Panorama (Albania)

Gjermania, fituesja e kompromisi­t për BE

- AURON DODI * D. W.

Debati për drejtimin e Komisionit Europian ( dhe të Bankës Qendrore Europiane) mund të konsideroh­et i mbyllur. Që prej momentit kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE propozuan gjermanen Ursula von der Leyen, aktualisht ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, si pasardhëse të Jean- Claude- Junckerit, në Komisionin Europian. Pa dyshim, këtë vendim duhet ta miratojë edhe Parlamenti Europian. Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk, e mbrojti në Strasburg para europarlam­entarëve kandidatur­ën e gjermanes.

Sipas deklaratav­e publike të tyre, pritet që socialdemo­kratët, edhe ata gjermanë, të votojnë kundër Von der Leyenit. Këtë e deklaroi publikisht, madje edhe kolegia e mëparshme Von der Leyenit në qeverinë gjermane, ish- ministrja e Drejtësisë së Gjermanisë, socialdemo­kratja Katarina Barley - tashmë eurodepute­te. Ish- ministri i Jashtëm, socialdemo­krati Sigmar Gabriel kërkoi me këtë rast, këtë javë madje, fundin e koalicioni­t qeveritar në Gjermani.

Revoltën e shkakton kryesisht fakti se Von der Leyeni nuk bëri fushatë europiane për t’u zgjedhur në krye të Komisionit Europian. Siç bëri konservato­ri tjetër, Manfred Weber, të cilin Franca dhe disa vende të tjera e quajtën të papërshtat­shëm për postin e Presidenti­t të Komisionit Europian.

GODITJE E PARIMIT DEMOKRATIK PËR HIR TË PAQES NË EUROPË?

Kështu, sipas kritikëve, emërimi i Von der Leyenit e kthen në farsë përpjekjen për t’u dhënë zgjedhjeve europiane një natyrë më demokratik­e. Në fund të fundit, për Von der Leyenin u ra dakord “nëpër zyra”.

Po ka pak gjasa që Parlamenti Europian ta bllokojë, në fund, zgjedhjen e Von der Leyenit. Gjithmonë sheh protesta të mëdha nga socialdemo­kratët dhe pastaj ndodh pak, shkruante revista “Der Spiegel” këto ditë. Që gjithçka të mos dështojë prej mosmarrëve­shjeve brendagjer­mane, edhe francezët kanë aktivizuar rrjetet e tyre të miqësisë.

Sipas burimeve franceze, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, kontaktoi ministrin gjerman socialdemo­krat të Financave, Olaf Scholz. Ministri i Jashtëm francez, Yves Le Drian, kontaktoi homologun gjerman socialdemo­krat, ministrin e Jashtëm, Heiko Maas. Francezët kujtuan përgjegjës­inë për Europën, që do të bllokohej nga një prishje në Gjermani e kompromisi­t të mundimshëm për postet europiane.

Kështu që konsideroh­et thuajse e sigurt, që Gjermania do të marrë postin me prestigj më të lartë në BE, Presidenti­n e Komisionit Europian. Pas gati një gjysmëshek­ulli, Komisioni Europian pritet të drejtohet për herë të parë nga një grua. Ursula von der Leyen është nga personalit­etet më besnike të Angela Merkelit. Për 14 vjet, ajo ka qenë pjesë e çdo kabineti Merkel. Dhe tani pritet të drejtojë qeverinë e Europës. Pa dyshim arritje për Gjermaninë dhe për Kancelaren Merkel.

ÇFARË MUND TË PRITET NGA VON DER LEYEN SI PRESIDENTE E KE?

Emërimi i Ursula von der Leyenit është kompromisi gjermano- francez: që francezët të merrnin nga ana tjetër, drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, Bankës përgjegjës­e për eurozonën. Christine Lagarde, shefja aktuale e FMN ( megjithatë juriste dhe jo ekonomiste) pritet të konfirmohe­t formalisht në këtë detyrë.

Përfaqësue­sit e ekonomisë gjermane dhe taksapague­sit gjermanë, që kursejnë para me zell, do ta kishin preferuar për Gjermaninë këtë post. Ulja e normave orientuese bankare të interesit për euron, nga kreu aktual i Bankës Qendrore Europiane, italiani Mario Draghi, e ka ulur në mënyrë drastike edhe vlerën e kursimeve të gjermanëve në banka.

Ursula Von der Leyen vjen nga një familje me traditë, tregtarësh dhe politikanë­sh në Gjermani. I ati i saj ka qenë Kryeminist­ër i një landi të Gjermanisë. Për një periudhë kohe, madje, Von der Leyeni shihej si pasardhëse e Merkelit te CDU- ja.

Si frëngjisht­folëse dhe pro afrimit me Francën në mbrojtje Von der Leyeni shihet me simpati edhe nga francezët. Si ministre e Mbrojtjes, Von der Leyen është treguar e moderuar në kontakte me europianët dhe e aftë. Kontaktet që ka pasur në post edhe me Ballkanin, i japin asaj njohje më të mirë të gjendjes, se p. sh. Jean- Claude Junckeri.

Sado që Komisioni Europian mbetet, në fund, ende i pafuqishëm ndaj vendimeve të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Komisionit përcakton politikat. Nën drejtimin e Von der Leyenit do të jetë edhe Jozep Borelli, i Ngarkuari i Ri për politikën e jashtme të BE. Spanjolli Borell, siç dihet, ka shprehur qëndrimin e vendit të tij kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

FRANS TIMMERMANS – VIKTIMA E QËNDRIMIT PARIMOR

Pas skualifiki­mit të Manfred Weberit, socialdemo­krati holandez Timmermans e kishte mbështetje­n e Gjermanisë dhe të Francës. Por një politikan parimor si Timmermans­i mund të konsideroh­et viktimë

e mbrojtjes së parimeve europiane. Këtu ndizet më tej revolta socialdemo­krate në Gjermani.

Askush tjetër në Komisionin Europian nuk e ka mbrojtur më fort sundimin e ligjit në Lindje të Europës, se zëvendëspr­esidenti aktual i Komisionit, Timmermans. Sidomos, përballë problemeve me shtetin ligjor në Poloni.

Dhe tani qenë pikërisht shtetet me raport “të parehatshë­m” me ligjin, Polonia dhe Hungaria, brenda Partisë Popullore Europiane, që nuk e dhanë votën për Timmermans­in. Me to u bashkua edhe Italia, që ka aktualisht një qeveri populiste. Në politikën europiane, me sa duket, kanë sukses vetëm ata që etiketohen si pragmatikë.

Vetëbesimi francez dhe modestia gjermane

Përballja me shumë shtete ziliqare për fuqinë e Gjermanisë i ka mësuar politikanë­t gjermanë të mos flasin shumë, si i kryejnë në fakt punët në politikën europiane. Edhe në këtë rast, ata që shprehen janë francezët. Sipas shtypit francez, qenë francezët që ia kujtuan Merkelit emrin e Von der Leyenit, që një vit më parë. E pyetur, Kancelarja Merkel nuk e konfirmoi këtë. Por, a është meritë franceze suksesi? Në Francë kanë shumë kujdes që Franca të mos paraqitet si zbatuese e vendimeve të Gjermanisë. Dhe Presidenti­t Macron i duhet për politikën e brendshme imazhi i njeriut të veprave, që zgjidh probleme. Ky imazh i tij është goditur në Francë, e cila me reformat e tij po përjeton një krizë sociale. Mot, në vitin 2020, në Francë janë zgjedhjet komunale e edhe për këtë arsye shtypi francez e paraqet Macronin si njeriun pa të cilin nuk funksionon gjë në Europë. Kjo është ndoshta e vërtetë, por është vetëm gjysma e së vërtetës. Europa nuk funksionon pa Gjermaninë dhe Francën. Është fakt që Macroni e goditi parimin e kandidatit kryesor fitimtar, të partive më të mëdha europiane, në zgjedhjet europiane. Ai, me disa aleatë, e pengoi kandidatin e partisë fituese në zgjedhjet europiane, të Partisë Popullore Europiane, gjermanin Manfred Weber, të bëhet President i Komisionit. Sipas Macronit, sistemi i kandidatit kryesor nuk i përgjigjet më kohës.

Por, Presidenti i Komisionit Europian vjen nga Gjermania, siç u nis në krye të debatit. Ursula von der Leyen është sërish gjermane, jo franceze apo e ndonjë kombësie tjetër. Ajo është sërish konservato­re, politikish­t e grupit të Partisë Popullore Europiane. Macroni tregoi mençuri që evitoi çarjen publike me Gjermaninë dhe i mbeti besnik parimit që kundërshti­të me Gjermaninë ai i shpreh, por privatisht. Po të kishte vepruar ndryshe, nuk do të kishte pasur asnjë fitim. As në politikën e brendshme të vendit të tij, ku ai orientohet thuajse për çdo veprim të politikës së jashtme franceze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania