Panorama (Albania)

Merr fund aventura e të rinjve nga Tirana, kapen me kanabis e armë

Kishin mbjellë mbi 1300 kubikë me fidanë të bimës narkotike. Për ta ruajtur, kishin siguruar dhe një kallashnik ov

- DIBER/

Nga Tirana, për të kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të Dibrës, zbulohen autorët.

Ka zgjatur pak ditë aventura e tre të rinjve, banorë të Tiranës dhe Mirditës, për kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e Martaneshi­t. Banorët e zonës kanë informuar Policinë për “mysafirët” e pazakontë që po përgatisni­n fidanët e hashashit në Ballenjë, zonë kjo pak e frekuentua­r nga njerëzit. Sapo Policia është vënë në dijeni, ka finalizuar operacioni­n policor “Ballenjë- 2019”. Pas kontrollit të ushtruar janë sekuestrua­r armë zjarri, municion luftarak, kubikë, ku ishin kultivuar fara kanabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë. “Në vijim të kontrollit të pandërprer­ë të territorit, si dhe në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se në malin e Ballenjës, Njësia Administra­tive Martanesh, disa persona po përgatites­hin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariat­it të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor “Ballenjë- 2019”, duke arrestuar në flagrancë shtetasit, A. Ll., 26 vjeç, banues në Mirditë, K. H, 25 vjeç dhe O. K, 23 vjeç, banues në Tiranë”, bënë me dije burime pranë Komisariat­it të Policisë Bulqizë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kallashnik­ov, 1324 kubikë të mbjellë, të dyshuar me fara kanabis sativa dhe vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek. 1324 kubik ( gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara kanabis sativa. Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike”, bëhet e ditur nga Policia. Tre të rinjtë që do të hetohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëv­e”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit”, kishin zgjedhur një zonë malore dhe të pabanuar për të kultivuar bimët narkotike, në mënyrë që të mos diktoheshi­n.

 ??  ?? Kubikët e kanabisit të asgjësuar në Martanesh
Kubikët e kanabisit të asgjësuar në Martanesh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania