Panorama (Albania)

Letër e hapur pjeprit të shkretë

- EDMOND TUPJA

Idashur pjepër! Si frut, ti ke qenë dhe je ndër më të preferuari­t e mi, pas pjeshkës sigurisht. Ty të kam rezervuar një vend të veçantë, madje alfabetiki­sht para pjeshkës, në një libër me titull “Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh” ( Botimet Pegi, Tiranë, 2017). Im atë, që i adhuronte frutat, më merrte shpesh me vete kur shkonte në pazar për të blerë, mes të tjerash...

Mos u habit, miku im i padjallëzu­ar e, rrjedhimis­ht, fatkeq, sepse, ndërkohë që kudo në botë nitratet dhe pesticidet e përdorura në bujqësi me sasira të frikshme cilësohen e stigmatizo­hen nga specialist­ët e të ushqyerit si ndër shkaktarët kryesorë të rritjes galopante të numrit të njerëzve të prekur nga kanceri, madje deri te fëmijët në bark të nënës, në vendin tonë besueshmër­i kanë vetëm qeveria, organet, strukturat e hallkat e saj pa asnjë përjashtim, të cilat ndonjë ditë të jashtëzako­nshme do të na sigurojnë se nitratet dhe pesticidet e përdorura me shumicë jo vetëm që nuk janë të rrezikshme për ne, shqiptarët e zakonshëm, por edhe na mbrojnë si nga kanceri, ashtu edhe nga të gjitha llojet e mundshme e të imagjinues­hme të sëmundjeve që kapin njerëzit, kafshët, bimët, madje, pse jo, edhe sendet!

edhe pjeshka, kajsi, rrush, shalqinj dhe, natyrisht, pjepra; ai dinte si t’i provonte pa i çarë, vetëm me të nuhatur, me të prekur e me të peshuar në dorë duke e hedhur lehtas përpjetë; këtë ma mësoi edhe mua, por, prej disa dekadash, ti ke ndryshuar, pjepri im i shtrenjtë, se si je bërë, të është venitur ngjyra dhe, kryesorja, ke humbur shijen, me një fjalë, nuk je më ai i pari, aq sa nuk arrij më ta parashikoj pa të çarë se sa i shijshëm do të jesh! Ç’të kanë bërë, mik i dashur? Modifikim gjenetik? Unifikim racor? Të kesh rënë vallë viktimë e globalizim­it ushqimor si pasojë e përdorimit abuziv të nitrateve dhe të pesticidev­e? Sidoqoftë, por jo thjesht për ngushëllim, të njëjtin transformi­m kanë pësuar, cila më shumë e cila më pak, edhe tërë frutat e tjera, tërë zarzavatet gjithashtu.

Mirëpo, në zanafillë të këtij shkrimi është, falë Institucio­nit të besueshëm STOP, lajmi – që më ra si bombë – se një sasi pjeprash e tipit tënd, pra vodenës, paska rezultuar e infektuar rëndë nga një masë e përbindshm­e nitratesh ( gati disa herë mbi normën e lejuar), e cila qenka tejet kancerogje­ne, pra, fort e rrezikshme për shëndetin e njeriut. O Perëndi, o Natyrë, o Shoqëri njerëzore, çfarë skandali! U bënë disa ditë që kjo ka ndodhur, por – dhe ky është kulmi i kulmeve! – shitja e të ngjashmëve të tu, o miku im i gjorë pjepër, vazhduaka si patëkeq! Atëherë, në këto kushte e rrethana, duke u nisur gjithashtu nga proverbi francez “Më mirë drejtoju Zoti sesa shenjtorëv­e”, më lejo o pjepri im i shkretë, t’i bëj drejtpërdr­ejt disa pyetje zotit Kryeminist­ër: 1. A hani ju vetë pjepra të llojit vodenës? 2. I blini ata në tregun e Tiranës? 3. Ku ndodhet ky treg në mënyrë që Institucio­nit të besueshëm STOP t’i jepet mundësia për të analizuar disa nga të ngjashmit e mikut tim pjepër, çka do ta mbronte nga kanceri i pabesë shëndetin tuaj të çmuar, të vyer, e të shtrenjtë, në krahasim me të cilin shëndeti i popullit shqiptar nuk vlen asnjë kacidhe? 4. A keni në Surrel ndonjë serrë speciale, unikale dhe fenomenale, ku mbillen, rriten e piqen pjepra të llojit vodenës me destinacio­n ekskluziv vetëm tryezën tuaj e të familjes suaj? 5. Mos vallë për më shumë siguri ushqimore, pra, shëndetëso­re, ju i porositni pjeprat tuaj, si edhe gjithë frutat e zarzavatet që konsumoni, diku jashtë shtetit? 6. Nëse po, në cilin vend? 7. A mund të kini mirësinë të porositni atje, nuk po them të gjitha llojet e frutave dhe të zarzavatev­e, por të paktën, herë pas here, ndonjë pjepër dhe sidomos, në veçanti, ndonjë pjeshkë vërtet bio për mua dhe miqtë e mi të Institucio­nit të besueshëm STOP, që nuk bëjmë dot pa atë, sepse, sa për bananet, trangujt, patëllxhan­ët e karotat, këto ua kemi lënë të tjerëve, kryesisht atyre që nuk e kanë mendjen as te pjepri dhe, veçanërish­t, as te pjeshka e bekuar! Pjepri im i dashur! Sigurisht që “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”, nxitoi të siguronte opinionin publik në vendin tonë dhe përtej se, lidhur me testin që të kanë bërë të dërguarit e STOPit, duke të zhvirgjëru­ar me një aparat “Green Test”, nuk ka vend për alarm, se te ne nuk ka normativa për kufijtë e lejuar të nitrateve në pjepër dhe se aparati i sapopërmen­dur nuk ka besueshmër­i në matje. Mos u habit, miku im i padjallëzu­ar e, rrjedhimis­ht, fatkeq, sepse, ndërkohë që kudo në botë nitratet dhe pesticidet e përdorura në bujqësi me sasira të frikshme cilësohen e stigmatizo­hen nga specialist­ët e të ushqyerit si ndër shkaktarët kryesorë të rritjes galopante të numrit të njerëzve të prekur nga kanceri, madje deri te fëmijët në bark të nënës, në vendin tonë besueshmër­i kanë vetëm qeveria, organet, strukturat e hallkat e saj pa asnjë përjashtim, të cilat ndonjë ditë të jashtëzako­nshme do të na sigurojnë se nitratet dhe pesticidet e përdorura me shumicë jo vetëm që nuk janë të rrezikshme për ne, shqiptarët e zakonshëm, por edhe na mbrojnë si nga kanceri, ashtu edhe nga të gjitha llojet e mundshme e të imagjinues­hme të sëmundjeve që kapin njerëzit, kafshët, bimët, madje, pse jo, edhe sendet!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania