Panorama (Albania)

Del nga burgu Nehat Kulla, “gjenerali” i bandave të Tiranës në ‘ 97 u dënua për vrasje

“DASHKE SQARIM TI”, SI U VRA SHOFERI I ISH- MINISTRIT TE ARSIMIT

- BLEONA METUSHI Nehat Kulla

I ashtuquajt­uri “gjenerali” la qelinë këtë të shtunë pas përfundimi­t të dënimit me 20 vite burg. Kulla u dënua nga Gjykata e Kavajës për vrasjen e ish- shoferit të ish- zëvendësmi­nistrit të Arsimit, Halit Shamata, në vitin 1998 dhe pas shlyerjes së dënimit, prej ditës së djeshme, do t’i rikthehet lirisë.

Më herët, gjatë vitit që lamë pas, “gjenerali” kishte bërë kërkesë për lirim të parakohshë­m, por më vonë u tërhoq nga kërkesa. Përgjatë viteve të dënimit, Kulla ka përfituar edhe nga uljet e dënimit bërë ndër vite. Kujtojmë se Kulla qëndronte në burg që nga viti 2005 dhe me gjithë uljet e dënimeve që kishte marrë ndër vite, i ulën atij sadopak dënimin. Avokati i Nehat Kullës, Detar Hysi, argumenton­te në Gjykatë gjatë kërkesës për lirim të parakohshë­m se “gjenerali” ka kryer 19 vjet e 1 muaj burgim që nga viti 2005. Kjo do të thotë se, gjatë këtyre viteve ai ka përfituar një ulje dënimi prej 5 vjetësh.

VRASJA

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, që në vitin 2010 la në fuqi vendimin e dy shkallëve të tjera të gjyqësorit, që dënuan Nehat Kullën me 20 vite burg, thuhet se ngjarja ka ndodhur në datën 28.07.1998. Më tej, në vendim sqarohet se rreth orës 15: 15 te hoteli i shtetasit Halim Gjuzi, i ndodhur në Golem ka shkuar vëllai i tij, i quajtur Saimir Gjuzi, i cili i ka kërkuar Halimit të çonte shtetasin italian Marcelo Cassavola dhe të fejuarën e tij shqiptare Edlira Sherifi te sheshi i trageteve. Shtetasi Halim Gjuzi ka marrë mjetin e tij dhe dy personat që do çonte në sheshin e trageteve, të cilët janë ulur në sediljen e pasme, si dhe shtetasin Xhevat Çaça së bashku me vajzën e vogël të tij ( të Halim Gjuzit), të cilët kanë zënë vend në sediljen e parë të pasagjerit. Te kryqëzimi i Golemit, pas manovrimit të bërë nga drejtuesi i automjetit Halim Gjuzi, i cili është lejuar nga drejtuesi i një autobusi të kalojë, në momentin që po kalonte në pjesën e përparme të autobusit në drejtim për në Durrës, një automjet tip “Chevrolet” me targa ushtarake ka ardhur “me shpejtësi skëterre”. Mbas manovrimit të kryer nga shtetasi Halim për të shmangur ndonjë përplasje, të dy automjetet janë gjendur paralel me njëri- tjetrin. Kur shtetasi Halim Gjuzi i është drejtuar drejtuesit të mjetit tip “Chevrolet” me thëniet “avash or vëlla, se na more marë”, ky i fundit ( drejtuesi i mjetit “Chevrolet”) i është përgjigjur me fyerje dhe në përplasje e sipër me fjalë ka nxjerrë pistoletën, duke i thënë se “dashke sqarim ti”, i ka gjuajtur menjëherë me pistoletë viktimës Halim Gjuzi, i cili ka rënë në tokë, ndërsa personi që i gjuajti me pistoletë ka xhiruar gomat e automjetit dhe është larguar në drejtim të Kavajës.

HETIMET

Më tej, në vendimin e Gjykatës sqarohet se rrethanat e mësipërme janë pranuar mbi bazën e provave me dëshmitarë, siç janë deklarimet e shtetasit Xhevat Çaça, Sabedin Etemi, si dhe transkript­imit të përgjimit ambiental ndërmjet shtetasit Marcello Ccassavola dhe Edlira Sherifaj. Nga deklarimet e shtetasit Xhevat Çaça, Sabedin Etemi, Edlira Sherifaj ka rezultuar se autori i veprës penale ka qenë një burrë me moshë rreth të pesëdhjeta­ve, me trup të mbushur, fytyrë të rrumbullak­ët, me flokë gështenjë të errët të rëna pak përpara. Ndërkohë nga transkript­imet e përgjimit të datës 02.10.2007, përgjim i cili është kryer menjëherë pas veprimit hetimor të njohjes së personit, i shtetasit Marcello Cassavola, ka rezultuar se ky i fundit ka njohur se personi që qëlloi viktimën Halim Gjuzi ishte ai që mbante nr. 2, gjatë veprimeve të njohjes së personit, person i cili përkonte me të gjykuarin.

NGATËRRESA

Në fillime të hetimeve është dyshuar se personi që ka qëlluar Gjuzin të ishte djali i Nehat Kullës, por pas veprimeve të tjera hetimore, gjykatat kanë gjetur fajtor “gjeneralin”. “Gjykatat në një mënyrë të qartë dhe të plotë kanë arsyetuar se autori i vrasjes së shtetasit Halim Gjuzi është i gjykuari dhe jo djali i tij Robert Kulla, të cilit i është gjetur një gjurmë gishti në makinën me të cilën udhëtonte autori i vrasjes, makinë e cila është braktisur nga dy persona nga një burrë dhe një grua në afërsi të grykëderdh­jes të Leshniqes, të parë nga dëshmitari Sabedin Etemi, pasi në analizë të deklarimev­e të dëshmitarë­ve në lidhje me pamjen e jashtme të autorit të veprës penale është përjashtua­r fakti që autori i veprës penale të ishte Robert Kulla”, shkruhet në vendim.

AKTIVITETI I BANDËS

Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997- 1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajt­urit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetes edhe nofkën “gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudio­s dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

NOFKA

Nehat Kulla, ish- i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej “gjenerali”, pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip “Chevrolet” me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnik­ov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatiku­n nga dora. Kundërshta­rët politikë të Fatos Nanos publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Arrestimet dhe daljet e shumta nga burgu të Kullës i shtuan dyshimet për lidhje të ngushta të tij me politikën.

 ??  ??
 ??  ?? Nehat Kulla me grupin e tij
Nehat Kulla me grupin e tij
 ??  ?? Nehat Kulla në ‘ 97
Nehat Kulla në ‘ 97
 ??  ??
 ??  ?? Nehat Kulla ( djathtas) me Fatos Nanon ( në mes)
Nehat Kulla ( djathtas) me Fatos Nanon ( në mes)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania