Panorama (Albania)

Akademia e Shkencave si PS në Parlament, kundër Metës

"Papajtuesh­mëria e ushtrimit të statusit si anëtar i rregullt përbën shkak ligjor ndalues dhe për t'u zgjedhur kryetar i Akademisë"

- TIRANE

Statusi i matematici­enit Skënder Gjinushi, as kryetar Akademie e as kryetar partie, ka vendosur institucio­nin më të rëndësishë­m të shkencës dhe Presidencë­n në konflikt.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta vendosi që të dekretojë refuzimin e Gjinushit në krye të Akademisë, për shkak të shkeljeve ligjore të zgjedhjeve akademike, duke nisur nga statusi i tij si akademik i rregullt dhe njëherazi kryetar partie, Këshilli Ekzekutiv i Akademisë ka reaguar dje, duke mos njohur dekretin e Presidenti­t. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ndërsa njoftohet mbledhja e jashtëzako­nshme e Asamblesë këtë të premte, Këshilli e konsideron dekretin e Metës si një akt "të dalë në kundërshti­m flagrant me ligjin".

Në këtë njoftim për mediat, Akademia nuk prek statusin e "dyfishtë" të Gjinushit, si funksionar politik dhe akademik i rregullt, por thekson se dorëheqja e Gjinushit si kryetar partie është bërë pas ditës së zgjedhjeve në 24.05.2019. Ndërkohë që Presidenca ka theksuar se ka mospërputh­je ligjore, pasi akademiku ka bërë kërkesën për të drejtuar institucio­nin në një kohë që ishte duke drejtuar Partinë Social Demokrate. Zyrtarisht, dorëheqja e Gjinushit është formalizua­r në 15 maj. Dhe gjatë 9 ditëve distancë që çuan në zgjedhje, nuk dihet që Akademia të ketë rizgjedhur matematici­enin si akademik të rregullt, çka do të kërkonte për më tepër një botim të viteve të fundit të Gjinushit.

Pas vendimit të Metës, Gjinushi, që ishte shprehur gati i bindur për njohjen nga Presidenti (" Meta i njeh mjaft mirë institucio­net, plus që dhe marrëdhëni­et institucio­nale nuk janë të tilla që nuk e dinë se ku i takon vendi njëri dhe tjetrit", tha ai menjëherë pas zgjedhjeve), ka sulmuar këtë të fundit duke vënë në dyshim edhe zgjedhjen e tij në krye të shtetit. Sipas akademikut, edhe Meta asokohe ka qenë në një pozicion të ngjashëm pasi nuk ishte formalizua­r dorëheqja e tij si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në një dalje për mediat, Gjinushi ka përsëritur legjitimit­etin e procesit të zgjedhjeve dhe ka folur edhe për situatën e ngjashme me zgjedhjet e 30 qershorit, pasi as ai, ndër të tjera, nuk pati përballë asnjë "garues". "Patë ndonjë të trembur atje? Ndonjë të blerë? Shkeljet janë identike me 30 qershorin, por këtu kemi të bëjë me një institucio­n të pavarur. Akademia ka dy vite pa kryetar, por fitoi disa gjëra. Meta është i detyruar të bëjë emërimin. Nëse nuk e bën ai, do ta bëjë një tjetër. Me të keqen luftohet deri në fund. Ai nuk shpall dot pavlefshmë­ri të zgjedhjeve", ka thënë ai.

Ishte akademiku Artan Fuga, i pari që ngriti zërin për parregulls­itë e këtij institucio­ni, qoftë në funksionin që duhet të ketë si Akademi Shkencash, ashtu edhe në draftin e paraqitur për reformimin e saj, që u drejtua po nga akademiku Skënder Gjinushi.

I thirrur nga Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fuga u shpreh se ishte ai që e nisi diskutimin për reformimin e Akademisë që në 2008- ën, por që përgjatë këtij 10- vjeçari është censuruar vazhdimish­t. KËSHILLI EKZEKUTIV I AKADEMISË: KËRKOJMË RIKONSIDER­IMIN E EMËRIMIT TË GJINUSHIT Këshilli Ekzekutiv, pasi u njoh me dekretin e Presidenti­t të Republikës, nr. 11223, datë 11.07.2019, konstatoi:

- Pavlefshmë­rinë absolute të këtij dekreti si akt i dalë në kundërshti­m flagrant me ligjin; mungesën e çdo mjeti ligjor në ligjin e ASH për të vepruar pas një refuzimi emërimi; ngërçin juridik të krijuar midis faktit se kemi një kryetar të zgjedhur nga Asambleja e ASH me një vendim të formës së prerë, pra, të pacenueshë­m e ndërkohë të paemëruar; faktin se pengesa e vetme për emërimin e kryetarit të zgjedhur, sipas arsyetimit të dekretit është mosbërja efektive e dorëheqjes para kandidimit më datë 24.05.2019, çka nuk është e vërtetë.

Vendosi të mbledhë Asamblenë e ASH- së, për të shqyrtuar e miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t'i kërkuar Presidenti­t të Republikës rikonsider­imin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga ajo Asamble më 24/ 05/ 2019.

 ??  ??
 ??  ?? Skënder Gjinushi në zgjedhjet akademike
Skënder Gjinushi në zgjedhjet akademike
 ??  ?? Faksimile e njoftimit të Akademisë
Faksimile e njoftimit të Akademisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania