provimet për punësimin e mësuesve, zbardhen datat

Nga 11 korriku, afatet e testimit për nëntë profile mësuesie

- TIRANË

Vetëm pesë ditë nga nisja e sezonit të provimeve për mësuesit që duan të sigurojnë një vend pune, publikohen datat për çdo profil.

Të parët që do të testohen janë mësuesit e Gjuhës Shqipe e Letërsisë, më të shumtët në numër, të cilëve iu janë lënë pesë ditë kohë, të ndjekur më pas nga mësuesit e arsimit fillor, atij parashkoll­or dhe të gjuhëve të huaja. Në tabelën përbri shkrimit pasqyrohen datat vetëm për nëntë profile, nga 17 të tilla që pritet të publikohen ditët në vijim. Pas datave, QSHA po punon për listën e mësuesve, e cila pritet të jetë e disponuesh­me shumë shpejt në faqen zyrtare. Në bazë të saj, kandidatët për punë do të paraqiten gjysmë ore përpara orarit të përcaktuar, të pajisur me dokumentac­ionin e duhur: kartë ID, një kopje të saj si dhe formularin e pjesëmarrj­es në testim. Njëjtë si provimi, edhe rregullat janë të ngjashme. Përveç komunikimi­t, nuk lejohet asnjë lloj ushqimi e madje, as marrja me vete dhe përdorimi i celularëve. Shkelja, qoftë e vetëm një prej rregullave të mësipërme apo mungesa në dokumentac­ion penalizon kandidatin. Nga 5953 mësues që kandidojnë për të zënë një vend pune, vetëm 4300 do të jenë pjesë e testimit, pikët e të cilit janë thuajse vendimtare për punësimin përgjatë këtij viti shkollor. PYETJET NË PROVIM Kandidatët për mësues futen në testimin e ngjashëm me atë të licencës, ku pyetjet zgjidhen automatiki­sht nga kompjuteri që disponon një fond me mijëra të tilla. Testi është i ndarë në dy pjesë: çështjet didaktike që kanë 43% të peshës totale, ndërsa përmbajtja shkencore e profilit të mësuesisë përbën 57%. Nga provimi me 50 pyetje, ato janë planifikua­r me nivele të ndryshme vështirësi­e, të cilat do të vlerësohen me pikë të ndryshme. Të gjitha do të jenë me alternativ­a, 30 prej të cilave të nivelit mesatar, 10 nga ato që konsideroh­en të lehta dhe po aq pyetje që hartuesit i kanë futur në grupin e të vështirave. Një pjesë e mirë e pyetjeve kanë të bëjnë me aspekte të pedagogjis­ë dhe metodologj­isë dhe gati po aq nga programi lëndor. Nuk do të mungojnë edhe aspekte të drejtshkri­mit të gjuhës shqipe, etikës dhe komunikimi­t si dhe çështje të dokumentac­ionit shkollor.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania