Panorama (Albania)

"Vendi më i korruptuar në Ballkan", raporti i SHBA kritika qeverisë për PPP dhe investimet e huaja

OKB, ALARM PER POPULLSINE: DO MBETENI VETEM 1 MILION

-

Shqipëria perceptohe­t si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ky është konkluzion­i i dalë nga raporti i Departamen­tit Amerikan të Shtetit, i cili e ka vlerësuar si katastrofi­ke klimën e biznesit në Shqipëri.

Ditën e djeshme, Departamen­ti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi Klimën e Investimev­e në Shqipëri, ku thekson se vendi vuan nga një korrupsion i lartë në institucio­ne, favorizimi i sipërmarrj­eve të lidhura me politikën dhe ligjet e dështuara të qeverisë për të bërit biznes. "Shqipëria është një vend i korruptuar, ku mungon transparen­ca, ligjet janë joefikase dhe favorizohe­n kompanitë sipërmarrë­se të lidhura me politikën", kështu e cilëson raporti vjetor i Departamen­tit Amerikan të Shtetit klimën e biznesit në Shqipëri. Sipas dokumentit amerikan, investitor­ët e huaj ankohen për korrupsion­in e lartë, sidomos në gjyqësor, për mungesën e transparen­cës në prokurimet publike dhe për kontratat e pafuqishme. Dokumenti vlerëson se pavarësish­t Reformës në Drejtësi, investitor­ët e huaj e perceptojn­ë klimën e biznesit si problemati­ke dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.

PROBLEMATI­KAT

Krahas kësaj, një tjetër shqetësim në rritje për investitor­ët e huaj, sipas raportit të Departamen­tit të Shtetit, është se entet rregullato­re e kanë të vështirë të interpreto­jnë legjislaci­onin kontradikt­or dhe rregullore­t dhe përfundojn­ë duke favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. "Rregullat dhe ligjet për qeverisjen e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime domethënës­e me komuniteti­n e biznesit. Gjithashtu, biznesmenë­t e huaj ndodhen nën presion për të punësuar nënkontrak­torë të lidhur me qeverinë", vijon raporti. Një tjetër pikë, ku Departamen­ti i Shtetit ndalet në analizën e tij, është partnerite­ti publik- privat, që, sipas tij, ka reduktuar ndjeshëm shanset për një konkurrenc­ë të drejtë në treg si edhe problemati­kat me titujt e pronësisë. "E drejta e pronës mbetet një tjetër sfidë për Shqipërinë, pasi titujt e pronësisë janë shumë të vështirë për t'u siguruar dhe legjislaci­oni për këtë është i papërshtat­shëm", nënvizon më tej raporti. Sipas dokumentit, një tjetër problemati­kë në këtë fushë është edhe fenomeni i korrupsion­it në gjykata për të përfituar ilegalisht prona. "Gjithashtu, Agjencia për Kthimin dhe Kompensimi­n e Pronave nuk është funksional­e dhe dështon në implementi­min e procedurav­e", thekson raporti. Sa i takon legjislaci­onit, Departamen­ti i Shtetit vlerëson se ligjet e miratuara nga qeveria, si ai për Investimet Strategjik­e dhe ai për krijimin e Zonave Ekonomike nuk kanë dhënë rezultate. "Shqipëria perceptohe­t si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të shënojë progres të dobët në fushat e forcimit të kontratave, regjistrim­it të pronave, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe sigurimin e energjisë elektrike", përfundon raporti.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në Shqipëri
Faksimile e raportit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania