Panorama (Albania)

Anëtari i KLP sërish në hetim, Kolegji shqyrton denoncimin

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi shqyrtimin e ankimit të Komisioner­it Publik ndaj konfirmimi­t në detyrë të anëtarit të KLP- së, Gentian Osmani. Ky i fundit u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, rreth një vit më parë. Por ky vendim u pa i gabuar nga Komisioner­i, i cili duke u bazuar edhe në një rekomandim të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, kërkoi nga Kolegji shkarkimin e Osmanit. Gjatë seancës së djeshme, pas relatimit për kriterin e pasurisë, ku problemi kryesor ishte huaja në shumën 20 mijë euro e marrë në vitin 2009 për blerjen e një apartament­i 1+ 1 në Tiranë nga një i afërm. Marrja e kësaj huaje nuk dokumentoh­et sipas KP- së, si dhe ka mungesë të dokumentac­ionit që provon se huadhënësi kishte mundësitë financiare për dhënien e saj. Komisioner­i kërkoi shkarkimin e prokurorit, ndërkohë relatoi edhe për një denoncim të ri të ardhur për të, që prekte dy kriteret e tjera. Pretendime­t për pasurinë u rrëzuan nga avokati i prokurorit Julian Mërtiri, i cili tha se ashtu siç ishte pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, marrja e huasë ishte deklaruar që në vitin 2009. Ai po ashtu paraqiti si prova shkresa të nënshkruar­a për këtë hua, ndërsa këmbënguli se formalisht dokumentet e paraqitura dhe vullneti i palëve ishin të mjaftueshm­e për të vërtetuar huamarrjen. Më tej, avokati bëri të ditur se kanë sjellë prova të reja sa i takon mundësisë së personit të lidhur për të dhënë huan. Në fund, KPA pranoi provat e reja të Osmanit dhe hapi shqyrtimin gjyqësor për një denoncim të bërë në adresë të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania