Panorama (Albania)

Kur politika çon drejt humnerës ekonominë

Shqipëria, vendi ku politikëbë­rësit ngatërrojn­ë tarifat me taksat

- DR. KLODIAN MUÇO

Studime të ndryshme kanë treguar se shkaku primar pse afrikanët janë të varfër ka të bëjë me zgjedhjen e ...

... drejtuesve të tyre politikë. Afrika ka përfituar ndër vite nga hapja preferenci­ale dhe aksesi në tregjet ndërkombët­are, por vazhdon të jetë shumë e varfër, pasi ekonomia varet kryesisht nga eksporti i lëndëve të para të papërpunua­ra.

Shumë vendeve afrikane, ashtu si edhe Shqipërisë, nuk u mungojnë burimet natyrore, përkundraz­i, nëntoka e tyre është e pasur me metale të çmuara, por jo vetëm. Vendet në fjalë janë të varfra, pasi burimet natyrore menaxhohen keq, ato përdoren kryesisht për të pasuruar një elitë politike të caktuar, të cilët me anë të praktikave korruptues­e devijojnë zhvillimin ekonomik.

Drejtuesit e korruptuar kanë tendencën të mbajnë afër njerëz të korruptuar. Drejtuesit në fjalë kanë nevojë për besnikëri ndaj tyre, jo për aftësi; kanë nevojë për kontribute elektorale, jo për kapacitete intelektua­le; kanë nevojë për njerëz me mision, jo për njerëz me vizion.

Në Shqipëri, ashtu si dhe në Afrikë, problemi primar dhe konstant i ekonomisë së vendit është kryesisht klasa e saj politike që edhe pse drejton një vend kapitalist, vepron njëlloj sikur të jetë një shtet monopartia­k dhe diktatoria­l.

Kapitalizm­i në historinë humane është një sistem ekonomik i orientuar nga e ardhmja. Një investues vë bast mbi rendimente­t që do arkëtojë në të ardhmen. Një bankier, për të financuar proceset prodhuese, ofron kredi kundrejt një premtimi për pagesat e kësteve të kredisë. Një sipërmarrë­s inovator ndërmerr iniciativa që ndoshta edhe nuk ekzistojnë, pa e pasur mundësinë të bëjë përllogari­tje empirike mbi perspektiv­at ekonomike të investimit. Konsumator­i, në bazë të disponuesh­mërisë monetare dhe produkteve në treg, vlerëson raportin më të mirë cilësiçmim. Praktikish­t, çdo aktor ekonomik në epokën kapitalist­e e sheh të ardhmen si një inspirim nga risia dhe surprizat që ofron e ardhmja.

Në kapitalizë­m, aktorët socialë në politikë kanë një sjellje egoiste, kërkojnë me çdo kusht të konsolidoj­në apo zgjerojnë "kuotën" e tyre tregut politik. Ndërsa elektorati shpesh zgjedh në bazë të interesave personale pa marrë në konsiderat­ë nevojat kolektive. Nëse dikush ka interesa nga një parti, ai do kërkojë me çdo kusht të votohet për atë parti e do tentojë "të bindë" të tjerët që të bëjnë të njëjtën zgjedhje.

Në një kontekst të tillë, edhe partitë komprometo­hen nga elektorati. Programi apo zgjedhjet e tyre influencoh­et nga elektorati i tyre dhe jo më nga interesi kolektiv.

Po vallë, çfarë sjell e gjitha kjo për ekonominë?

Mungesa e hartimit të ofertës politike për të gjithë dhe mospërfshi­rja e gjithë qytetarëve në të, sjell një pasiguri ekonomike për të ardhmen.

Çdo ndërmarrje ekonomike apo individ do të kërkojë të shtyjë në kohë zgjedhjet e investimev­e. Nëse të gjithë do të veprojnë në këtë mënyrë, rritja ekonomike largohet. Sipas studimeve të ndryshme empirike, vërehet se rritja e pasigurisë politike sjell reduktim të prodhimin industrial dhe reduktim të punësimit.

Çfarë mund të thotë e gjitha kjo sot për ne?

Pasiguria politike te ne sot po largon investitor­ët e huaj. E bën më të vështirë integrimin e Shqipërisë në BE. Humbet shpresa për të nesërmen dhe stimulohet emigracion­i.

Bie rritja ekonomike dhe rritet papunësia. Rritet mosha mesatare nga ikja e të rinjve dhe sistemi i sigurimeve shoqërore shkon drejt kolapsit. Rritja ekonomike, që konsideroh­et si një ekuacion kompleks, bëhet gjithmonë e më i vështirë për "t'u zgjidhur".

E nëse në një vend kapitalist e demokratik ku qeveria nuk është një pronë personale ku mund të veprosh sipas dëshirës, drejtuesit do të kërkonin rikonfirmi­min e elektorati­t për të parë nëse vizioni i tyre për të ardhmen konvergjon me "zgjedhjet" e qytetarëve.

Apo do të mundoheshi­n sadopak të luftonin varfërinë. Te ne ndodh e kundërta, kërkojnë me çdo kusht ta rrisin këtë varfëri.

Mjafton të shohim nismën e fundit të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, e cila nuk mjaftohet me faktin se jemi vendi që tregtojmë naftën më të keqe në Europë me një çmim absurd, ajo shkon edhe më tej, duke vendosur të krijojë një agjenci shtetërore të re pa ndonjë funksion të dobishëm për të krijuar një rezervë kombëtare karburante­sh.

Vallë, a e di se ne jemi vend nxjerrës dhe përpunues nafte? E gjitha kjo, sipas projektlig­jit, do të financohet me një tarifë prej 20lekëshe shtesë në naftë.

Vallë, a e dinë që tarifa është një pagesë kundrejt një shërbimi të marrë?

Ku qëndron shërbimi që do ofrojë kjo agjenci?

Kjo është një taksë e mirëfilltë, që do varfërojë edhe më tepër shqiptarët për të pasuruar ndonjë sipërmarrë­s të radhës.

Pra, shqetësimi i klasës politike te ne është vetëm pasurimi i të pasurve në kurriz të të varfërve dhe përkeqësim­i i tejskajshë­m i shpërndarj­es së të ardhurave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania