Panorama (Albania)

Basha: Farsa e 30 qershorit vulosi fatin e Edi Ramës

“Kapllanaj, kryetari legjitim deri në një proces të rregullt zgjedhor”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, vijoi dje turin e takimeve informale me strukturat e partisë për të diskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, dhe kryebashki­aku Agron Kapllanaj, kreu i opozitës ishte në Mallakastë­r, ku u shpreh se 30 qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie. “30 qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama”, u shpreh Basha, i cili vuri në dukje se më 30 qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten. Basha shtoi ndër të tjera gjatë takimit se Agron Kapllanaj, kryetari në detyrë i Bashkisë së Mallakastr­ës, është drejtuesi legjitim i kësaj njësie vendore deri në zhvillimin e një procesi të rregullt zgjedhor. “Bashkia Mallakastë­r ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj, derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohe­t si kryetar Agron Kapllanaj”, theksoi kryetari i Partisë Demokratik­e. Pas Mallakastr­ës, Lulzim Basha zhvilloi edhe një takim me strukturat në Fier ku theksoi se aksioni opozitar nuk është një betejë për pushtet por për të mbrojtur interesin publik dhe për ndryshimin rrënjësor të sistemit. Më herët, gjatë ditës së djeshme, kreu i PDsë, Lulzim Basha, iu drejtua qytetarëve nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në “Facebook”, ku theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do t’i hapin rrugën transformi­mit politik dhe ekonomik të vendit. “Shumica absolute e shqiptarëv­e të vendosur dhe mendjendar­ë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratik­e, opozita e bashkuar, e ka dëgjuar dhe do t’i prijë aspiratës suaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Së bashku ne do ta kthejmë këtë maxhorancë absolute të refuzimit të regjimit, maxhorancë­n absolute ‘ Rama ik’, në maxhorancë­n kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformi­mit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët. Qeveria, që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Rruga e përparimit kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurrenc­ë të ndershme”, theksoi Basha në mesazhin e tij.

 ??  ?? Basha, dje në Mallakastë­r
Basha, dje në Mallakastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania