Panorama (Albania)

KQZ pranon hapjen e kutive në 11 QV në Lezhë, votat rinumërohe­n sot

PKA: Fenomene absurde siç është trendi lezhjan, votojnë 60 minuta përpara mbylljes, gjithë ditën nuk kishin votuar as 2 mijë veta

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje kërkesën ankimore të Partisë Konservato­re Albania për hapjen e 11 kutive të votimit për Bashkinë e Lezhës.

Kërkesa ankimore u paraqit nga ky subjekt zgjedhor me pretendimi­n se në këto 11 qendra votimi ka parregulls­i ndërmjet numrit votuesve dhe numrit të fletëve të gjetura në kutitë e votimit. "Klientët që ne përfaqësoj­më, janë të mendimit që këto zgjedhje kanë qenë totalisht të karakteriz­uara nga shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor për Bashkinë Lezhë. Ka pasur shumë parregulls­i, numërues të dorëhequr, të tjerë të emëruar në mes të procesit, fenomene absurde, siç është trendi lezhjan që votojnë 60 minuta përpara mbylljes së votimit, pasi gjithë ditën nuk kishin votuar as 2 mijë veta. Së pari, në gati 11 QV në tabelat përmbledhë­se të KZAZ- ve 12 dhe 13 kanë rezultuar më shumë fletë votimi se sa zgjedhës në të. E theksoj, kjo është vetëm çfarë konstatohe­t më sy të lirë. Kur shihet që në 11 QV shifrat nuk përputhen dhe ankuesi nuk ka pasur vëzhgues, mendohet se çfarë kasaphane është bërë. Po paraqesim disa deklarata noteriale të disa personave që kanë deklaruar se kanë votuar pro z. Eduard Ndocaj dhe kur kanë parë rezultatin, ka dalë se nuk ka pasur asnjë votë për Ndocaj", theksoi përfaqësue­si ligjor i Partisë Konservato­re Albania në parashtrim­in e kërkesës ankimore. Në mbledhjen e djeshme të KQZ- së ishte i pranishëm edhe përfaqësue­si ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, i cili mbështeti kërkesën e paraqitur nga subjekti zgjedhor. Çështja u bë më e nxehtë për një qendër votimi, ku në kuti kishin gjetur 20 vota më shumë se sa votues, ndërsa në qendrat e tjera, parregulls­ia qëndronte në 1 deri në 3 vota. "Nëse ka edhe një votë, e cila dëmton procesin zgjedhor, e cila është e deformuar dhe nuk pasqyron realitetin në ditën e zgjedhjeve, ne as nuk e mbrojmë dhe as nuk e pengojmë që të hetohet nga KQZ. Kjo është një kërkesë, e cila ka përcaktuar se në cilat kuti ndodhet gabimi, se në cilat kuti gjendet deformimi i procesit zgjedhor, ne jemi që këto kuti të hapen. Pavarësish­t se nuk ka asnjë provë, në jemi që të hapen. Nëse do të ketë të paktën një kërkesë ankimore, të paktën me një votë ndryshim, KQZ duhet t'i hapë këto kuti siç ne kemi kërkuar gjatë gjithë viteve që i gjithë procesi duhet të jetë transparen­t dhe ligjor. Kjo kërkesë ankimore besoj se do ta vendosë se nëse ka një pretendim të bazuar sado në një indicie apo një provë, t'i hapë kutitë në këtë komision. Ky komision nuk duhet të jetë komisioni i mbylljes së kutive, por i hapjes së kutive", theksoi përfaqësue­si ligjor i PS- së. Në vijim të qëndrimit të tij, Salianji theksoi se nëse konstatohe­n shkeljet në qendrën e votimit, ku sipas ankimuesit ka 20 vota më shumë se votues, vetë Partia Socialiste do t'i kallëzojë penalisht numëruesit. "Po të ketë vota diferencë, ekzistojnë vërtet 20 votat diferencë, do të ikin të gjithë në burg, do të bëjmë kallëzim penal për numëruesit tanë", theksoi përfaqësue­si ligjor i PS- së. Më pas, relatori i çështjes, Bledar Skënderi, kërkoi mbështetje­n nga një prej anëtarëve të KQZ- së për të miratuar hapjen e kutive. Anëtarja Edlira Jorgaqi dha mbështetje­n e saj dhe u vendos që kutitë të hapen sot në orën 10: 00.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania