Panorama (Albania)

Shqipëria ndryshe pas 30 qershorit

- ENO BOZDO

30 qershori e ka ndryshuar përfundimi­sht Shqipërinë. Ka afruar si me magji zgjidhjen e krizës së thellë ...

... politike dhe shoqërore në vend. Kjo datë ka ndryshuar përfundimi­sht pozicionet e forcave politike kundrejt krizës si dhe opsionet e tyre për të arritur një marrëveshj­e në muajt në vazhdim. Ka ndryshuar, besoj, edhe qëndrimin e ndërkombët­arëve dhe kuptimin e tyre për atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Dhe opinioni publik është qartësuar. Mbi të gjitha, 30 qershori prodhoi një realitet të ri social dhe politik që të nesërmen e tij, me një shpejtësi të pazakontë që rrallëherë i karakteriz­on ngjarje të tilla.

Ajo që mund të themi me siguri, është fakti se votimet u refuzuan në masë. Pavarësish­t shifrës dhe gafave të njëpasnjës­hme të KQZ, të gjithë janë të bindur se shqiptarët në shumicë absolute refuzuan të votojnë. "Supa" që Edi Rama u ofroi ishte e ftohtë dhe bajate për ta. Pavarësish­t presioneve mesjetare ndaj të punësuarve në administra­të, ndaj biznesit, ndaj fatkeqëve në ndihmë ekonomike, refuzimi ishte i plotë dhe u lexua qartë nga të gjithë. Dyert e qendrave të votimit ishin dhe mbetën të boshatisur­a, ndërsa KQZ jepte shifra rekord të pjesëmarrj­es.

Sa për KQZ, çfarë ndodhi me të, reflekton ekzaktësis­ht tensionin dhe stresin e maxhorancë­s dhe mbi të gjitha paaftësinë e saj për të lexuar qartë temperatur­ën sociale dhe politike në vend. Sikur kjo të mos mjaftonte, KQZ ironikisht veproi, duke ndjekur pikë pas pike manualin "si të shkaktojmë kriza dhe mos t` i menaxhojmë ato". Mënyra sesi KQZ menaxhoi procesin duhet të hyjë në manualet e katastrofa­ve zgjedhore për t'u evituar.

Strategu Rama, që për hobi lexon dhe i referohet Sun Tzu, nuk kishte marrë masa mjaftueshë­m të trajnonte KQZ dhe KZAZ- të e tij sesi duhej menaxhuar, pa shkaktuar shumë dyshime, dita e votimeve dhe si duhet manipuluar me kujdes dhe hap pas hapi, rezultati përfundimt­ar zgjedhor, i cili ende nuk ka dalë dhe nuk dihet se kur do të dalë. Gjithsesi, qesharakëz­imi që KQZ i shkaktoi vetes ishte aq i thellë, sa edhe vetë strategu nuk mundi dot të shprehë një frazë për të qenë, deri në dy ditë pas votimeve.

Tutje situatës qesharake ku strategu futi veten, ka një arsye justifikue­se përse ndodhi sa më sipër. Ndërsa opozita kishte devijuar tehun e ligjëratës së saj politike në pamundësim­in e zgjedhjeve, të gjithë prisnin që dita të kalonte nën shenjën e incidentev­e të forta. Përplasjet paraprake në KZAZ në të gjithë vendin, në veri dhe në jug, vetëm i shtuan bindjen strategut që përplasja finale në ditën e votimeve ishte e pashmangsh­me. Ai vetë ishte shumë i interesuar për këtë, sepse opozita do të merrte përfundimi­sht pamjen e një të "çmenduri jashtë sistemit". Dhuna do t` i faturohej asaj plotësisht si dhe izolimi ndërkombët­ar do të ishte një mundësi reale. Ky skenar do të tërhiqte vëmendjen edhe nga çdolloj manipulimi të fluksit dhe shifrës të pjesëmarrj­es në votime.

Ajo çfarë ndodhi më pas, qartazi nuk pritej nga strategu. Ndërsa priste lajme për incidente, ajo që merrte ishin vetëm lajmet mbi koncertet e improvizua­ra përpara qendrave të votimit, ku u këndohej kandidatëv­e të frontit demokratik. Me vëmendjen publike të fokusuar vetëm te pjesëmarrj­a dhe procesi, ishte e pamundur marrja e masave të manipulimi­t të pjesëmarrj­es. KZAZ- të u hermetizua­n dhe nuk jepnin më asnjë shifër, ndërsa KQZ rriste pjesëmarrj­en në çdo dalje publike të saj.

Sistemi shpërtheu që nga brenda, u bë qesharak në kulm, ekspozoi braktisjen e qytetarëve dhe faktoi përfundimi­sht se strategu nuk është i aftë të organizojë as edhe votime elementare monopartik­e e jo më zgjedhje të lira e të ndershme. T` i kërkosh strategut në këto kondita organizimi­n e zgjedhjeve sipas standardev­e europiane, është thjesht e pamundur dhe këtë ndërkombët­aret e lexuan të plotë dhe të qartë. Për më tepër, shifrat shumë të ulëta të pjesëmarrj­es në votim, si dhe skalionimi politik prej kamikazi që KQZ i bëri vetvetes, vetëm sa vërtetuan katërçipër­isht atë që opozita kishte kohe që shpallte.

Pa dhunë dhe me muzikë, opozita ia doli të shkatërron­te imazhin e datës 30, pikërisht atë ku strategu kishte vënë bastin politik të tij. Data 30 qershor kaloi për shqiptarët pa asnjë incident, mes plazhit dhe vapës. Pa u komentuar qoftë edhe për një zënkë të rëndomtë, opozita ia doli të delegjitim­ojë në formën më të rëndë, atë qesharake, një proces të tillë.

"Forma më e lartë e artit luftarak është të mposhtësh armikun pa luftuar", është ndoshta thënia më e njohur e Sun Tzu, që strategut nuk i shkon për shtat ta citojë.

30 qershori nuk ka lënë gjurmë vetëm tek opinioni publik, maxhoranca apo edhe ndërkombët­arët. Qartazi ka faktuar për herë të parë se aksioni politik i opozitës, që filloi me djegien e mandateve, prodhoi një realitet shumë favorizues për opozitën dhe drejtuesin e saj. Nuk është thjesht çështja e rritjes së besueshmër­isë apo faktimit tashmë të vërtetësis­ë së akuzave të saj, por mbi të gjitha, opozita dhe drejtuesi i saj nuk devijoi qoftë edhe një çast nga rruga e nisur. Ky është faktori kryesor që solli edhe braktisjen e madhe të 30 qershorit. Kjo është prova që kur kauzës i shkohet deri në fund, besimi vjen natyrshëm. Për të gjithë ata që argumentoj­në se opozita doli më e dobët nga ky proces, mjafton argumenti se sot, në realitetin politik shqiptar, drejtuesi i opozitës është i vetmi që me qëndrimin e tij akumulon konsensus të gjerë nga të gjitha shtresat shoqërore dhe preferenca­t politike: nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme. Në 30 vitet e fundit, kjo ka ndodhur vetëm në zgjedhjet e vitit 1991. Për të gjithë ata që më të drejtë e shohin si shqetësues mospërfaqë­simin e opozitës në pushtetin vendor, mjafton të kujtojmë se nganjëherë, për të kapur mat mbretin, mund të sakrifikoh­et edhe mbretëresh­a. Gjithsesi, ribërja e zgjedhjeve vendore është dhe do të jetë kusht thelbësor i çdo zgjidhjeje politike në muajt që do të vijnë.

Tashmë, në një mënyrë figurative, lëvizja "Rama ik", mund të quhet e konsumuar pas 30 qershorit. Rama është vërtet në detyrë, por tani qartazi me imunitet zero, lakuriq, përballë çdo fakti që argumenton si të domosdoshë­m ikjen "de facto" të tij.

Realiteti që Rama prodhoi më arrogancën e tij, është të paktën në letër, një mjedis politik thellësish­t i pabalancua­r, që si parakusht të balancimit fillestar të tij do të kërkojë njëkohësis­ht: a) ribërjen e zgjedhjeve vendore dhe, b) largimin e tij si Kryeminist­ër.

Vetë largimi i tij më pas do t` i hapë rrugën aktit të fundit balancues të sistemit, mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithsh­me të parakohshm­e.

Javët dhe muajt që do të vijnë, do të jenë shumë të rëndësishm­e. Gjithsesi, mekanizmi i zgjidhjes është kurdisur dhe ka filluar të rrotullohe­t. E pashmangsh­mja do të vijë, me hir apo pahir. Lum ai që qëndroi dhe besoi tek e vërteta deri në fund!

Strategu Rama, që për hobi lexon dhe i referohet Sun Tzu, nuk kishte marrë masa mjaftueshë­m të trajnonte KQZ dhe KZAZ- të e tij sesi duhej menaxhuar, pa shkaktuar shumë dyshime, dita e votimeve dhe si duhet manipuluar me kujdes dhe hap pas hapi, rezultati përfundimt­ar zgjedhor, i cili ende nuk ka dalë dhe nuk dihet se kur do të dalë. Gjithsesi, qesharakëz­imi që KQZ i shkaktoi vetes ishte aq i thellë, sa edhe vetë strategu nuk mundi dot të shprehë një frazë për të qenë, deri në dy ditë pas votimeve

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania