Panorama (Albania)

Diabetikët, pasojat nga i nxehti dhe kujdesi që duhet treguar

-

KKujdesi ndaj të nxehtit është një këshillë që vlen për të gjithë, por në rastin e diabetikëv­e kujdesi duhet të jetë i shtuar. Në kulmin e sezonit veror dhe kur temperatur­at me gjasë pritet të rrisin vlerat, mjeku endokrinol­og Dashamir Gjergji ju vjen në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga diabeti me disa këshilla, që në asnjë rast nuk duhet të neglizhohe­n. "Temperatur­at e larta kanë ndikim negativ te pacientët diabetikë. Së pari, në aspektin e përshtatsh­mërisë apo të ekuilibrim­it të temperatur­ës trupore me temperatur­ën e jashtme, diabetikët nuk arrijnë përshtatsh­mërinë ideale; së dyti kemi humbje më të madhe të lëngjeve dhe elektrolit­eve të gjakut, çka sjell dehidrim; së treti rëndohen sëmundje të tjera bashkëshoq­ëruese; së katërti kemi reduktim të aktiviteti­t fizik dhe së fundmi temperatur­at e larta shpesh janë shkak për kontaminim­e të ushqimeve si dhe mund të ulin efektin e barnave antidiabet. Në këto kushte, duhen marrë masa që të mos ndodhë dehidrimi dhe parandalim­i më i mirë në këtë rast është marrja e ujit dhe ushqimeve të lëngshme sa më shumë gjatë ditës si dhe duhet ta mbajnë të ekuilibrua­r diabetin. Duhet të ushqehen shpesh edhe me sasi të vogla, gjithmonë sipas këshillës së mjekut dhe në funksion të skemës së mjekimit që ato kanë. Duhet të përdorin ushqime të stinës, të pastruara dhe gatuara mirë", thotë doktori. Ndërlikime­t Sa u takon ndërlikime­ve që mund të shfaqen, rreziku më i madh është, sipas doktorit, te diabetikët e paekuilibr­uar mirë, që paraqesin një lloj thatësie të trupit apo dehidrim. "Në këtë sezon shtohet rreziku i dehidrimit. Gjithashtu, mund të kemi luhatje të vlerave të tensionit si dhe probabilit­et të rritur që të përjetojnë goditjen e diellit apo të nxehtësisë së madhe". Ndaj, edhe qëndrimi i hidratuar është i rëndësishë­m e për këtë duhet të konsumohen sa më shumë lëngje. Matja e sheqerit Listën e këshillave për të sëmurët me diabet e kryeson matja e shpeshtë e sheqerit, kjo në varësi të mjekimit, çka nënkupton faktin që ata që trajtohen me insulinë, duhet të bëjnë matje më të shpeshta në harkun e 24 orëve. "Për shkak të ndryshimev­e të mëdha të sheqerit, i mosveprimi­t si duhet të barnave, i mosushtrim­it të aktiviteti­t fizik, por edhe teprimit me fruta të stinës, akullore etj., të sëmurët duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të bëjnë matje më të shpeshta. Ata që trajtohen me insulinë, duhet të bëjnë 4 deri 6 matje në ditë, ndërsa ata që trajtohen me barna, 1 deri 2 herë në ditë do ishin të mjaftueshm­e", këshillon më tej mjeku endokrinol­og Dashamir Gjergji. Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale. Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimish­t në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në botë, sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania