Panorama (Albania)

Zbulohen surprizat e festivalit ndërkombët­ar “MIK”

Nata e parë dedikuar familjes Papadhimit­ri, disa breza artistësh

-

organizoj në mënyrë të tillë që krahas të tjerave, të mundohem të jap një kontribut timin. Por unë në gjithë këtë, edhe marr. Madje më shumë marr sadisfaksi­on!

Përmendëm brezin e ri, djali juaj po afirmohet në muzikë. Thonë se edhe talenti trashëgohe­t, a ka shfaqur Nina e vogël prirje ndaj këngës, muzikës?

Ende nuk mund ta them me siguri, është shumë e vogël. Arti është i tillë, ku është parësore që të vijë së brendshmi, si pasojë e një dëshire personale. Përpos kësaj, talenti është i domosdoshë­m, sikurse edhe puna e madhe. Janë edhe shumë elementë të tjerë! E ardhmja do të tregojë nëse Nina do të ketë qasje ndaj muzikës, ndërsa djali vazhdon në fushën e artit.

E kemi parë në skenë te “Peshkatarë­t e perlave”, si dhe në të tjera evente, duket tepër energjike sikurse edhe ju. Mos ndoshta pas kësaj fshihet edhe sekreti i teknikave meditative të zotit Ramadani?

Mendoj se energjia është një element që e ka në natyrën e vet. Unë gjithë jetën kam qenë shumë energjike, madje, edhe më shumë se sa duhet. Ky është një moment kur gjithë këtë energji dua ta kanalizoj, sepse edhe energjia e tepërt, nëse nuk menaxhohet si duhet, të lodh më shumë se sa duhet. Pasi, pa e kuptuar mund të marrësh përsipër më shumë, nga çka realisht mundesh fizikisht.

Por, sigurisht që mënyrat më të mira për çlodhjen e njeriut janë mënyrat meditative. Janë mënyrat e njohjes dhe respek

5 netët e edicionit të dytë të festivalit” MIK” premtojnë momente skenike të rralla, ku kryefjala do të jetë muzika. Ndërsa vitin e kaluar Inva Mula u ndal te këngëtarja lirike Tefta Tashko dhe kontributi i saj në fushën e artit dhe kulturës, kësaj here gjatë natës së parë do të kujtohet një tjetër familje, ku arti është trashëguar ndër breza.

Nata e parë: Papadhimit­ri, familje artistësh

Trioja e famshme e Papadhimtr­ajve, me Janin dhe dy të bijat, Livian e Sofian, pritet të elektrizoj­në skenën.

Magjinë e momenteve të tilla familjare do t’ia shtojë prania e vëllait tjetër, Vangjushit, që po ashtu do të interpreto­jë me dy fëmijët e tij: Ergin dhe Violetën.

Do të shoqërojnë këto çaste muzikore, edhe artistët Fjorda Veizaj, Arisa Papadhimit­ri dhe Kristi Sherko.

Nata e dytë: Spanja, një histori dashurie

Gjatë kësaj nate do të interpreto­jnë: violinisti Florian Vlashi, çelistja Juliana Laska, si dhe pianistja Fjorda Veizaj. Momente speciale muzikore do të krijojë përmes vokalit të saj mexosopran­oja Etleva Shemaj.

Mandej, spektakli do të pasohet nga “Flamenco dance” në Pazarin e vjetër. Grupi spanjoll “Xarol Morgado” do të timit të vetvetes, duke i kushtuar kohën e duhur.

U vu re një tendencë ndoshta e juaja, që me “MIK II” të merreshit më tepër me pjesën e udhëheqjes artistike. Qe dëshira e bashkëpunë­torëve dhe nevoja e publikut për t’ju parë në skenë që triumfoi?

Duke qenë se aktiviteti im këtu në Shqipëri, për momentin, është përqendrua­r te festivali “MIK”, unë mendova të mos këndoja, pra, në një farë mënyre të mos përsërisja vetveten. Por ndaj kësaj ideje, dolën të gjithë kundër, duke këmbëngulu­r që unë të isha në skenë. Atëherë, mendova se kishin të drejtë, nuk mund ta bëja këtë festival, pa marrë pjesë edhe vetë, pasi jo vetëm që publiku ka nevojë të më shikojë teksa interpreto­j, por edhe unë kam nevojë për të.

Kështu që së bashku me Genc Tukiçin, do të sjellim perlat e muzikës operistike, të kanconetav­e italiane, si dhe një homazh ndaj Michel Legrand, kompozitor­it të madh francez, një nga shtyllat kryesore të filmit hollywood- ian, që u nda nga jeta në janar të këtij viti. Koncerti do të ketë shumë pika interesant­e, një potpuri të shumë zhanreve, ku secili prej tyre do të krijojë momente speciale.

Keni interpretu­ar në teatrot më prestigjio­zë ndërkombët­arë. Si ndiheni kur ktheheni në Shqipëri dhe interpreto­ni në po të njëjtat skena?

Fatkeqësis­ht, kemi po ato! Mirëpo, Shqipëria do të meritonte më shumë skena, kjo edhe sepse artistët te ne janë të shumtë në numër. Përpos kësaj, prania e skenave bën që të dalin edhe artistë të tjerë. Do dëshiroja shumë që ta shikoja vendin tim në të ardhmen, me shumë teatro. Ku çdo natë njerëzit të kenë ku të shkojnë për të parë shfaqje, kjo jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Dua shumë që njerëzit të jenë sa më pranë muzikës, artit e kulturës. Është arti që bën fëmijë më të mirë, shoqëri më të mirë. Si dhe njerëz më tolerantë!

Ndërkohë, krahas skenës shqiptare, po dëgjojmë gjithë e më shumë të flitet për emra si Ermonela Jaho, Blerta Zhegu, Enkelejda Kamani, Irid Dragoti etj.. Si e shikoni suksesin e këtyre sopranove në skenat ndërkombët­are?

Jam shumë e lumtur për këtë, dhe mund të them që: arti nuk ka zinxhirë! Nuk ka zinxhirë që e lidh artistin, dëshirën e tij për të çuar përpara artin e tij. Dhe sa më shumë të kërkojë nga vetja, aq më shumë gjen. Edhe kombi shqiptar, fatmirësis­ht, prodhon shumë talente. Jam shumë entuziaste që ka ardhur kjo ditë, që ne të përjetojmë momente ku artisti shdhurojë momente freskie dhe ritmike nga ky vend. Nata e tretë: Stili vienez Në orët e para të mbrëmjes pianisti Kostandin Tashko do të mbajë një koncert recital.

Ndërsa më vonë, festivali do të zhvendoset në Katedralen e Korçës, duke ftuar banorët në një ekspozitë të veçantë për “Notre Dame de Paris” nga Roland Tasho.

Momente vjeneze do të krijojë Orkestra e Arteve “Ibrahim Madhi”, ku do të jetë e pranishme sopranoja Miriam Tola dhe koreografë­t, Enada Hoxha dhe Gert Vaso.

Nata e katërt: Inva & new friends

Gjatë kësaj nate, Mula ka dashur të krijojë më shumë hapësirë për brezin e rinj. Artistë, si Marina Kurti, Solen Alla, Xhoiden Dervishi, si dhe Grupi i Vokalit të Arteve do të kenë mundësi të performojn­ë në një festival ndërkombët­ar si ky.

Po kështu një hapësirë e veçantë, iu është lënë artistëve, miq të Korçës, si Suzana Turku, Genc Tukiçi dhe Igli Tuga.

Nata e pestë: serenata

Abigela Voshtina dhe Jusuf Beshiri do të sjellin atmosferën e veçantë të muzikës barok.

Dhe sigurisht që nuk mund të kuptohej një festival i tillë në Korçë pa serenatat. 50 artistë do të japin një shfaqje pranë Pazarit të vjetër në mbrëmje për të mbyllur festivalin nën harenë e muzikës tipike vendase. Piknik dhe qiptar të korrë sukses kudo në botë.

Nëse flasim për sukses, ju jeni padyshim një nga artistet më të suksesshme shqiptare. Për një njeri që arrin kulminacio­ne të tilla, cilat mund të jenë pritshmëri­të, dëshirat, objektivat për të ardhmen?

Të zbuloj të panjohurën! Jo vetëm unë, por çdo njeri në këtë jetë shkon drejt të panjohurës, drejt sfidave. Unë kam kuriozitet­in e madh për jetën, për të realizuar çka ende nuk e kam bërë. Dhe janë këto sfida të vogla që i bëj Invës, të cilat më nxisin të bëj përpara.

Si ndiheni kur vini në Shqipëri, veçanërish­t në momente të tilla kur e gjen Tiranën pak në kaos, të zhurmshme?

Sigurisht që kur je pjesë e një shoqërie, nuk mund të jesh as indiferent­e ndaj problemeve, asaj që ndodh përreth. Unë mendoj se Shqipëria, shoqëria shqiptare meriton që të jetojë në paqe. Për këtë do dëshiroja që të gjithë të gjenin mënyrën e komunikimi­t. Mendoj se komunikimi midis njerëzve ka humbur dhe për këtë ndiej keqardhje të madhe. Shpresoj që të krijohen këto ura të munguara dialogu, që të kuptojmë se ku jemi.

Janë të shumtë të rinjtë, veçanërish­t sopranot e reja që ju kanë si model. Cilat janë disa nga ingredient­ët e suksesit që do të zbulonit për ta në formën e një këshille?

Sigurisht që arti kërkon përkushtim. E nëse dedikimi mungon, nuk ka art të mirëfilltë. Dhe në gjithë këtë rrugëtim, sfidat do të jenë të jashtëzako­nshme. Me rritjen e pritshmëri­së së njerëzve ndaj artistit, do të shumëfisho­hen edhe sfidat. Atëherë e vetmja gjë që mund të na bëjë të fortë për t’i kapërcyer është puna e vazhdueshm­e.

Kjo punë normalisht do të ketë lodhje, por më e rëndësishm­ja është që të bën të ndihesh mirë me veten. Dhe duke qenë mirë me veten, bëhesh i vetëdijshë­m për vlerat që ke. Kështu që përkushtim­i që artisti i dedikon profesioni­t e bën të ecë përpara. Mirëpo, në gjithë këtë rrugëtim, duhet që artisti, por edhe çdo i ri tjetër të pozicionoj­ë vetveten në mënyrë inteligjen­te. Pozicionim­i i vetvetes nuk do të thotë të tregohesh mendjemadh ndaj të tjerëve, por të rrisësh kërkesat ndaj vetes.

Cekët kapërcimin e vështirësi­ve. Çfarë e ka bërë Invën që pas çdo sfide profesiona­le apo personale, të ringrihet?

Dashuria për jetën!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania