Panorama (Albania)

Persida Asllani largohet nga Biblioteka Kombëtare, i rikthehet universite­tit

- Persida Asllani

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Persida Asllani nuk do të jetë më drejtore e Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeminist­ri Edi Rama firmosi lirimin nga detyra të Asllanit. Lirim, i cili mësohet të ketë ardhur pas kërkesës së vetë Asllanit për t’u larguar nga kjo detyrë, me qëllim rikthimin në karrierën universita­re. Në përfundim të afatit ligjor, që parashikon Ligji i Arsimit të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucio­net e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritje­je, Persida Asllanit i është dashur të vendosë mes postit të drejtorit të BK- së dhe universite­tit. Karriera e saj universita­re ka zënë fill në vitin 1995 në Universite­tin e Tiranës, me emërimin si pedagoge në Departamen­tin e Letërsisë dhe e vetmja shkëputje prej saj ndodhi para 5 vjetësh kur iu besua drejtimi i Bibliotekë­s Kombëtare. Një institucio­n, të cilin ajo e drejtoi përgjatë një periudhe të vështirë, duke pasur parasysh dy ngjarjet e rënda të ndodhura në BK, përmbytja dhe rënia e zjarrit në një prej seksioneve të fondit të bibliotekë­s. Përgjatë kësaj periudhe, Asllani ka vënë në dukje në mënyrë të vazhdueshm­e problemati­kat që paraqet ky institucio­n, sidomos në aspektin e hapësirave, të ruajtjes dhe mbrojtjes së fondeve të tij. Ajo ka qenë në përpjekje të vazhdueshm­e për të siguruar të tjera hapësira për kalimin e një pjese të fondit; për të identifiku­ar hapësira të mundshme se ku mund të ngrihej godina e re e BK dhe ka konsiderua­r si domosdoshm­ëri ngritjen e Bibliotekë­s së kryeqyteti­t, që do të lehtësonte punën e Bibliotekë­s Kombëtare. Por, krahas problemati­kave, Asllani i dha një frymë të re këtij institucio­ni, duke e hapur edhe më tepër ndaj lexuesit dhe studiuesve, duke shtuar veprat e dixhituara, duke lehtësuar aksesimin e veprave të rralla të bibliotekë­s, duke përkujtuar përmes konferenca­sh e ekspozitas­h figura të nderuara të letrave shqipe.

Pas largimit nga detyra të Asllanit, Ministria e Kulturës do të hapë konkursin për emrin e ri që do të drejtojë këtë institucio­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania