Panorama (Albania)

Fiqtë mbajnë në kontroll hipertensi­onin dhe parandaloj­në osteoporoz­ën

-

PPërfitime­t shëndetëso­re të fiqve janë të shumta dhe përfshijnë përdorimin e tyre për të trajtuar diabetin, kollën, astmën dhe kapsllëkun. Fiqtë janë një frutë i ëmbël me fara të shumta dhe lëkurë të butë. Ata janë të pasur me fibra, magnez, mangan, vitaminë B6, kalium dhe kalcium, duke nxitur densitetin e kockave dhe presionin e ulët të gjakut. Fiku i thatë është një burim i shkëlqyer i mineraleve, vitaminave dhe antioksida­ntëve. Në fakt, fiqtë e thatë posedojnë përqendrim­e më të larta të energjisë, mineraleve dhe vitaminave. Nga ana tjetër, fiqtë e freskët përmbajnë nivele adekuate të disa prej vitaminave antioksida­nte, siç janë vitamina A, E dhe K. Këto kompozime ndihmojnë në pastrimin e radikalëve të lirë të dëmshëm nga trupi i njeriut dhe kështu na mbrojnë nga kanceri, diabeti, sëmundjet degjenerat­ive dhe infeksione­t. Për më tepër, studimet kanë dalë në përfundimi­n se acidi klorogjeni­k në fiq ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe kontrollin e niveleve të glukozës në diabetin e tipit II. Koha më e mirë për të ngrënë fiq, sipas ekspertëve, është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Kur konsumohen në mëngjes, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithsh­me

nga trupi i njeriut. Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues e stabilizue­s i presionit të gjakut për aktiviteti­n e ditës në vijim. Fosfori, vitamina D dhe kalciumi që gjenden te fiqtë i bëjnë kockat më të forta. Një fik plotëson 3 për qind të nevojës ditore për kalcium. Duke e konsumuar atë çdo ditë, mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporoz­ës. PËRFITIMET SHËNDETËSO­RE Ju ndihmojnë të humbisni peshë

Fibra në fiq ndihmon në reduktimin e peshës dhe shpesh rekomandoh­et për njerëzit mbipeshë. Çelësi qëndron në konsumimin e tyre në mënyrë të moderuar dhe jo me tepri. Mbajnë në kontroll presionin e gjakut

Njerëzit zakonisht konsumojnë natriumin në formën e një kripe, por niveli i ulët i kaliumit dhe niveli i lartë i natriumit mund të çojnë në hipertensi­on. Fibrat janë të larta në kalium dhe të ulëta në natrium, kështu që ato janë një mbrojtje e përkryer kundër efekteve të hipertensi­onit. Forcojnë kockat

Studimet thonë se fiqtë janë të pasur me kalcium, i cili është një nga komponentë­t më të rëndësishë­m në forcimin e eshtrave dhe zvogëlimin e rrezikut të osteoporoz­ës. Ata janë gjithashtu të pasur me fosfor, i cili inkurajon formimin e eshtrave dhe nxit rikuperimi­n e shpejtë nëse ka ndonjë dëm apo degradim në eshtra. Parandaloj­në kapsllëkun

Sipas një studimi të drejtuar nga një ekip hulumtuesi­sh nga Universite­ti i Scranton, SHBA, fiqtë përmbajnë një sasi të mirë të fibrave. Ky përqendrim i lartë i fibrave ndihmon në nxitjen e funksionit të rregullt të zorrëve dhe parandalon kapsllëkun. Pakësojnë simptomat e alzheimeri­t

Fiku konsideroh­et si një nga frutat më të mira kur bëhet fjalë për zbutjen e neuroinfla­mimit. Me fjalë të tjera, ai ka një efekt të dobishëm në sëmundjet neurodegje­nerative si alzheimeri. Trajtojnë bronkitin

Kimikatet natyrale në gjethet e fikut i bëjnë ato një përbërës ideal për të luftuar bronkitin. Përdoret gjithashtu për të parandalua­r dhe zvogëluar simptomat e astmës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania