Panorama (Albania)

U arrestua në TV live, Gjykata liron ish- deputetin Bardh Spahia

Trupa gjykuese hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Prokuroria

-

Gjykata e Apelit në Shkodër liroi ish- deputetin e PD- së, Bardh Spahia, duke vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" nga "arrest shtëpie" që kishte në Shkallën e Parë dhe duke e cilësuar të paligjshëm ndalimin e tij dhe duke hedhur dy prej tri akuzave që lidhen me protestën dhe djegien e KZAZ 3 te shkolla "Shejnaze Juka" në 19 qershor të këtij viti, KZAZ kjo që për arsye sigurie më pas u zhvendos te shkolla "Arben Broci". Seanca për të nisi fillimisht në orën 9: 30 në Apel, por u ndërpre, pasi ishdeputet­i Spahia nuk ishte i pranishëm në sallë. Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Vata, Hajrie Muçmataj dhe e kryesuar nga Marina Rraboshta pas ndërprerje­s vendosi që ta shtyjë në orën 14: 00 seancën për t'i dhënë kohë Policisë së Tiranës që ta shoqëronte ish- deputetin nëse do kishte dëshirë që të paraqitej. Në këtë mënyrë ish- deputeti Spahia ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, pasi Policia e shoqëroi, duke qenë se Gjykata njoftoi efektivët e Tiranës për një gjë të tillë. Avokati u shpreh se Bardh Spahia është ndaluar në Tiranë më shumë se 24 orë pas ngjarjes që kishte ndodhur në Shkodër. Është ndaluar nga Policia e Tiranës pas ndihmës që kanë kërkuar efektivët e Shkodrës në mënyrë të paligjshme, pasi, sipas mbrojtjes, ish- deputeti i PD- së nuk ka pasur asnjë rrezik ikjeje jashtë Shqipërisë apo asnjë rrezik për t'iu fshehur drejtësisë. "S'ka pasur një urdhërndal­imi, që duhej të ishte i vërtetë dhe jo rrezik imagjinar", tha avokati Kaso, ndërsa shtoi se ka qenë duke kryer detyrat e veta politike dhe madje ka qenë duke shkuar në një studio televizive live dhe është absurde të mendohet largimi i tij. Trupi gjykues vendosi të lirojë ishdeputet­in Bardh Spahia, ndërsa hodhi poshtë dy akuzat "kundërshti­m i punonjësve të Policisë" dhe "shkatërrim i pronës me zjarr", ndërsa la masën lehtësuese "detyrim paraqitje" vetëm për akuzën "mosbindja ndaj punonjësve të Policisë", duke dhënë edhe argumentet përkatëse si mungesa e një urdhërndal­imi dhe mungesa e provave për shkatërrim­in e pronës me zjarr.

 ??  ?? Spahia, dje në gjyq
Spahia, dje në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania