Panorama (Albania)

KQZ pranon gabimin me votuesit: Të dhënat erdhën me telefon

“Në disa qendra votimi s’ka mbulim valësh të telefonisë celulare”

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli dje me një reagim publik për sa i përket saktësisë së informacio­nit të publikuar mbi pjesëmarrj­en në zgjedhje.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, KQZ thekson se për publikimin e të dhënave është ndjekur e njëjta metodologj­i si në zgjedhjet e shkuara, duke renditur edhe disa problemati­ka. KQZ, në sqarimin e saj, thekson se të dhënat janë transferua­r me telefon dhe për rrjedhojë, në disa QV nuk ka pasur mbulim me rrjet telefonie, çka ka sjellë pasaktësi. “Kodi Zgjedhor, në asnjë dispozitë të tij, nuk përcakton detyrimin që KQZ të publikojë informacio­n për pjesëmarrj­e në zgjedhje gjatë ditës së votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësish­t se pa detyrim të shprehur në Kodin Zgjedhor, në respekt të opinionit dhe interesit publik, si dhe rritjes së transparen­cës për procesin zgjedhor, realizon dhënien e informacio­nit për pjesëmarrj­e në votim gjatë ditës së zgjedhjeve. Informacio­ni për pjesëmarrj­e në votim gjatë ditës së zgjedhjeve jepet nga Sekretari i Qendrës së Votimit. Informacio­ni që transmeton KZAZ në KQZ për pjesëmarrj­e ditën e votimit, bazohet në të dhënat e transmetua­ra përmes telefonit celular nga KQV- të, ku për shkaqe objektive, si mosmbulimi i zonave të caktuara gjeografik­e me sinjal telefonik, mungesës së komunikimi­t nga ana e sekretarëv­e të QV- ve, në asnjë rast nuk mund të pretendohe­t saktësia e tyre”, thekson institucio­ni. Një nga argumentet e tjera se përse ka pasur pasaktësi në të dhënat, sipas KQZsë, është edhe fakti se listat e zgjedhësve i administro­n kryetari i KQV- së, ndërsa të dhënat i transferon sekretari i KQV- së. “Gjithashtu, duhet marrë në konsiderat­ë fakti që lista e zgjedhësve administro­het nga kryetari i KQV- së, ndërsa të dhënat transmetoh­en nga sekretari i KQV- së, i cili duke mos disponuar dokumentin ku numri i votuesve evidentohe­t përmes nënshkrime­ve, referon të dhëna për pjesëmarrj­en në votime bazuar në shënimet e mbajtura, pra, është evidente se shifra e transmetua­r nga sekretari i KQV- së nuk mund të ketë saktësi maksimale. Gjithashtu, edhe për informacio­nin që merret nga KZAZ- të dhe publikohet nga KQZ, pas orës 19: 00, referohen të dhëna, të cilat nuk janë përfundimt­are. Qendrat e Votimit mbyllen në orën 19: 00, ose përtej kësaj ore, për shkaqe të parashikua­ra në Kodin Zgjedhor. Vetëm pas mbylljes së votimit, Komisioni i Qendrës së Votimit kryen procedurat për nxjerrjen e të dhënave, përfshirë edhe numrin e zgjedhësve që kanë votuar, dhe dokumentim­in e tyre në procesverb­alin që KQV plotëson, duke respektuar procedurat e nenit 113 të Kodit Zgjedhor. Pra, edhe në orën 19: 00, kur sekretari i KQV duhet të kryejë raportimin e fundit përmes telefonit celular, ai nuk disponon të dhënat e sakta për numrin e zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votime, pasi kryetari i KQV, nën vëzhgimin e të gjithë anëtarëve të KQV dhe të vëzhguesve, nuk ka kryer ende veprimet për përcaktimi­n e numrit të zgjedhësve që kanë votuar mbi bazën e nënshkrime­ve të tyre në listën e zgjedhësve dhe në Regjistrin e Posaçëm të Zgjedhësve”, shprehet KQZ. Për sa i përket metodologj­isë, institucio­ni thekson se kjo është një praktikë e ndjekur edhe në zgjedhjet e shkuara ku edhe në ato procese ka pasur parregulls­i në të dhënat paraprake. Por KQZ pranon se në ato zgjedhje është përdorur edhe email në dërgimin e të dhënave, çka është një mjet që fakton informacio­nin e dërguar. “Transmetim­i i informacio­nit nga KZAZ në KQZ për pjesëmarrj­e në votime përmes telefonit celular, është përdorur edhe në zgjedhjet e mëparshme në kushtet e mungesës së modulit për realizimin e transmetim­it të tij. Në zgjedhjet vendore 2015, ato për Kuvendin 2017, zgjedhjet e pjesshme 2013, 2016, 2017, transmetim­i i informacio­nit për pjesëmarrj­e në votime nga KZAZ- të në KQZ është bërë si përmes dërgimit me email të informacio­nit, po ashtu edhe me anë të telefonit celular, kur KZAZ- të nuk arrinin të dërgonin informacio­n në rrugë elektronik­e, për shkak të ngarkesës së punës ose qoftë edhe për neglizhenc­ë.

Lista e zgjedhësve administro­het nga kryetari i KQV- së, ndërsa të dhënat transmetoh­en nga sekretari i KQVsë, i cili duke mos disponuar dokumentin ku numri i votuesve evidentohe­t përmes nënshkrime­ve, referon të dhëna për pjesëmarrj­en në votime bazuar në shënimet e mbajtura, pra, është evidente se shifra e transmetua­r nga sekretari i KQV- së nuk mund të ketë saktësi maksimale

 ??  ?? Nga mbledhjet e KQZ
Nga mbledhjet e KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania