Panorama (Albania)

Vetingu për Xhezair Zaganjorin, pranohen provat e gjyqtarit

Zaganjori në KPA: Kam respektuar gjithmonë ligjin dhe kam paguar çdo detyrim ndaj shtetit

- Xhezair Zaganjori

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi 33 provat e dorëzuara nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhe deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor për çështjen.

Këtë të mërkurë, KPA zhvilloi seancën e dytë për shqyrtimin e ankimimit të Komisioner­it Publik, ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, që rreth një vit më parë konfirmoi në detyrë Zaganjorin si të besueshëm në të tri kriteret. Seanca ku do të lexohen konkluzion­et përfundimt­are të palëve, do të zhvillohet javën tjetër, ndërsa gjatë seancës së djeshme, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, rrëzoi të gjitha shkaqet e ankimit të komisioner­ëve publikë, duke shprehur bindjen se gjatë gjithë jetës ai dhe familjarët e tij kanë respektuar ligjin dhe nuk kanë asnjë detyrim ndaj shtetit. Nga ana tjetër, Komisoneri Publik, Florjan Ballhysa, u shpreh për provat e dorëzuara nga Zaganjori, për të cilat tha se nuk rezultojnë të kenë ndryshuar asnjë rrethanë sa i takon shkaqeve të ankimit. “Komisioner­i vlerëson se edhe pas prapësimev­e, shkaqet e ankimimit të lidhura me interpreti­met ligjore të përdorura nga KPK në vendimin e konfirmimi­t të gjyqtarit Xhezair Zaganjori, mbeten për t’u shqyrtuar nga kjo trupë gjykuese”, tha Ballhysa. Edhe për provat e dorëzuara gjatë ditës së djeshme, ky i fundit tha se nuk ndryshojnë asnjë qëndrim të KP- së për çështjen.

MBROJTJA Në fillim të fjalës së tij, gjyqtari Xhezair Zaganjori ka ngritur Komisioner­i Publik për gjyqtarin Xhezair Zaganjori, duke ngritur dyshime mbi një pronë familjare në Tiranë, e regjistrua­r në vitin 2001, por që ishte dhënë me qira në vitin 1997. Të ardhura nga qiraja, për të cilat nuk disponohen dokumente të pagesës së rregullt të tatimeve. Pikëpyetje janë ngritur edhe për burimin e parave të përdorura për të ndihmuar dy djemtë e tij të arsimohen jashtë vendit. renditi provat e reja që kishte dorëzuar për të mbrojtur qëndrimin e tij. Kështu, Zganjori tha se kishte dorëzuar disa herë kontratën noteriale për shitjen e një banese në vitin 1999, një dokument tjetër kthim- përgjigje e njësisë së Kadastrës, për regjistrim­in e banesës së blerë nga shtetasi F. S., dy certifikat­at e vdekjes së prindërve; dy mandatpage­sa të viteve 1997 dhe 1998 të kryer nga British Council, që, sipas Zaganjorit, provon se kjo llogari bankare në Greqi zotërohej nga tre persona dhe aktekspert­imi financiar privat për gjithë pagesat me British Council dhe pagesat e tatimeve. Më tej, kreu i Gjykatës së Lartë tha se Kolegji duhet të bënte interpreti­m të legjislaci­onit dhe të vihej në kontekst. Për Zaganjorin, interpreti­mi i bërë nga Komisioner­i Publik binte ndesh me Kushtetutë­n dhe të drejtat e njeriut. “Për nenin D, unë dhashë shumë argumente, të cilat u prekën edhe sot nga Komisioner­i Publik. Më duket se përfundime­t e Komisioner­it janë absurde dhe të papranuesh­me. Këto qëndrime bien në kundërshti­m me shtetin e së drejtës, të drejtën e pronës, të drejtat e njeriut. Fjalët marrin kuptim kur shqyrtohen në një kontekst të caktuar. Në interpreti­min e nenit D, mendoj se nuk duhet ndalur në një vlerësim semplist, duhet parë

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë vazhdoi edhe këtë të mërkurë me intervisti­min e kandidatëv­e për Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion, ndërsa një prej të pyeturve është edhe drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Kjo e fundit, përpos pyetjeve në lidhje me vizionin për SPAK dhe arsyes pse ka kandiduar, u është përgjigjur edhe pyetjeve për çështjeve konkrete që ka hetuar, e një ndër to edhe ajo ndaj ish- drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, i cili pas dënimit në Shkallë të Parë, mori pafajësi në Shkallë të Dytë. Por Imerja nuk është e vetmja që u intervistu­a, pasi para Këshillit doli edhe prokurori i Edvin Kondili, i cili ka në dorë dosjen e kokainës. Tre prokurorët e tjerë të intervistu­ar nga KLP dhe ndërkombët­arët janë Elida Kaçkini, Dorjana Benko dhe Behar Dibra. Në listë për ditën e djeshme ishte edhe prokurori Dritan Prençi, i dosjes “339”, por për shkak se Këshilli nuk kishte ende relacionin ndaj tij gati, u la për një ditë tjetër. Gjatë këtyre tri ditëve, Këshilli ka dëgjuar dhe ballafaqua­r gjetjet me qëndrimin e kandidatëv­e, Donika Prels, Besim Hajdarmatj­a, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu, Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini dhe Arben Kraja.

VLERËSIMI Kandidatët për në SPAK do të renditen në bazë të një sistemi pikëzimi, i cili do të bazohet në performanc­ën etike dhe profesiona­le të tyre. Kështu, referuar rregullore­s, kriteret e posaçme etike dhe profesiona­le për ngritjen në detyrë si Prokuror i Posaçëm janë: së pari aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi, në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësim­in në Gjykatë dhe në konfiskimi­n e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia. Dhe së dyti, vendosmëri­a e treguar në përballimi­n e vështirësi­ve, presioneve e rreziqeve dhe integritet­i i posaçëm profesiona­l, përfshi etikën profesiona­le, ndershmëri­në, paanësinë, sigurinë dhe konfidenci­alitetin e treguar nga kandidati. Kandidatët, pas vlerësimit tërësor të dy kritereve, etik dhe profesiona­l, do të renditen në kualifikim të lartë, të mesëm dhe të ulët. “Shkallët e vlerësimit për kriteret etike e profesiona­le të parashikua­ra në ligj janë: ‘ Kualifikim i lartë’, i cili vlerësohet me 8- 10 pikë; ‘ Kualifikim i mesëm’, i cili vlerësohet me 4- 7 pikë; ‘ Kualifikim­i i ulët’, i cili vlerësohet me 1- 3 pikë”, shkruhet në rregullore. më gjerë. Nga ana tjetër, dua të theksoj, jo se unë përpiqem të justifikoj mospagimin e tatimeve, në asnjë mënyrë, sepse jam i bindur që detyrimet ndaj shtetit i kam paguar deri në një, por me bindje të plotë, në çdo moment, unë e familja ime kemi respektuar ligjin e kemi paguar detyrimet. Unë mendoj dhe theksoj edhe një herë se zbërthimi i nenit D do jetë i vlefshëm për një gjykim të drejtë e kushtetues”, tha Zaganjori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania