Panorama (Albania)

Bushati: Aksi mes Tiranës e Beogradit u ndryshua në Sofje- Shkup

"Samiti i Berlinit lindi si proces me dy akse kryesore, Tiranën dhe Beogradin. Të analizojmë pse u zhvendos drejt Shkupit e Sofjes"

-

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson si një skenar ogurzi, që do çonte marrëveshj­en me Greqinë drejt pikës zero, nëse qeveria e re në vendin fqinj do të ratifikont­e në Parlament marrëveshj­en e nënshkruar në vitin 2009.

Në një intervistë për RTSH- në, Bushati flet edhe për Samitin e Berlinit dhe atë që ndodhi nga krijimi i tij, si dhe zhvendosje­n e vëmendjes nga Tirana e Beogradi drejt Shkupit e Sofjes.

Çfarë ndodhi me bisedimet me ish- ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias. Fakti që nuk u përmbyll asgjë, kur dukej se ju ishit shumë pranë një marrëveshj­eje. Çfarë ndodhi që nuk ka asnjë përparim të dukshëm?

Në fakt, ne kemi diskutuar për të gjithë çështjet që përfshijnë raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një paketë, duke i grupuar, qoftë çështjet e karakterit historik që origjinën e problemati­kës e gjejmë të Lufta e Dytë Botërore, çështje të aktualitet­it dhe çështje të perspektiv­ës që ne gjejmë në këto marrëdhëni­e. Besoj se qasja në paketë ka qenë një qasje që ka ndihmuar të dyja palët për të ardhur sa më pranë për zgjidhjen e këtyre problemati­kave. Për shkak të situatës së brendshme në Greqi, firmosjes dhe kalimit të marrëveshj­es së Prespës dhe turbulencë­s politike që e pasoi atë në Greqi, por ndoshta edhe për shkak të situatës politike në Shqipëri, ku siç dihet, kishte një lloj hezitimi nga ana e Presidenti­t të Republikës për të vijuar me tej me procesin e delimitimi­t të hapësirës detare, një proces të cilin Presidenti i Republikës e lidhi me funksional­itetin e Gjykatës Kushtetues­e, gjërat nuk arritën dot të shkonin drejt përfundimi­t. Ka qenë një shans i humbur, por, nga ana tjetër, është bërë një punë voluminoze dhe shpresoj që me qeverinë e re në Greqi në fitohet koha e humbur dhe të shkojmë drejt mbylljes së problemati­kave dypalëshe.

Pika më delikate dhe ajo që ka shfaqur më shumë diskutim në të dy anët e kufirit ka qenë Marrëveshj­e e Detit. A është ajo në pikën 0 apo ka një bazë të ngritur nga paraardhës­it e dy vendeve? A mund të konsideroh­et e vdekur si marrëveshj­e?

Natyrisht që për ne është një marrëveshj­e e vdekur, përsa kohë ka një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetues­e. Fakti që jemi ulur në tryezë me palën greke, që ka pasur një plotfuqish­mëri të lëshuar nga institucio­net shtetërore për të rifilluar procesin e negociatav­e me Greqinë, do të thotë që është e vdekur dhe për Greqinë. Ne kemi synuar që të ndërtojmë një proces të ri, që do të na çonte eventualis­ht drejt një marrëveshj­eje më të drejtë për të dyja palët. Marrëveshj­e më të drejtë, që do të bazohej mbi legjislaci­onin ndërkombët­ar, mbi konventën e detit dhe do të respektont­e detyrimet kushtetues­e dhe ekzigjenca­t, që kanë palët në këtë proces. Kur nisëm për të diskutuar dhe për të eksploruar mundësinë e një marrëveshj­eje, përsa i përket hapësirave detare, shelfit kontinenta­l dhe zonës ekskluzive ekonomike, palët nuk kanë parasysh vetëm arritjen e një marrëveshj­eje të drejtë, por edhe vendosjen e një precedenti, që mund t'i shërbejë në negocime të mëvonshme. Mendoj, që edhe në këtë pikë është bërë një punë goxha voluminoze nga të dyja palët dhe nuk shoh arsye për t'u kthyer mbrapsht, përveçse për të konkretizu­ar këtë proces që ka nisur.

Dua të insistoj një moment te Marrëveshj­e e Detit sepse ka një gjë interesant­e, sesi koha dhe historia vendosen në Ballkan. 10 vjet më parë, ishte motra e KM aktual të Greqisë që vendosi marrëveshj­en me Tiranën zyrtare, një marrëveshj­e e cila u çua në Gjykatën Kushtetues­e nga pala jonë dhe u rrëzua. Ndërkohë, ju patët përpjekje për të arritur një marrëveshj­e të re me ish- ministrin e Jashtëm grek, Kotzias. Po çfarë do të ndodhte nëse qeveria aktuale greke do ta çonte për ratifikim marrëveshj­en ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në Parlamenti­n grek?

Ky do të ishte një skenar ogurzi, që do ta çonte procesin në pikën e vdekjes. Mendoj që për dy fqinj, për dy aktorë rajonalë, siç janë Shqipëria dhe Greqia, është e rëndësishm­e që të identifiko­jnë instrument­et e duhura të praktikës ndërkombët­are dhe praktikat më të mira europiane për të shkuar drejt një zgjidhjeje. Ose do duhet të ketë një zgjidhje, ku palët bien dakord dhe ky proces mbyllet, ose do duhet që në mungesë të kësaj zgjidhjeje t'i referohen një tribunali ndërkombët­ar. Besoj, se dhe praktika europiane në këtë drejtim është e qartë dhe nuk ka arsye që nga një proces i nisur tanimë për mundësinë e pasjes së një marrëveshj­eje të re, pala greke ta çonte procesin në një pikë të vdekur, në një drejtim krejt të kundërt. Është e vërtetë që është nënshkruar në 2009- n kjo marrëveshj­e, por deri në 2013- 2014 në Greqi ka qenë në krye të punëve të vendit e njëjta forcë politike, që sapo ka marrë besimin e qytetarëve grek këto ditë. Pra, në kushtet kur kjo forcë politike nuk bëri një veprim të tillë në ato vite, do të ishte e dëmshme, e padrejtë dhe nuk do ti shërbente klimës së procesit që ka vite që ka nisur mes dy vendeve tona.

Nuk e di sa reflekton seriozitet­i i politikës së jashtme në raport me fqinjët, por dhe me komuniteti­n ndërkombët­ar. I referohem këtu samitit të Sarajevës, dy ditë më parë. Ministria e Jashtme shqiptare deklaroi bojkotimin në respekt të qëndrimit që mbajti Kosova, ndërkohë kishim një pjesëmarrj­e të Presidenti­t Ilir Meta. Duket si një politikë e jashtme me dy koka.

Kushtetuta e Shqipërisë, legjislaci­oni shqiptar janë të qartë në këtë pikë. Natyrisht që Presidenti ka një rol në politikën e jashtme, rolin kryesor e ka qeveria. Por ka fusha ku Presidenti dhe qeveria duhet të bashkëpuno­jnë. Në përfaqësim­in që bëhet në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara, delegacion­i shqiptar një vit kryesohet nga Presidenti dhe një vit tjetër nga Kryeminist­ri. Pra, në fillimet e tranzicion­it, edhe për këtë çështje, ka pasur divergjenc­a dhe më pas është gjetur gjuha e mirëkuptim­it. E njëjta gjë edhe në procesin e emërimit të ambasadorë­ve, ku falë dekretit të Presidenti­t emërohet një përfaqësue­s i lartë i Shqipërisë në një vend apo organizatë të caktuar. Po kështu, në disa organizata kemi një përfaqësim në nivelin e qeverisë, në disa të tjera në nivelin e Presidenti­t. Ligji për nënshkrimi­n e marrëveshj­eve ndërkombët­are është gjithashtu i qartë se ku kemi një përfaqësim të Republikës së Shqipërisë, fjala e Presidenti­t të Republikës është përcaktues­e. Ku kemi një përcaktim të Këshillit të Ministrave apo qeverisë shqiptare, fjala e qeverisë është përcaktues­e. Gjithmonë ka nevojë për një sinkronizi­m më të mirë. Në fund të ditës, jemi vetëm në 3 dekadat e para të ndërtimit të sistemit demokratik dhe shpresoj që pas çdo dështimi ne të kemi mundësi për të nxjerrë mësimet tona. Por nuk jemi as vendi i parë, as i fundit. Më kujtohet një histori e famshme e një vendi anëtar të BE- së, ku kishte një rivalitet të fortë mes Presidenti­t dhe Kryeminist­rit dhe në disa raste kjo transferoh­ej dhe në përfaqësim­in ndërkombët­ar. Besoj, se është momenti për të nxjerrë gjithë mësimet e duhura dhe për të kuptuar që problemet tona të brendshme nuk kemi pse t'i transferoj­më jashtë Shqipërisë.

Mbetemi të paaftë për të tërhequr fonde kur vjen fjala për samite si ai i Poznanit në lidhje me Procesin e Berlinit? A dështuam ne kësaj radhe në Poznan të merrnim mbështetje dhe fonde? Duket se ky nuk ishte rasti i Serbisë apo vendeve të rajonit që janë ndër përfituesi­t më të mëdhenj të fondeve të BE- së.

Ka dy dimensione, përsa i përket procesit të Berlinit. I pari, është dimensioni politik. Është një proces, i cili lindi për t'i ofruar një mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor për të bashkëpunu­ar me njëra- tjetrën, për të ndërtuar një proces më të strukturua­r bashkëpuni­mi me vetë BE- në në kushtet kur vetë presidenti i Komisionit Europian, Juncker, e kishte shpallur publikisht që gjatë mandatit 5- vjeçar të komisionit të tij nuk do të kishte një proces të zgjerimit të Bashkimit Europian. Jemi në një periudhë, në 2014- n kujtoj, kur Kancelarja Merkel dhe Gjermania patën aftësinë dhe vizionin strategjik për të kuptuar që kyçja, sidomos e Beogradit dhe Tiranës apo Tiranës dhe Beogradit, si dy pole të ndryshme stabilitet­i, në një proces afrimi do të ndihmonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të reduktuar diferencat dhe për të bashkuar forcat drejt projekteve të përbashkët­a të karakterit ekonomik, infrastruk­turor e kështu me radhë. Pra, lindi si një proces që në mënyrë të pashkruar kishte si dy akse kryesore, Tiranën dhe Beogradin. Mendoj që duhet të analizojmë që pse samiti i radhës do të drejtohet nga Shkupi dhe Sofja dhe pse kemi këtë lloj zhvendosje­je, 4- 5 vjet pas nisjes së këtij Samiti. Sepse mendoj që simbolika politike është më e rëndësishm­e se çdo gjë tjetër. Më pas, mund të vijmë te çështje të natyrës ekonomike apo projekte të përbashkët­a. Nuk mund dhe nuk do të ishte e drejtë që të analizohej thjesht Samiti i Poznanit si i veçuar përkarshi samiteve të tjera që janë zhvilluar më përpara. Ne dimë që kemi zyrën e Bashkëpuni­mit Rinor me qendër në Tiranë dhe është krejt normale që i njëjti diskutim ka qenë në Serbi që pse u vendos Tirana që të jetë vendi ku do ketë selinë kjo nismë e rëndësishm­e rajonale dhe jo Beogradi, Sarajeva, Shkupi, apo Prishtina.

Do të ishte një skenar ogurzi, që do ta çonte procesin në pikën e vdekjes. Mendoj që për dy fqinj, për dy aktorë rajonalë, siç janë Shqipëria dhe Greqia, është e rëndësishm­e që të identifiko­jnë instrument­et e duhura të praktikës ndërkombët­are

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Bushati dhe Kotzias
Bushati dhe Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania