Panorama (Albania)

"Shëndeti i rënduar i Enverit dhe përplasja me mjekët kinezë"

"Bisedat për artin, ç'mendonte për Mopasanin, Mion dhe Bet'hovenin"

-

Pa e ditur, ai u bë një nga njerëzit më të besuar të diktatorit shqiptar. Enver Hoxha kishte vendosur shëndetin në duart e tij. Isuf Kalo ka kaluar vite të tëra mes njerëzve të udhëheqjes, ka parë nga afër jetët e tyre dhe si mjek i Klinikës Speciale të Bllokut, ka kaluar kartelat e tyre shëndetëso­re dhe ua dinte të gjitha sëmundjet. Ka hyrë në shtëpitë e tyre, ka parë si jetonin dhe ka ndjekur me vëmendje gjithë lëvizjet politike, që, me shumë gjasë, ecnin në mënyrë paralele edhe me shëndetin e udhëheqësv­e kryesorë, e më së shumti Enver Hoxhës. Ashtu si kishte premtuar, mjeku i shquar vendosi që kujtimet e tij t’i hedhë në libër. E ka titulluar “BllokuRrëf­imet e mjekut personal të Enver Hoxhës”, një botim i “UET Press”, i promovuar dje në mbrëmje. Kishin ardhur në këtë ceremoni më së shumti kolegët e Kalos, mjekë të njohur shqiptarë, mes të cilëve nuk mund të mungonte edhe doktor Sali Berisha. Por kishte edhe shumë politikanë e gazetarë, që kishin ardhur për të ndarë këtë moment me të. Sipas prof. Fatos Tarifës, përmes këtij libri, Kalo na zbulon Bllokun, që kushdo mund ta shihte nga jashtë pa e prekur. “Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi”. Ndërsa Luçiano Boçi do të shprehej se në këtë libër Kalo bën diagnozën jo vetëm të sëmundjes së Enver Hoxhës, por edhe të vetë diktaturës, të cilat ecnin paralelish­t. “Diktaturat kanë marrë formën e sëmundjeve të diktatorëv­e. Sa më shumë përkeqësoh­ej shëndenjë fazë depresioni me "humor të zi". Ishte përjetimi i një gjendjeje të ngjashme shpirtëror­e, shkaktuar nga sëmundja dhe "izolimi" brenda vilës, që ia solli edhe Enverit në mendje atë novelë? Një ditë tjetër ai ishte me "humor rozë". Më foli me admirim për magjinë ( siç tha ai) të tablove të vjeshtës së Vangjush Mios. Njërën prej tyre ai ma tregoi me adhurim të varur në murin e dhomës së bibliotekë­s. Tha se i jepte kënaqësi të veçantë vjeshta. Herë pas here, pasi ngrihej nga shtrati, ai shihte përtej xhamit të dritares jashtë gjethet e zverdhura dhe të kuqërremta të pemëve, të cilat i kundronte në heshtje për minuta të tëra me sytë e ngulura në to. Një herë tjetër, tek çapitej nëpër dhomë dhe në korridor me një magnetofon të vogël në dorë prej nga dilte një muzikë ti, po aq edhe sistemi”, tha Boçi, duke e quajtur Bllokun një lloj “Ferr- parajse”, që bashkë me joshjen solli edhe fundin tragjik të shumë njerëzve që hynë në të. Sipas tij, ky libër, në të cilin gjen krimin politik, vëllavrasj­en, por edhe dashuritë e ndaluara, i drejtohet një lexuesi të gjerë, jo vetëm atyre që e kanë jetuar, por edhe të rinjve që duan të dinë anatominë e trurit të diktaturës.

Për botuesin Henri Çili, ky libër është “një rrëfim dhe refleksion për një kohë shumë më të gjerë se ajo e mjekut të diktatorit dhe diktatorit pacient. Ka një unicitet që nuk mund të ndodhë për herë të dytë, sepse shumë pak njerëz kanë pasur rastin të ishin mjekë personalë të diktatorit dhe shumë pak njerëz kanë vizionin dhe pozitivite­tin e tij”.

Vetë Kalo, duke qenë se shumëçka e ka thënë në libër, më së shumti do të falënderon­te të pranishmit, botuesit, kolegët, njerëzit që e kanë nxitur e ndihmuar në botimin e këtij libri. Ndërsa në parathënie­n e librit, duke iu referuar Bllokut dhe bllokmenëv­e, thotë se: “nuk kam pasur asnjë post qeveritar, as kam qenë ‘ kuadër i nomenklatu­rës së lartë’ partiake, parlamenta­re e kushtetore, por kam qenë mjek dhe u kam shërbyer profesiona­lisht shumë prej tyre. Gjatë gati katër dekadave, falë veprimtari­së profesiona­le, i kam takuar edhe njohur nga afër ata. I njoha në jetën personale e familjare, ua preka trupin, ua dëgjova ankesat, dhembjet, dëshirat, bisedat, shakatë, e natyrisht edhe rrahjet e zemrës, frymëmarrj­en apo kollën. Ato nuk ishin ndryshe nga tonat”. klasike simfonike, më pyeti nëse e pëlqeja muzikën klasike. I thashë se e njihja shumë pak, vetëm disa arie a melodi të famshme. Ai më foli për gjenialite­tin dhe shurdhësin­ë, por edhe për forcën këmbëngulë­se, të paepur të Bethovenit. Iu referua librit biografik të Romain Rolandit, i cili me sa dukej e kishte frymëzuar dhe shtuar optimizmin për ta kaluar sëmundjen e tanishme dhe për të vazhduar i papenguar veprimtari­në. E fundit që më pati lënë mbresë në ato pak çaste bisedash vetëm me të në ata muaj, ishte një ngjarje që ai më tregoi për Leninin, për ndjeshmëri­në dhe kujdesin "mallëngjye­s" të tij ndaj kushteve të punës dhe jetesës së shkencëtar­ëve. "Një herë, duke udhëtuar me shoferin e tij,- tha ai,- në një zonë ku jetonte mjeku fiziologji­st Ivan Petroviç Pavllov, fitues i çmimit ' Nobel', Lenini i tha shoferit të pushonte së rëni borisë, mos të bënte zhurmë, sepse nuk duhej të shqetësohe­j shkencëtar­i i madh i shquar që jetonte aty pranë". Duke ma treguar këtë ngjarje, atij vetë nuk di pse i ndryshoi zëri dhe m'u duk sikur u përlot! Interesant­e ishte që ai këtë histori ua tregoi, pas një konsulte që i bënë, edhe mjekëve kinezë. Ndoshta, për t'u konfirmuar mirënjohje­n dhe respektin dhe për të korrigjuar ndonjë përshtypje pakënaqësi­e, që ai u pati shprehur atyre në çaste nervozizmi, të lidhura me gjendjen jo të zakontë psikologji­ke të tij. Enveri u largua nga Vila nr. 4 pa kthim, sikur të kishte qenë ajo fajtore, ose tersi për sëmundjen dhe shkëputjen e përkohshme të padëshirue­shme të tij nga ushtrimi i pushtetit. Edhe pse ai erdhi shumë herë më pas për shëtitje në ca rrugica brenda territorit të Pallatit të Brigadave, të bëra enkas nga Sulo Gradeci për të, ai asnjëherë nuk iu afrua dhe nuk ia hodhi sytë asaj vile të "mallkuar", që ruante brenda saj kujtime të çasteve me pasiguri të frikshme të përjetuara aty. Ajo u dënua me harresë. Ndryshe nga kasollja e Galigatit, nga shtëpitë e Konferenca­ve të Pezës e Labinotit, shtëpia e Bije Vokshit dhe ajo e formimit të Partisë Komuniste në Tiranë, Vila nr. 4, në mes të pemëve me gjethe të verdha dhe të kuqërremta, nuk u përmend në histori, nuk u vu në të ndonjë pllakë përkujtimo­re me shkrimin: "Këtu u përball disa muaj me sëmundjen dhe ia doli t'i shpëtonte rrezikut të vdekjes Enver Hoxha".

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania