Panorama (Albania)

PER KOMPENSIMI­N

Harta e pronës, çmimet për 25 zonat e Tiranës

- TIRANE

Sa e vlerëson qeveria një metër katror tokë në kryeqytet në rastet e kompensimi­t dhe të shpronësim­eve. Si luhaten çmimet me hartën fiskale në 25 zonat e Tiranës

Çmimet për metër katror të pronave në kryeqytet variojnë nga 22 985 lekë më e ulëta deri në 66969 lekë më e shtrenjta, në zona si ish- Blloku apo zona e TVSH- së.

Për tri vite më radhë, qeveria ka vendosur të lërë të pandryshua­r çmimet, duke lënë në fuqi hartën me vlerat e trojeve për 11 qarqe, të miratuar në vitin 2016, kohë kur hyri në fuqi edhe ligji i ri i pronave. Procesi i vlerësimit për më shumë se 18 mijë dosje të shqyrtuara përgjatë një periudhe 3- vjeçare nga Agjencia e Pronave është bërë bazuar pikërisht në vlerat e kësaj harte. Gazeta sjell edhe një herë tabelën me çmimet për 25 zona të ndryshme kadastrale, por pa përfshirë çmimet që aplikohen në kurorën e Tiranës, pra, në pjesën rurale. Krahas kompensimi­t të pronave, këto çmime shërbejnë si referuese edhe për procesin e legalizimi­t apo edhe shpronësim­et që kryhen në zbatim të projekteve infrastruk­turore.

ÇMIMET Zona e ish- Bllokut, qendra dhe zona e TVSH- së, të cilat përkojnë me zonat kadastrale 8150, 8370, 8380, 8350, 8360 dhe 8270, janë ato të cilat çmohen edhe më tepër. Një metër katror në këto zona kap vlerën e 66969 lekëve. Por kjo shifër është sërish larg çmimeve të diktuara nga tregu. Po ashtu, edhe vetë historiku i vlerave që kanë pasur këto zona, tregon se kulmi ka qenë në 2013 kur çmimet ishin pothuajse dyfish më të larta në raport me ato që janë sot. Por rënia nisi në 2014, atëherë kur qeveria filloi nga puna për ndryshimin e ligjit të kompensimi­t të pronave dhe njëkohësis­ht ligjit për legalizimi­n e ndërtimeve informale. Asokohe, çmimet pothuajse u përgjysmua­n për t'u rritur në vlera modeste një vit më vonë, pra, në 2015- n. Ndërkohë, nuk ka ndryshuar shumë vlera e pronës për zonat informale dhe kjo jo pa qëllim, duke qenë se aty përqendroh­et pjesa më e madhe e ndërtimeve pa leje. Sa u takon zonave që kanë njohur rritje, mund të veçojmë zonën e Medresesë dhe ish- Kinostudio. Në këtë të fundit, vlera e pronës është dyfishuar, përkatësis­ht nga 13 500 që ka qenë është bërë 30 196 lekë.

PRONARËT Tabela me çmimet e trojeve ka qenë gjithnjë "mollë sherri" mes qeverisë dhe pronarëve, të cilët në mënyrë të vazhdueshm­e kanë kërkuar që çmimet e reflektuar­a të jenë në të njëjtën linjë me vlerat e tregut. Nga ana tjetër duket se këto çmime nuk janë njohur as nga Gjykata e Strasburgu­t, e cila, në çdo vendim të dhënë, i referohet hartës së trojeve të vitit 2008. Nga shoqatat e pronarëve është kërkuar që të jetë pikërisht kjo hartë, e cila të përdoret për kompensimi­n e pronave. Me ligjin e ri, Qeveria ndryshoi në mënyrë rrënjësore formulën për llogaritje­n e kompensimi­t. Vlerësimi i pronave u bë me çmimet e sotme, por çfarë ndryshoi ishte zëri kadastral i pronës, duke iu referuar origjinës së saj. Një skemë kjo, që reduktoi ndjeshëm masën e përfitimit për pronarët. Në shkurt të këtij viti përfundoi edhe afati ligjor për vlerësimin e më shumë se 24 mijë dosjeve. Por, në përfundim të tij, ATP doli me vendim vetëm për 18 mijë prej tyre. Çfarë mbeten pa shqyrtuar, kanë vetëm një mundësi: t'i drejtohen Gjykatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania