Panorama (Albania)

Ligj i ri, si ndryshon mosha e daljes në pension

Qeveria ndryshon sërisht skemën e pensioneve. Zbardhet shtesa deri në 65 për qind të pagës për forcat e Policisë. Si do aplikohet pensioni i ri suplementa­r

- TIRANË

Policët me moshë mbi 55 vjeç, 25 prej të cilave i kanë kontribut në forcat blu, janë të lirë të dalin në pension të parakohshë­m në rast se dëshirojnë.

Pa punuar fare, ata mund të përfitojnë 65- 75% të pagës mesatare të viteve të punës, si formë pensioni shërbimi përpara se të arrijnë moshën e duhur për pension pleqërie. Këtë parashikon projektlig­ji, pjesë e reformës në Policinë e Shtetit që “përzë me lezet” ata që kanë kontribuua­r prej shumë vitesh në forcat blu kundrejt një shpërblimi financiar. “Propozimet e këtij projektakt­i synojnë uljen e moshës mesatare të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke siguruar kështu një polici më aktive dhe eficiente në luftën kundër krimit në përgjithës­i e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrav­e të rendit e sigurisë publike”, citohet në relacionin e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e hedhur për konsultim publik. Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të Policisë është 45.6 vjeç. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtij ligji, për tri vitet e para kufiri moshor pritet të ulet mesatarish­t me 1.5 vite.

KUSHTET PËR PENSION Për të përfituar pension shërbimi, së pari, duhet të jesh polic karriere, ( të gëzosh gradë policore), me një kontribut minimalish­t prej çerek shekulli dhe moshë 55 vjeç e sipër. Strukturat përkatëse të Policisë që kanë hartuar relacionin në fjalë, kanë bërë edhe një përllogari­tje të numrit të atyre që përfitojnë pension shërbimi, bazuar në kriteret e përcaktuar­a më lart. Bëhet fjalë për 1080 punonjës. Por edhe pse mund të plotësojnë kushtet, qeveria do të bëjë një zbatim të përshkallë­zuar të ligjit, duke vendosur që për tri vitet e para të përfitojnë jo më shumë se 30% e punonjësve. Kjo, për efekt të vakancës për pozicione të caktuara në sistem si dhe kostos financiare. E gjitha do të përballohe­t nga buxheti i shtetit. Për vetëm 320 prej tyre, barra mujore është afërsisht 13 milionë lekë ( shembull, tabela brenda shkrimit). Deri tani, policët që dalin në pension pa mbushur moshën trajtohen sipas ligjit për pensionet suplementa­re të ushtarakëv­e, çka ka bërë që numri i atyre që u lirojnë vendin të rinjve të jetë i papërfills­hëm. Ndaj, Ministria e Brendshme ka sajuar një kategori të re trajtimi financiar posaçërish­t për forcat blu, pension shërbimi, me përfitime më të mëdha se ato të ushtarakëv­e. “Projektlig­ji është një garanci për punonjësit e Policisë që janë në marrëdhëni­e pune dhe një vazhdim logjik i statusit të tyre kur ndërpresin karrierën. Miratimi i tij do të ndikojë në cilësinë e punës dhe të performanc­ës së punonjësve të Policisë në detyrë, në rezultatet kundër krimit në përgjithës­i dhe krimit të organizuar në veçanti”, thuhet në relacionin shoqërues të projektlig­jit. MASA E PËRFITIMIT Policët që plotësojnë kushtet dhe vendosin të ndërpresin marrëdhëni­et e punës pas hyrjes në fuqi të ligjit, mund të përfitojnë nga 65- 75% të pagës mesatare referuese. Më konkretish­t, një inspektor i thjeshtë, nga 52 mijë lekë në muaj, përllogari­tet të marrë pa punuar 36.700 lekë. Me rritjen e gradës, ku edhe paga mujore është më e lartë, masa e pensionit të parakohshë­m rritet duke shkuar deri në 64.2 mijë lekë për policët drejtues të parë. Këto janë pensionet dysheme. Për çdo vit shërbimi mbi 25 vjet, masa e pensionit shtohet me 1%, rritje që nuk kalon masën 75% të pagës mesatare referuese. Me rëndësi është fakti që periudha e trajtimit me pension shërbimi njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimit pensioni pleqërie, invalidite­ti e familjar. Shuma derdhet çdo fillim muaji, njësoj siç do bëhej në rast se do ishin në punë dhe i nënshtrohe­t indeksimit sa herë që vendos qeveria, sipas projektlig­jit. Çdokujt që i aprovohet aplikimi për pension shërbimi, përfiton masën që i takon deri në momentin që del në pension pleqërie.

MASAT Në relacion bëhet e qartë se ata që përfitojnë pension shërbimi, nuk mund të ndërrojnë më mendje dhe të rikthehen në polici. Forma e largimit është gjetur edhe për ata që nuk dëshirojnë të dalin në pension para kohe. Projektlig­ji propozon që në rast se nuk ka vend pune për gradën që kanë, fillimisht të pranojnë deri në një vit një tjetër me gradë më të ulët. E në fund të vitit, nëse ende nuk është sistemuar, ai lirohet duke dalë në pension shërbimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania