Panorama (Albania)

Nga talenti i fëmijëve te rikthimi në skenë, rrëfimi i Inva Mulës: Ka humbur komunikimi mes njerëzve

SOPRANOJA RIKTHEHET NE SKENEN SHQIPTARE ME “MIK”: “PUBLIKU KA DESHIRE TE ME DEGJOJE, POR EDHE UNE KAM NEVOJE PER TE”

-

E kuqërremta e këpucëve fine ia bën lëvizjet edhe më elegante teksa përpiqet që të jetë pranë të gjithëve. Për zonjën e madhe të skenës, Inva Mula, edhe jeta artistike pasurohet më tepër me mirënjohje e fisnikëri, ndaj bashkëpunë­torëve u drejtohet me të parat fjalë: “Faleminder­it! Ju jeni të gjithë miqtë e mi!”

Nëse për vite me radhë lartëson emrin e Shqipërisë në teatrot botërore, tani që arrin të gjejë më shumë kohë fizike, përpiqet të jap kontributi­n e saj e t’i dhurojë nga kjo magji edhe skenës shqiptare, jo vetëm si artiste.

Edhe pse fillimisht kish menduar, që për edicionin e dytë të festivalit “MIK” ( Music internatio­nal festival 24- 28 korrik) që kësaj here mbahet në qytetin e serenatave, të kujdesej vetëm për udhëheqjen artistike, pas një këmbëngulj­eje të madhe të dashamirës­ve të saj, vendosi të ngjitet në skenë.

“Publiku ka dëshirë të më dëgjojë duke interpretu­ar, por edhe unë kam nevojë për të”, tregon Mula për “Panoramën”.

Inva, riktheheni me edicionin e dytë të “MIK”, kësaj here në Korçë. Çfarë ju nxit që t’i përkushtoh­eni më një entuziazëm të tillë festivalev­e të muzikës në Shqipëri?

Janë forca të brendshme, të cilat artisti i ka si nënshtresa. Kontributi im vjen si artiste por jo vetëm, e megjithatë, në të gjitha rastet, ajo që më nxit është një dëshirë e madhe për t’i dhënë sa më shumë artit edhe në vendin tim.

Kësaj here, mendova që artin përmes “MIK II” ta çonim edhe përtej kryeqyteti­t. E adhuroj Korçën, këtë vend- djep të kulturës, si qyteti i serenatave, për qetësinë edhe mikpritjen që dhuron, ndaj mendova se e meritonte një festival ndërkombët­ar. Për t’i dhuruar perla të muzikës klasike, por edhe të zhanreve të tjera. Përpos kësaj, kjo ide erdhi edhe në mënyrë shumë instiktive, që edhe në rrethe të dëgjohej ky zhanër në një festival të tillë, që të jemi realist, Korçës i mungon, madje edhe Tiranës.

Në këtë iniciativë, unë kam përgjegjës­inë profesiona­le, por krahas këtyre marr një sadisfaksi­on të madh si artiste dhe si njeri. Janë të gjithë këto elemente që çojnë këtë festival përpara. Në këtë edicion të dytë të “MIK II”, u keni lënë një hapësirë të konsiderue­shme edhe të rinjve, përfshirë studentë të Universite­tit të Arteve. Kujdesin ndaj të rinjve e keni treguar edhe në spektakle si “Virtuozët”. Sa premtues ju duket brezi i ri i muzikantëv­e?

Jam shumë sensibël kur flitet për artistin e ri. Mendoj, se ka artistë që janë të shkëlqyer, artistë, që skenën e kanë si “Olimpin” e tyre e që e shikojnë çdo natë në ëndërr. Kështu që t’i krijosh mundësinë një artisti të ri, që të ngjitet, ta prekë këtë “Olimp” nga afër, do të thotë që ke kontribuua­r në jetën e tyre. Dhe mendoj që brezi i ri do të jetë mirënjohës për këtë gjithë jetën, për faktin se dikush mendon që t’i ngjisë në skenë.

Duke qenë se Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe ka shumë pak skena e teatro, dhe ato që janë përqendroh­en kryesisht në Tiranë, është disi e vështirë që një artist i ri ta gjejë veten. Kështu që të marrë pjesë në një festival internacio­nal, në krah të artistëve me përvojë dhe emër, është një mundësi e artë për ta.

Dua të theksoj, se në të tilla festivale, apo iniciativa të tjera kulturore, ne, ata që i riorganizo­jnë, janë gjithashtu përfitues të energjisë së këtyre të rinjve. Ne marrim nga spontanite­ti, freskia e tyre, entuziazmi për të ecur përpara.

Kështu që ky është një gërshetim shumë i bukur. Dhe ideja për të përfshirë në këtë festival edhe “miq të rinj” më lindi duke biseduar me Suzana Turkun, e cila gjithmonë është në mbështetje të të rinjve. Duke parë një nga koncertet e saj të fundit, mendova: Po! Kjo do të jetë formula! Ne do të kemi në natën “Inva dhe new friends” miq të rinj, që kanë dëshirën t’i afrohen festivalit tonë.

Edicionin e parë të festivalit e nisët me një homazh ndaj këngëtares Tefta Tashko, ndërsa kësaj here ndaleni te Papadhimit­rajt. Çfarë ju ngacmoi nga kjo familje artistësh?

Është një familje që gjithashtu ka një kontribut të jashtëzako­nshëm në art. Duke nisur nga mamaja dhe tezja e dy vëllezërve Papadhimit­ri, që janë të famshmet, motrat Zego ( Sofia dhe Androniqi). Ndër piktoret e para shqiptare, që kanë edukuar një brez të tërë. Jani Papadhimit­ri vjen nga Kanadaja bashkë me dy vajzat e tij, duke krijuar një trio shumë interesant­e. Po ashtu, i vëllai Vangjushi, luan në orkestër në Greqi dhe vjen me dy fëmijët e tij muzikantë. Pra, kemi një gërshetim kaq të rrallë të muzikës, të historisë, traditës e kulturës, të cilin e gjetëm në Korçë.

Po krijoni gjithnjë e më shumë pika lidhjeje në Shqipëri, me “MIK”, “Virtuozët”, biznesin tuaj etj.. Mos ndoshta të gjitha këto, bëjnë që të i afroheni qëndrimit afatgjatë në Tiranë?

Mendoj se njeriu kur do të kontribuoj­ë, të jetë kreativ ndaj ideve të reja edhe në vendin e tij, mundohet ta gjejë kohën. Për mua, më herët, të isha kaq e pranishme fizikisht ka qenë pak e vështirë, për shkak të aktiviteti­t të ngjeshur. Mirëpo, në këtë periudhë të jetës, i kam kushtuar më shumë vëmendje dëshirave të mia për të krijuar, edhe kohën ngulmoj ta gjej. E

 ?? SOPRANOJA E MADHE INVA MULA ??
SOPRANOJA E MADHE INVA MULA
 ??  ?? SOPRANOJA INVA MULA
SOPRANOJA INVA MULA
 ??  ?? Mula dhe fëmijët, Nina dhe Antoni
Mula dhe fëmijët, Nina dhe Antoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania