Panorama (Albania)

I DASHURUAR ME BJESHKËT

-

Nikë Lulashi, 55 vjeç, ekzekutoi me kallashnik­ov biznesmeni­n Tahir Bajraktari, më 18 shtator 2018, ngjarje e ndodhur në Tropojë. Policia arriti ta arrestonte në fshatin Bregu Lumit në Dukagjin pas informacio­neve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganiz­uar nga uniformat blu. Në ngjarjen e ndodhur në Bjeshkët e Doberdolli­t në Tropojë, Nikë Lulashi kujdesej për banesën e Tahir Bajraktari­t, të cilën ai e kishte në këtë zonë për pushime. Pa pasur asnjë konflikt, 55- vjeçari i nxitur nga lakmia e qëlloi Bajraktari­n, ndërsa po flinte, edhe pse ky i fundit ishte treguar mjaft bujar me të. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe përdorimi i armëve shpërthyes­e dhe i municionit”. Në 25 shtator të 2018, Gjykata e Rrethit Tropojë caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Lulashin, i dyshuar si autor i vrasjes.

Tahir Bajraktari u qëllua për vdekje brenda në banesën e tij. Fillimisht u mendua se është një vetëvrasje, por pas hetimeve u konstatua se kemi të bëjmë me një vrasje. Autori i dyshuar, Nikë Lulashi, ishte punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e këtij të fundit në Bjeshkët e Doberdolit. Autori dhe viktima, ndryshe nga se u dyshua fillimisht se kishin pasur debat për pagesën, nuk kanë pasur asnjë lloj konflikti. Dyshohet se Lulashi ka kryer aktin e rëndë me qëllimin për t’i grabitur paratë që biznesmeni kishte me vete. 69- vjeçari Bajraktari ishte nga Tropoja, por jetonte në Tiranë dhe vinte çdo vit te shtëpia e tij në Bjeshkët e Doberdolit për të kaluar pushimet e verës. Pasi qëndroi disa ditë te shtëpia e rindërtuar, ndodhi ngjarja e rëndë. Viktima me profesion mekanik kishte ndërtuar një minicentra­l në Tropojë, me të cilin furniPasar­dhës i një familjeje të njohur, Tahir Bajraktari ishte biznesmen prej shumë vitesh. 69- vjeçari kishte kaluar mbi 17 vite të jetës së tij në internim gjatë periudhës së komunizmit, duke punuar në vende si Lushnjë, Tepelenë e Fier. Bashkë e djemtë e tij, Bajraktari kishte investuar në energjetik­ë dhe turizëm. I dashuruar me alpet, ai kishte ndërtuar një HEC në Bjeshkët e Tropojës për furnizimin me energji të disa shtëpive si dhe kishte dërguar linjë interneti pa pagesë për banorët. Bajraktari, përveç kësaj, ishte dhe i pasionuar pas sportit të shahut, ku merrte pjesë në aktivitet kombëtare dhe ndërkombët­are. zonte me energji elektrike veten, por edhe banorët aty afër fshatit dhe siguronte disa të ardhura. Po ashtu, kishte mundësuar edhe linjën e internetit për vete dhe banorët e fshatit. Sipas fqinjëve, Tahir Bajraktari ishte njeri i qetë dhe joproblema­tik, ndërsa vinte nga një familje ish- të përndjekur­ish nga regjimi komunist pas internimit në Lushnjë. Tashmë, autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, Nikë Lulashi, do të dalë para drejtësisë për këtë ngjarje të rëndë, të ndodhur një vit më parë.

 ??  ??
 ??  ?? Muhamet dhe Bukurie Oparaku
Muhamet dhe Bukurie Oparaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania