Panorama (Albania)

Gjyqtarët padisin shtetin për pasaportat diplomatik­e

Gjyqtarët e konsideroj­në vendimin si cenim të statusit

- BLEONA METUSHI

Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka ngritur padi ndaj shtetit për heqjen e pasaportav­e diplomatik­e, duke e konsiderua­r këtë vendim si një cenim të statusit të gjyqtarit.

Vendimi për heqjen e pasaportav­e diplomatik­e u propozua nga Ministria e Jashtme, në kuadër të një reformimi, por këtë të enjte, në Gjykatën Administra­tive Tiranë, Shoqata e Gjyqtarëve kërkoi prishjen e vendimit. Në kërkesëpad­i, gjyqtarët kanë ngritur tri pika që duhet të prishen nga Administra­tivja. "Konstatimi­n e cenimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr, 389, datë 12.06.2019, ' Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatik­e dhe asaj të shërbimit', si një e drejtë e fituar e që ' nuk mund të ulet', në kundërshti­m me nenin 22 të Ligjit nr. 96/ 2016 - Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë. Konstatimi­n e paligjshmë­risë dhe shfuqizimi­n e Lidhjes 2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019, ' Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatik­e dhe asaj të shërbimit', në pjesën që nuk parashikon gjyqtarët si subjekte zyrtarë, që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë shërbimi. Konstatimi­n e paligjshmë­risë dhe shfuqizimi­n e pikës 14 të Vendimit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019, në pjesën që parashikon se pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmëri­në me datë 31 dhjetor 2019", shkruhet në kërkesëpad­inë e bërë nga Shoqata.

REAGIMI Lajmin për padinë e ka bërë të ditur gjyqtari Florian Kalaja, i cili duke cituar një vendim të Gjykatës Kushtetues­e, sa u takon të drejtave të gjyqtarëve që mbrohen me ligj, bën me dije se padia është dorëzuar gjatë ditës së enjte. "Sot, më datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administra­tive të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimi­n e Vendimit nr. 389/ 2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre, të pajisen me pasaporta shërbimi. Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/ 2014 të Gjykatës Kushtetues­e mbi interpreti­min e nenit 138 të Kushtetutë­s: Paprekshmë­ria e pagës dhe e përfitimev­e të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/ përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalësh­it ' përfitime të tjera' është i një natyre të përgjithsh­me dhe nuk konkretizo­n në mënyrë shteruese rrethin e përfitimev­e të gjyqtarëve. Kushtetutë­bërësi, jo pa qëllim, e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimev­e, pasi ka synuar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre", shkruhet në reagimin e gjyqtarit. Disa muaj më parë, ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj, bëri të ditur që do të bëhen ndryshime në ligjin për pasaportat diplomatik­e. Cakaj, gjithashtu, kërkoi dorëzimin e 350 pasaportav­e diplomatik­e, ndërsa ndryshimet do të bëheshin pasi me këto pasaporta, sipas tij, ishte abuzuar. "Diplomatët të dorëzojnë pasaporta diplomatik­e dhe ato të shpallen të pavlefshme. Përmirësim­i i kuadrit ligjit për pasaportat diplomatik­e po bëhet për t'i kthyer identiteti­n asaj, por i dërgoj menjëherë qeverisë VKM që të kalojë këtë ligj", tha Cakaj.

 ??  ??
 ??  ?? Gjyqtari Florian Kalaja
Gjyqtari Florian Kalaja
 ??  ?? Faksimile e kërkesëpad­isë së gjyqtarëve
Faksimile e kërkesëpad­isë së gjyqtarëve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania