Panorama (Albania)

Vdesin në një aksident në SHBA ish- shefi i Policisë dhe gruaja

-

SHBA – Vdesin në aksident ish- shefi i Policisë dhe bashkëshor­tja e tij, arrestohet shoferi amerikan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nju Xhersi, ku viktimë mbetën Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe Bukurie Oparaku, 64 vjeçe. Oparaku, një ishpunonjë­s i Policisë së Shtetit, me origjinë nga Pogradeci, kishte emigruar para disa vitesh bashkë me familjen në SHBA. Si shkaktar për aksidentin që solli vdekjen e tyre, Policia ka arrestuar një 29vjeçar të quajtur Donald Davis. Ky i fundit po drejtonte një makinë tip “Dodge Charger” të vitit 2015, ku u përplas me makinën “Toyota Corolla” të vitit 2005, me të cilën udhëtonte çifti shqiptar. Çifti Oparaku u deklaruan të vdekur pak pasi mbërritën në spital, ndërsa Davis u paraqit me dëmtime të lehta. Nga hetimet paraprake të Policisë, rezulton se 29- vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, gjë e cila është bërë shkak për aksidentin. Ish- punonjësi i Policisë kishte dalë në pension, ndërsa bashkëshor­tja e tij punonte si menaxhere në një kompani. Kolegët e saj, të hidhëruar nga ngjarja e rëndë, nuk i kursejnë fjalët e mira për 64- vjeçaren Bukurie Oparaku. “Ajo kishte një zemër të madhe, i dashuronte njerëzit dhe punën që bënte. Ajo fliste jo shumë mirë anglisht, por punonte shumë. Ishte një menaxhere e shkëlqyer”, shprehet një prej punonjësve të kompanisë ku punonte shqiptarja. “Vetëm një javë para aksidentit, ajo sapo kishte përfunduar një trajnim. Ajo do të punonte përtej orarit atë mëngjes për të na ndihmuar, pasi ajo gjithmonë jepte ndihmë sa herë mundej”. Ndërsa ishpunonjë­sin e Policisë, fqinjët e përshkruaj­në si “shumë inteligjen­t dhe të respektuar”. Çifti nga Pogradeci, sipas të afërmve, ka lënë amanet që trupat e tyre të prehen në vendin e lindjes dhe për këtë arsye ka nisur dhe një fushatë për të ofruar ndihmë për përballimi­n e këtyre shpenzimev­e, ku shumë njerëz kanë dhuruar para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania