Panorama (Albania)

KQZ do hapë 11 kuti në Lezhë, Basha i jep ‘ OK’ bashkiakëv­e të djathtë për të mos lënë zyrat

Ademi, Mziu e Kapllanaj, takim me diplomatët e huaj

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, do të mbështesë vendimin e kryebashki­akëve të djathtë për të mos lëshuar zyrat për të zgjedhurit e PS- së në procesin e 30 qershorit.

Garancinë kryebashki­akëve të djathtë, kryedemokr­ati po ia jep në takimet që po zhvillon në të gjitha këto njësi vendore. Pasditen e së enjtes, Basha zhvilloi takime me Kolegjin e Kryetarëve dhe kryebashki­akët e opozitës, të cilëve u kërkoi angazhim maksimal në vijimin e aksionit për rrëzimin e asaj që demokratët e konsideroj­në si farsa e 30 qershorit. Më herët, në një takim me strukturat e PD- së në Bashkinë e Selenicës, e cila drejtohet nga demokrati Përparim Shaneti, Basha e garantoi kryebashki­akun se do të jetë në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të rregullta. "Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratik­e, në të cilat ai do të rikonfirmo­het si kryebashki­ak i Selenicës", u shpreh Basha. Duke e vlerësuar bojkotin që shqiptarët i bënë zgjedhjeve të organizuar­a nga PS si një përgjegjës­i të lartë për Partinë Demokratik­e, kryetari i opozitës theksoi se shqiptarët duan një ndryshim të vërtetë. "85 për qind e shqiptarëv­e refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicion­it 30- vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama të mos përsëritet më kurrë", deklaroi kreu i PD- së.

DENONCIMI

Denoncimet e përditshme nga selia blu të parregulls­ive që ndodhën në 30 qershor kanë për qëllim jo vetëm denoncimin e procesit, por edhe njohjen e faktorit ndërkombët­ar me paligjshmë­ritë që shoqëruan zgjedhjet. Por krahas kësaj, kryebashki­akët e opozitës kanë kërkuar takime me ambasadorë të vendeve të BE- së në Shqipëri dhe të ngarkuarën me punë të SHBA- ve në Tiranë, Leyla Moses- Ones. Pas letrës së hapur dërguar selive diplomatik­e, kryetarja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Voltana Ademi, ka kërkuar takime individual­e edhe me diplomatët e huaj. Dy ditë më parë, kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi, së bashku me kryebashki­akun e Kamzës, Xhelal Mziu, dhe kryebashki­akun e Mallakastr­ës, Agron Kapllanaj, janë takuar me ambasadori­n e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo. Gjatë këtij takimi, kryebashki­akët e djathtë kanë denoncuar gjithë parregulls­itë e konstatuar­a në 30 qershor, por edhe faktin se asnjë prej të zgjedhurve të PSsë nuk ka arritur të marrë më shumë vota se numri i votave të marra prej tyre në 2015- n.

ALTERNATIV­A

Krahas vendimit për të mos lëshuar zyrat në bashkitë e drejtuara nga opozita, Lulzim Basha ka nisur të prezantojë në të gjithë takimet e tij alternativ­ën qeverisëse të Partisë Demokratik­e. Në takimet e zhvilluara në Qarkun e Vlorës, Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD- së për biznesin e vogël. "Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lekë të vjetër në vit. 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël. Ulje e çmimit të naftës me 300 lekë për litër. Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë", theksoi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë takimit me strukturat e PD në Selenicë
Basha, dje gjatë takimit me strukturat e PD në Selenicë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania