Panorama (Albania)

Përplasje me armë për kanabisin, kapet pas 4 vitesh

-

BERAT – Një 41- vjeçari i shpallur në kërkim prej vitit 2015 ka përfunduar në prangat e Policisë. I arrestuari është Fatri Ibro, nipi i ish- drejtorit të Policisë së Qarkut të Beratit, Ajet Ibro. Fatri Ibro është arrestuar për një ngjarje të ndodhur në tetor 2015, në fshatin Vërcisht të Përmetit, ku bashkë me vëllezërit e tij, Gazmor dhe Ilirja Ibro, u qëllua me automatik nga një grup personash, teksa po transporto­nin 100 kg marijuanë. Vëllezërve Ibro iu bë pritë nga katër persona, konkretish­t Roland Pata, Altin Merdani, Stefan Gjoka dhe Elton Abazaj. Këta të fundit, të armatosur me automatikë, kanë pasur për qëllim grabitjen e sasisë së lëndës narkotike që po transporto­hej nga Skrapari drejt Përmetit. Sipas dëshmive të banorëve të Vërcishtit, shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur gati 30 minuta. Për pasojë, një prej vëllezërve Ibro mbeti i plagosur. I lënduar me armë zjarri mbeti Grazmor Ibro, 43 vjeç. Ai u dërgua me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu komunikua dhe masa e arrestit. Lajmërimin për ngjarjen, Policia e mori nga banorë të zonës, të cilët u terrorizua­n nga shkëmbimi i zjarrit. Në përfundim të operacioni­t, Policia sekuestroi sasinë prej 100 kg marijuanë e fshehur në 16 thasë dhe arrestoi katër persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim. Përveç këtyre, Policia sekuestroi edhe tri automjetet e të arrestuarv­e, si dhe gëzhoja automatike e pistolete në vendngjarj­e. Gjatë kontrollit në banesat e personave që u bënë pritë vëllezërve Ibro, Policia gjeti dhe një sasi të vogël kokainë dhe hashashi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania