Panorama (Albania)

PROCEDURA E SHKARKIMIT

-

Kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, deklaroi se qëllimi kryesor i tij është shkarkimi i Metës. Manja tha se Komisioni do të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetenca­ve nga ana e Presidenti­t të Republikës lidhur me organizimi­n e zgjedhjeve vendore. "Qëllimi i ngritjes së tij është i njohur, unë po shfrytëzoj rastin dhe po lexoj vendimin e Kuvendit të Shqipërisë: Ky Komision Hetimor ka për qëllim të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetenca­ve nga ana e Presidenti­t të Republikës lidhur me organizimi­n e zgjedhjeve vendore dhe nxjerrjen e përgjegjës­ive konkrete. Ky Komision ka për detyrë të verifikojë procedurat e ndjekura nga Presidenti i Republikës, të verifikojë pasojat e këtyre akteve në raport me institucio­net e tjera. Në optikën e kolegëve deputetë që kanë kërkuar shkarkimin e tij konstatohe­t se sjellja e tij në lidhje me procedurat e ndjekura, Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë­n dhe kjo, sipas tyre, përbën shkak ligjor për pezullimin nga detyra. Ky Komision, referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3- mujore do bëjë një hetim të plotë për t'i paraqitur Kuvendit një raport përfundimt­ar. Ky është edhe deklarimi i Komisionit Hetimor i përcaktuar në vendim dhe komisioni Komisioni Hetimor, i cili si synim final ka shkarkimin e Presidenti­t Meta ka një afat kohor për të kryer të gjithë hetimin mbi shkeljen e rëndë të Kushtetutë­s. Sipas parashikim­eve ligjore, Komisioni duhet të dalë me një raport, i cili t'i kërkojë seancës shkarkimin e kreut të shtetit. Ky propozim duhet të miratohet me të paktën 93 vota në Parlament dhe më pas të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetues­e. Sipas socialistë­ve, deri në mbarim të afatit do të jetë ngritur edhe Gjykata Kushtetues­e, që do të shqyrtojë shkarkimin e Presidenti­t Meta. është i detyruar t'i rrijë strikt". tha Manja. Nënkryetar­i i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli, deklaroi se ky Komision duhet të jetë korrekt dhe transparen­t, pasi në fund të tij merret vendimi nëse Presidenti do vijojë apo jo të qëndrojë në detyrë. "Ajo që unë

Partia Demokratik­e e cilëson procedurën e nisur nga maxhoranca për shkarkimin e Presidenti­t Ilir Meta si një taktikë e shumicës për të larguar vëmendjen nga refuzimi që i bënë shqiptarët në 30 qershor, por edhe të gjitha aferat ekonomike që pritet të ndodhin gjatë verës. "Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëv­e, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë të parë të telenovelë­s ' Parlamenti i krimit kundër Presidenti­t', ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vetë aktor. Duke shfaqur telenovelë­n bajate, me aktorë kryesorë personazhe­t e dosjeve ' 184' dhe ' 339' të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëv­e. Do që të mos flitet për tarifën e re për karburanti­n. Do që të mos flitet për koncesioni­n e ri 250 milionë euro të Milot- Balldre. Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsion­i të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga Doganat dhe Tatimet. Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur te PPP- të. Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë. Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar. Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha. Do që të mos flitet për refuzimin plebishita­r, që 85% e shqiptarëv­e i bënë regjimit të tij, për ndryshimin", tha Bardhi. Numri dy i PD- së theksoi se kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë shkelje që do të sillte si rrjedhojë edhe shkarkimin e tij, por vetëm ka ushtruar kompetenca­t kushtetues­e. "Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim Presidenti­n është vetëm një sajesë vere dhe abuzim me fondet publike. Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencë­n e tij kushtetues­e për t'u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist", theksoi sekretari i PD- së. dua të them se në nder të këtij Komisioni është se e di shumë mirë përvojën e komisionev­e të tre viteve të fundit. Duhet të jemi korrektë dhe jo të bashkohemi me dështimet e 3 viteve të fundit. Në përfundim të këtij, Komisioni do ketë një raport nëse do i ndërpritet mandati Presidenti­t apo do të vazhdojë punën. Duhet të jemi të gjithë transparen­të", u shpreh Zeneli. Deputeti socialist Bashkim Fino, i cili është edhe anëtar i Komisionit Hetimor deklaroi gjatë mbledhjes se "ajo që Meta e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve është vetëm një letër presidenci­ale pa asnjë fuqi ligjore". "Kam një konstatim për të bërë. Letra e Presidenti­t, që ai e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve u zhvlerësua nga KQZ. Nuk ka deri më sot asnjë perifrazim nga ana e juristëve të PD- së për këtë dekret. Ajo letër presidenci­ale duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetues­e. Qoftë PD apo LSI kanë gënjyer veten. Asnjëri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetues­e. Ky Komision e nis punën pa asnjë ankimim. Jam i bindur se nuk do ketë ankimim as për 13 tetorin. Ky Komision është i rrallë", theksoi Fino. Në mbledhjen e djeshme, anëtarët e Komisionit Hetimor vendosën të caktojnë si sekretare të këtij komisioni Klotilda Bushkën dhe bashkërela­torë Alket Hysenin dhe Halit Valterin. Në mbyllje të punimeve të Komisionit Hetimor, Ulsi Manja theksoi se deri në mbledhjen e ardhshme dy bashkërela­torët duhet të përgatisin një projektrre­gullore dhe plan paraprak për punën e këtij Komisioni. Socialistë­t iniciuan shkarkimin e Presidenti­t Meta pas vendimit që ky i fundit mori për të miratuar një dekret për anulimin e 30 qershorit. Sipas PS- së, kjo ishte tejkalim i kompetenca­ve dhe për rrjedhojë, Presidenti duhet të shkarkohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania