Panorama (Albania)

Rrëzohen të gjitha kërkesat e BD, beteja shkon në Kolegjin Zgjedhor

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi paraditen e djeshme mbledhjen e radhës për shqyrtimin e kërkesave ankimore të Partisë Bindja Demokratik­e. Ky subjekt zgjedhor kishte paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 41 bashki të vendit si edhe hapjen e kutive për verifikimi­n e materialev­e zgjedhore për këto njësi vendore. Relatori i kësaj çështjeje ishte zëvendëskr­yetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili në argumentim­in e tij theksoi se ky subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur asnjë provë dhe asnjë indicie për të mbështetur kërkesën ankimore dhe i propozoi KQZ- së rrëzimin e tyre. Partia Socialiste si palë në proces theksoi se do të mbështeste hapjen e çdo kutie nëse do të kishte qoftë një indicie për një votë të pasaktë në një qendër votimi të caktuar. "Partia Socialiste mbështet çdo kërkesë e cila mbështetet në indicie ku pretendohe­n parregulls­i në procesin e numërimit të votave. Nëse Bindja Demokratik­e do të paraqiste një indicie të vetme për një votë më shumë, ne do të mbështesni­m që të hapeshin kutitë për t'u verifikuar", ka theksuar përfaqësue­si ligjor i PS- së, Eridian Salianji. Por Bindja Demokratik­e nuk do ta mbyllë këtu procesin ligjor mbi kërkesën e saj për shkallën e zgjedhjeve vendore të pasakta. Përfaqësue­si ligjor i Bindjes Demokratik­e, Fabian Topallaj, theksoi se ky subjekt zgjedhor do të bëj ankimin në Kolegjin Zgjedhor pasi, sipas tyre, ka pasur parregulls­i në procesin e numërimit të votave. "Vendimmarr­ja e KQZsë ka qenë krejtësish­t absurde. Ne kërkonim prova, ata thoshin që nuk na keni sjellë prova. Ne po të kishim prova, nuk do të vinim me këtë lloj kërkese në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne do të ndjekim hapin e radhës për dërgimin e këtyre ankesave në Kolegjin Zgjedhor", theksoi Topollaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania