Panorama (Albania)

Rrjedhjet sekrete, Britania mbron ambasadori­n që zhvlerësoi Trump

-

Një skandal i rrjedhjes së telegramev­e diplomatik­e të ambasadori­t britanik në SHBA, gjatë komunikimi­t me qeverinë britanike, ka shkaktuar zemërim në administra­tën amerikane, bazuar në vlerësimet tejet të ulëta të ambasadori­t Kim Darroch mbi Presidenti­n amerikan dhe aftësinë e tij. Qeveria britanike ka nisur gjurmimin e “urithit” në administra­të apo jashtë saj, që ka nxjerrë të hënën memorandum­et sekrete nga ambasadori britanik në Uashington. Qeveria britanike është sikletosur kur u ekspozuan këndvështr­imet e Sir Kim Darroch mbi një Shtëpi të bardhë “të patakt dhe të paaftë’. Vlerësimet e ambasadori­t kanë marrë një përgjigje të zemëruar nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se diplomati veteran “nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij”. Por qeveria britanike i ka hedhur poshtë paralajmër­imet se pozicioni i Sir Kim tani ishte i papërshtat­shëm, duke këmbëngulu­r se ai po bënte punën e tij për të dhënë informacio­n të sinqertë pas dyerve të mbyllura. Ambasadori pritej të dilte në pension janarin e ardhshëm. Kryeminist­rja britanike i ka hedhur poshtë vlerësimet se pas zbulimit të komunikimi­t sekret mund të qëndrojë Rusia, por disa deputetë vlerësojnë se një mbështetës i lartë i Brexit mund të jetë përgjegjës për këtë. Telegramet diplomatik­e besohet se janë shpërndarë në rreth 100 njerëz që nga viti 2017, duke përfshirë një numër të vogël ministrash dhe këshilltar­ëve të tyre të posaçëm. Ish- diplomatët sugjeruan se Akti i Sekreteve Zyrtare mund të ishte thyer. Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, dhe Sekretari i Tregtisë, Liam Fox, e mbrojtën Sir Kim, duke thënë se ai ishte thjesht duke bërë punën e tij. “Është e rëndësishm­e të thuhet se kjo ishte një pikëpamje personale”, tha Hunt. Po ashtu edhe Fox deklaroi se “Nuk është pikëpamja e qeverisë britanike dhe nuk është pikëpamja ime”. Teorikisht, amerikanët mund ta dëbojnë diplomatin, por kjo do të ishte e pashembull­t që nga pavarësia, në shekullin e 18- të.

 ??  ?? Presidenti Donald Trump
Presidenti Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania