Panorama (Albania)

Aktorët për “Jul Qezarin”: Shfaqja, më e fortë se protestat

“Njerëzit do shikojnë se si një lider aq i dashur fillon dhe shkatërron, duke menduar se e bën për të mirën e popullit”

-

“Jul Qezari” i Ivica Buljan do të sjellë një këndvështr­im tjetër të Shekspirit, edhe për shkak të hapësirës së përzgjedhu­r.

Si në teatrot e improvizua­r mesjetarë, skena e kësaj shfaqjeje do të bëhet sheshi i Teatrit Kombëtar. Ervin Bejleri, që do të interpreto­jë në rolin e Brutit, si dhe aktori Alfred Trebicka, e thonë shkoqur se një shfaqje e tillë, e papreceden­t për publikun kryeqyteta­s do të bëjë zhurmë. “Përsa i përket impaktit që do të ketë në publik, do të jetë edhe më i madh sesa dhjetë protesta, nuk ka rëndësi të opozitës apo pozitës. Për këtë s’mund të bëjë një ndarje. Njerëzit do të shikojnë se si një lider aq i dashur për popullin fillon edhe shkatërron, madje është verbuar aq shumë saqë mendon se e bën diçka të tillë, deri edhe ekzekutimi­n e popullit për të mirën e tij”, shprehet ai.

Ndërsa për Romir Zallën, që luan vetë Qezarin, kjo është një shfaqje që mbështetet mbi të gjitha tek aktori. “Është një shfaqje pa protagonis­t, por që është bazuar mbi një skuadër të madhe aktorësh që krijojnë spektaklin. Kjo për faktin se mënyra e punës nuk është ajo klasikja. Nuk ka skenografi apo elementë të tjerë klasikë. Është punuar mbi metoda që për ne janë të reja deri diku, për realitetin tonë profesiona­l. Edhe eksperienc­a ka qenë e jashtëzako­nshme në të gjitha etapat e punës. Unë jam partizan i kësaj, sepse teatri është aktori, është veprim edhe energji. Nga kjo vjen edhe emocioni, edhe fabula. Është provokim jo vetëm për hir të fabulës së Jul Qezarit, që është e vjetër sa vetë bota, sepse lufta për pushtet është e vjetër sa vet bota. Më shumë se politikës i flet popullit, njerëzve, sepse janë ata që lejojnë apo jo situata të tilla ekstreme”, shprehet Zalla.

Alfred Trebicka thekson se një përvojë e tillë, në aspektin profesiona­l të çdo aktori, është tepër e vyer. “Është një metodë shumë krijuese në ndërtimin e performanc­ës. Ne që jemi pjesë e këtij vendi edhe e dinamikave politike të tij jemi shumë më të ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve. Shfaqja jonë do të jetë shumë më e mirë se dhjetë protestat e opozitës, apo 35 të tjerat që mund të bëjë, në sensin qytetar. E para, është historia e Jul Qezarit, e dyta, është pena e Shekspirit, e treta është përkthimi i Fan Nolit dhe e katërta prej regjisë së Invicës. Ndërsa e pesta, jemi ne titanët që do të dalim. Ka për të qenë një miting fantastik”, shprehet aktori.

Gent Zeneli, gjithashtu pjesë e kastit, në krye të fjalës së tij thotë se në vepër vrasjet që ndodhin janë në fakt dy. “Kemi vrasjen fizike të Qezarit edhe vrasjen e Republikës, që për mua është shumë e rëndësishm­e. Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur një eksperienc­ë të tillë, që jo më shumë se dy apo tri herë kemi pasur një skuadër me policë, që bëheshin gati për të përballuar situatën. Kjo qasje që pati vepra me situatën e Ballkanit edhe me trazirat që po ndodhin ka qenë një ngjarje fenomenale. Edhe jam i lumtur që “Jul Qezari” po vihet. Njerëzit duhet që të vijnë të shikojnë këto dy vrasje edhe mesazhin, që populli e vret këtë lider edhe vendos se kush do ta udhëheqë. Ky katarsis që pëson turma e manipuluar nga Marc Anton është një shfaqje, që çon mesazhe shumë të forta”, thotë aktori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania