Panorama (Albania)

Lleshaj: Zyra do intensifik­ojë bashkëpuni­min me BE

-

Për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, hapja e zyrës së Europol në Tiranë është një ngjarje shumë e rëndësishm­e dhe pozitive në kronikën e gjatë të hapave të suksesshëm të integrimit europian të Shqipërisë. "Falë bashkëpuni­mit tonë të forcuar rajonal dhe procesit të integrimit europian, ne po komunikojm­ë, vizitojmë dhe shkëmbejmë më shumë me njëri- tjetrin", tha Lleshaj. Ndërsa shtoi se vetëm në 10 vitet e fundit, numri i njerëzve që kalojnë kufijtë e Republikës së Shqipërisë është rritur gati 160 %. Dhe kjo tendencë pozitive vazhdon me po të njëjtin ritëm rritjeje. "Mjafton vetëm kjo shifër për të treguar nivelin e jashtëzako­nshëm që ka arritur lëvizja e njerëzve dhe mallrave. Kjo dinamikë e lartë shkëmbimes­h është një lajm shumë i mirë dhe pikërisht për këtë, shoqërohet edhe nga një sfidë e madhe, si ta forcojmë nivelin e integrimit pa komproment­uar sigurinë. Në parim, unë besoj se thellimi integrimit nuk e cenon sigurinë. Madje, e forcon atë. Por, me një kusht: thellimi i integrimit duhet të shoqërohet nga rritja e pandalshme dhe shkëmbimi i vazhdueshë­m i informacio­nit", u shpreh ministri i Brendshëm. Sipas tij, fillimi i operacioni­t të Frontex në kufijtë e Shqipërisë përbën një hap të rëndësishë­m, i cili ndodh për herë të parë në një vend jashtë BE- së. "Edhe hapja e Zyrës së Europol në Tiranë është e para në rajon dhe siç tha edhe Drejtorja Ekzekutive, e dyta në botë pas Uashington­it, gjë që na bën të ndihemi mirë. Në njëfarë mënyre, ne po realizojmë hapa që shënjojnë njëfarë integrimi de facto. Dhe kjo qasje, ky integrim de facto në BE, besoj që është rruga më e drejtë për të arritur dalëngadal­ë e të sigurt drejt integrimit de jure", tha Lleshaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania