Panorama (Albania)

Fondi i Komuniteti­t, Veliaj: 4- fishojmë numrin e përfituesv­e

-

Edhe pse temperatur­at shënojnë maksimumin e tyre, Tirana vijon punën me të njëjtat ritme. Së fundmi, ka përfunduar puna për rrugën “Dhimitër Shuteriqi” në Njësinë nr. 5, duke i dhënë një pamje krejt të re zonës, që dikur i ngjante më shumë një monopati sesa një rruge kryeqyteti. Kryebashki­aku i mandatar për herë të dytë nga qytetarët, Erion Veliaj, vuri në dukje faktin se 30 qershori nënkupton vijimësinë e asaj çfarë ai ka bërë në katër vitet e shkuara. “E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimish­t fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne, fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që të mos dallojë fare ai 30- ditëshi zyrtar i fushatës nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administra­tës lokale”, tha Veliaj, duke ftuar banorët e pallateve të aplikojnë për “Fondin e komuniteti­t” për rritjen e cilësisë së jetës. Kryetari shprehu dhe zotimin e tij për të katërfishu­ar numrin e përfituesv­e. “Jam i lumtur gjithashtu të shoh që ashtu siç kemi nisur me Pallatet e Arabit, pallate të tjera kanë filluar me “Fondin e Komunitete­ve”. Ne duam të kalojmë nga një situatë ku kemi pasur 50 pallate në vit, në 200 pallate çdo vit. Do punojmë me buxhetin e ri të Këshillit të ri Bashkiak, sidomos në zona të tilla, ku puna na është shpërblyer me votë”. Deputeti i zonës, Pandeli Majko, që shoqëronte kryebashki­akun në Njësinë 5, vuri në dukje transformi­min e zonës falë fuqisë së votës së qytetarëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania