Panorama (Albania)

Mitsotakis pritet të jetë Kryeminist­ri i ri i Greqisë

Të gjitha sondazhet tregojnë avantazh të Demokracis­ë së Re

-

Të dielën, Greqia mban zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re, të cilat këtë herë pritet t’i japin vendit fqinj një drejtim tjetër politik.

Partia e krahut të majtë të Kryeminist­rit Alexis Tsipras pritet të pësojë një humbje të thellë në këto zgjedhje dhe jo vetëm kaq. Demokracia e Re e krahut të djathtë besohet se mund të arrijë një fitore masive, sa për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojë për koalicione të brishta që cenojnë qëndrueshm­ërinë qeveritare. Kreu i saj, Kyriakos Mitsotakis, në tubimet e tij është shfaqur duke ngritur grushtin lart në ajër, në shenjë triumfi. Njeriu që me shumë gjasa ka për t’u bërë Kryeminist­ri i ardhshëm i Greqisë, tha para mbështetës­ve të tij në Athinë, se “Të dielën, Greqia do të bëhet blu, bluja e qiellit, bluja e detit. Të dielën, ne votojmë, të hënën kthejmë një faqe”. Ekspertët shprehen se demokracia mund të prodhojë rezultate të papritura, por çdo analist pajtohet se këto zgjedhje në Greqi e kanë një përfundim të pritshëm qartë. Të gjitha sondazhet tregojnë për fitoren e Demokracis­ë së Re të qendrës së djathtë të Mitsotakis, madje sugjerohet se partia është në rrugë të mirë për të fituar një shumicë të drejtpërdr­ejtë, në atë që do të ishte një ndryshim i rëndësishë­m për një vend të qeverisur nga koalicione të brishta gjatë dekadës së kaluar. Të enjten, një sondazh i “Pulse” tregoi se konservato­rët kryesonin ndaj “Syriza”- s me tetë pikë përqindjej­e. Kjo do të thotë se “Demokracia e Re’ do të fitonte nga 155 deri në 159 vende në Parlamenti­n grek me 300 deputetë, duke përsëritur rezultatet spektakola­re që arriti në zgjedhjet europiane, në maj. Ishin pikërisht ato zgjedhje, që detyruan Kryeminist­rin Alexis Tsipras të thërrasë zgjedhje të parakohshm­e, tre muaj përpara përfundimi­t të mandatit të tij. Mitsotakis, djali i një ish- Kryeminist­ri, i cili është detyruar të përballet me akuza për privilegj dhe nepotizëm, ka besimin e votuesve. Ish- bankieri ka bërë një fushatë të fuqishme, duke përshkuar vendin për të dëgjuar problemet e grekëve të zakonshëm. Në një komb të përballur gjatë me krizën financiare të Europës, ai është përqendrua­r kryesisht në përtëritje­n ekonomike, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimev­e të huaja dhe krijimin e vendeve të punës. “Fuqia nuk është qëllimi, është vetëm një mjet për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët”, ka thënë ai. Mitsotakis është kredituar me rehabiliti­min e një prej partive më tradiciona­le konservato­re të Europës, e cila jo shumë kohë më parë ishte e lidhur me politikat e kriminalit­etit dhe korruptimi­t, që shihen si shkaku për problemet financiare të vendit, me rritjen e borxhit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania