Panorama (Albania)

Britania shpëton anijen që po bllokonin iranianët

Javad Zarif: Nuk donim ta bllokonim, pretendime­t janë të pavlera

-

SHBA planifikon të bashkohet me Britaninë për të siguruar mbështetje detare për anijet cisterna të naftës që kalojnë përmes Gjirit, duke kryer kështu një nga hapat e para ushtarake në konfliktin SHBA- Iran, që nisi me largimin e administra­tës Trump nga pakti bërthamor.

Një gjeneral i lartë amerikan e bëri lajmërimin pasi Marina e Mbretërisë së Bashkuar u detyrua të mbrojë anijet britanike nga një anije iraniane. Incidenti vjen pasi Policia e Gjibraltar­it ka arrestuar kapitenin dhe kryeoficer­in e një tankeri iranian nafte, i cili është konfiskuar nga “Royal Marines” pranë hapësirës britanike, javën e kaluar. Ndaj të arrestuarv­e, të dy shtetas indianë, nuk janë ngritur akuza. Gjenerali Mark Milley, i emëruar për t’u bërë kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, tha në një seancë dëgjimore të Senatit amerikan se SHBA ka një rol vendimtar në mbrojtjen e lirisë së lundrimit në Gjirin Persik. Sipas tij, SHBA po përpiqej të bashkonte një koalicion në drejtim të sigurimit të përcjellje­s ushtarake detare të anijeve tregtare. “Mendoj se kjo do të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme”, tha ai. Anija iraniane “Grace 1” u ndal, ndërsa përpiqej të hynte në Mesdhe, pasi shkeli sanksionet e BE- së ndaj Sirisë, duke shkaktuar tensione mes Londrës dhe Teheranit. Më pas, tri anije iraniane u përpoqën të pengonin “British Heritage” me flamur të Britanisë së Madhe, ndërsa lundronte përmes Ngushticës së Hormuzit, duke urdhëruar që të ndryshonte kursin dhe të ndalet. Por fregata e Marinës Mbretërore, “HMS Montrose” drejtoi armët tek anijet iraniane dhe i paralajmër­oi të largohen. Ata u tërhoqën pa krijuar konflikt. Po ashtu, edhe helikopter­i i “Wildcat” i “Montrose” u aktivizua duke fluturuar sipër anijeve iraniane. “’ HMS Montrose’ u detyrua të pozicionoh­ej midis anijeve iraniane dhe britanike dhe të jepte paralajmër­ime verbale për anijet iraniane, të cilat më pas u kthyen”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike në një deklaratë. Britania ka lëshuar udhëzime për anijet e saj tregtare që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zari, f i hodhi poshtë si të pavlera pretendime­t britanike, se Irani kishte kërkuar të bllokonte anijen e tyre. Ndërkohë, një zëvendësko­mandant i Gardës revolucion­are të Iranit paralajmër­oi Britaninë se “armikut do t’i vijë keq që mbajti cisternën tonë të naftës”. “HMS Montrose” është në një mision trevjeçar në objektin e marinës britanike në Bahrein, qendër e operacione­ve të saj detare në lindje të Kanalit të Suezit. Rusia dhe Kina, si nënshkrues­e të marrëveshj­es bërthamore, ( bashkë me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë), kërkuan përmbajtje nga palët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania